Lajmet

Deputetes nga Mbretëria e Bashkuar i’u ndalohet të marrë foshnjën e saj në Parlament

Një numër politikanësh kanë bërë thirrje për ndryshim të rregullave.

Published

on

Deputetja e Mbretërisë së Bashkuar ka mbetur “e hutuar” pasi i është thënë se sjellja e foshnjës së saj të porsalindur në Parlament është kundër rregullave të institutcionit, përcjell UBT News.

Stella Creasy, nga Partia Laburiste e opozitës, tha se pranoi një letër nga autoritetet e Dhomës së Komunave pasi mori djalin e saj tre muajsh në një debat.

Ajo kishte marrë më parë djalin dhe vajzën e saj të madhe në Parlament pa asnjë problem, por iu tha se rregullat kishin ndryshuar në shtator.

“Ky nuk është fëmija im i parë dhe më parë kam marrë foshnje shumë të vogla. Djali im është 13 javë, kështu që nuk mund ta lë të vetëm dhe nuk kam asnjë mbulesë për lehoninë”, tha ajo.

Një numër politikanësh në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë thirrje për një ndryshim të rregullave.

Kryetari i Dhomës, Sir Lindsay Hoyle tha të mërkurën: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që prindërit e fëmijëve të vegjël të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në punën e kësaj Dhomë”.

Creasy tha se ndërsa deputetët kishin shoenzuar kohë për të bërë një rregull që ndalonte foshnjat nga dhoma, “ata ende nuk kanë bërë një rregull për mbajtjen e maskës”, që është një çështje e dikutueshme vazhdimisht në Dhomën e Komunave./UBTNews/

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara