Lajmet
Depresioni sezonal: Ja cilat janë gjërat e vogla, që mund të bëni çdo ditë për ta përballuar
Nga Jolanta Burke dhe Annie Curtis.
Published
3 years agoon
By
UBT newsKur afrohet vjeshta dhe dimri, shumë nga ne priren të ndihen të trishtuar, apo jo si vetja jonë e zakonshme. Por për disa, këto ndjenja vazhdojnë derisa të vijë sërish pranvera. I njohur teknikisht si Çrregullimi Afektiv Sezonal (SAD), ai është një lloj depresioni që shfaqet vetëm gjatë stinëve specifike.
Krahas humorit vazhdueshmërisht në nivele të dobëta, disa njerëz mund të gjejnë se ndihen si më të përgjumur se zakonisht. Ata hasin shumë vështirësi të ngrihen në mëngjes, dhe dëshirojnë më shumë karbohidrate se sa normalisht. Nëse ju jeni një person i prekur nga këto ndjesi, ja cilat janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të përmirësuar gjendjen tuaj shpirtërore gjatë muajve të ftohtë.
Ç’duhet bërë çdo ditë
Meqenëse kjo dukuri shfaqet kryesisht gjatë stinëve kur ditët janë më të shkurtra, dhe kur ne marrim më pak rrezet dielli, mendohet se ajo shkaktohet nga një ndërprerje e orës së trupit tonë (i njohur edhe si një trazim i ritmit cirkadian). Ne të gjithë kemi një “orë mjeshtërore” në tru, e cila e përdor dritën e ditës për të kontrolluar të gjitha proceset e trupit tonë, nga uria deri në momentin kur ndihemi gati për të fjetur gjumë në mbrëmje.
Çrregullimi i ritmit cirkadian, ka qenë gjithmonë i lidhur me shqetësimet e gjumit, ndryshimet në humor dhe modelet tona së të ngrënit dhe metabolizmin, dhe të gjitha këto ndikojnë tek SAD. Kjo është arsyeja pse shëtitja jashtë dhe në dritën natyrale të ditës, mund të jetë kaq e rëndësishme për njerëzit që preken nga kjo simptomë.
Në mëngjes, bëjeni praktikë daljen jashtë për të paktën disa minuta. Meqenëse drita dërgon sinjale të drejtpërdrejta në orën kryesore të trupit për t’i treguar se është koha për t’u zgjuar, drita e mëngjesit do t’ju ndihmojë të ndiheni më të përqendruar gjatë gjithë ditës. Po ashtu mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më herët në mbrëmje.
Ndërkohë në drekë, provoni të dilni sërish jashtë dhe të ekspozoheni më shumë ndaj dritës natyrale. Por nëse nuk mund të dilni jashtë apo koha është me re, mund të provoni terapinë me një dritë shumë më të shndritshme. Ajo i ekspozon njerëzit ndaj dritës së ndritshme fluoreshente, duke përdorur një llambë ose maskë të veçantë.
Studimet tregojnë se 30 minuta terapi me dritë të ndritshme çdo ditë, mund të ndihmojë në uljen e simptomave të SAD. Nëse e keni të vështirë të bindni veten të largoheni nga tavolina juaj gjatë drekës, përpiquni të organizoni disa aktivitete që mund t’ju ndihmojnë të dilni jashtë.
Për shembull, përpiquni të organizoni një shëtitje të përditshme në grup gjatë drekës me kolegët ose fqinjët tuaj. Krahas ekspozimit ndaj dritës të ditës, ushtrimet në grup mund të nxisin edhe emocionet pozitive dhe lidhjen sociale, gjë që është e mirë për mirëqenien dhe shëndetin tuaj mendor.
Një aktivitet tjetër që mund të provoni gjatë shëtitjes së drekës është detyra “3 gjëra të mira në natyrë”. Synimi i këtij aktiviteti është të shtojë vëmendjen dhe vlerësimin e natyrës duke marrë parasysh të paktën 3 gjëra nga mjedisi natyror ndërsa bëni shëtitjen tuaj të përditshme. Kjo jo vetëm që do t’ju motivojë të dilni, por gjithashtu mund t’iu ndihmojë në përmirësimin e humorit dhe mirëqenies suaj psiko-fizike. Ndërkohë mbrëmjeve, synoni të krijoni hapësirë kohë për të bërë gjërat që ju pëlqejnë. Kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit tuaj, dhe mund të lehtësojë disa simptoma të SAD. Gjëra të tjera që mund të bëni gjatë muajve të dimrit për të përmirësuar humorin tuaj përfshijnë:
Praktikoni humorin
Induktimi i më shumë humorit në jetën tuaj, mund të ndihmojë në balancimin e emocioneve tuaja negative. Madje mund të përmirësojë cilësinë e gjumit, gjendjen shpirtërore, dhe të reduktojë simptomat e depresionit. Në mbrëmje, kaloni 10 minuta duke menduar për disa situata komike që ju kanë ndodhur gjatë ditës.
Ose mendoni mbi një situatë sfiduese me të cilën jeni përballur, dhe përpiquni të mendoni se si do ta trajtoni atë me humor në të ardhmen. Gjetja e qëllimshme e kohës për të parë diçka për të qeshur në TV apo rrjetet sociale 3 ose 4 herë në javë, mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e humorit tuaj.
Gjeni një hobi të ri
Filloni të merrni një hobi të ri, ose rinisni një hobi që nuk e keni praktikuar për kohësh. Angazhimi në një hobi të caktuar do ta mbajë mendjen më të angazhuar, duke ju lënë më pak kohë për përsiatjet e thella, gjithnjë nëse kjo e fundit është diçka që keni tendencën të bëni shpesh.
Ndoshta mund të provoni të mësoni të thurni triko ose çorape. Kjo lidhet me rritjen e ndërgjegjes, qetësisë dhe një nxitje të emocioneve pozitive. Edhe mësimi i recetave të reja të gatimit, mund të jetë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të rritur mirëqenien psikologjike.
Nuk ka rëndësi se çfarë hobi zgjidhni, për sa kohë që ajo i zgjeron aftësitë tuaja, dhe ju ndihmon të futeni në një gjendje mendore optimale.
Kjo është ndjenja e “humbjes së vetvetes” në atë që po bëni, dhe është një element kryesor në përjetimin e lumturisë subjektive. Ju mund të mos ndiheni më mirë ndërsa jeni duke praktikuar një hobi (pasi kjo gjë kërkon përqendrim), por sapo të përfundoni detyrën tuaj, do të përjetoni një ndjenjë të arritjes së diçkaje, shoqëruar me një nxitje të emocioneve pozitive.
Mbani në ritëm “orën” e trupit tuaj
Meqë mendohet se SAD shkaktohet nga trazimi i ritmit cirkadian, ruajtja si duhet e ritmit tuaj cirkadian, mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të kësaj dukurie. Dhe gjumi luan një rol të madh në mbajtjen nën kontroll të “orës” së trupit tuaj. Ndaj në mbrëmje, përpiquni të shmangni dritën e tepërt, pasi kjo do t’ju vonojë gjumin.
Po ashtu, duhet të përpiqeni të keni orare të ngjashme kur bini për të fjetur dhe kur zgjoheni, si gjatë javës ashtu edhe gjatë fundjavës. Krahas gjumit të duhur, konsumimi në intervale të rregullta i vakteve ushqimore, mund të ndihmojë për të mbajtur në ritëm “orën” e trupit tuaj.
Edhe pse mund të jetë normale të ndjeni një rënie të humorit në ditët e para pas ndryshimit të orës, nëse vini re se simptomat zgjasin për shumë javë apo kanë një efekt të madh në jetën tuaj, atëherë mund të shkoni dhe konsultohuni me mjekun e familjes. Ndërkohë, mos harroni se edhe vetëm disa ndryshime të vogla çdo ditë, mund t’iu ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të simptomave të SAD. / “The Conversation” – Bota.al
You may like
Rajoni
57 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë
Published
1 hour agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi u kapën me 57 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sipas njoftimi të Policisë se Shtetit.
Operacioni i koduar “Brotherhood”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, çoi në prangosjen e F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, dhe L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë. Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.
Sipas policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu ndaluan dhe kontrolluan një automjet tip “Volkswagen Touran”, me të cilin po udhëtonin të dyshuarit. Gjatë kontrollit u gjet një sasi kanabisi e përgatitur për shitje.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesë u zbulua dhe u sekuestrua një tjetër sasi kanabisi, duke e çuar në rreth 57 kg totalin e lëndës së dyshuar narkotike. Po ashtu, në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjet një armë zjarri automatike model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Rajoni
Arrestohet Artan Grubi pas më shumë se një viti në arrati
Published
2 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Ish-zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi është arrestuar më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”, rast për të cilin ka raportuar më herët edhe Radio Evropa e Lirë.
Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.
Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende nëse Grubi do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit apo do t’iu dorëzohet autoriteteve gjyqësore më vonë gjatë ditës. /REL/
Vendi
UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”
Published
2 days agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Është mbajtur takimi i parë online i punës që shënon nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm akademik ndërkombëtar në kuadër të aktivitetit “Virtual NATO Simulation”, i cili për herë të parë po zhvillohet në Kosovë me përfshirjen e studentëve të University for Business and Technology.
Ky projekt inovativ synon të sjellë një përvojë të drejtpërdrejtë të proceseve vendimmarrëse dhe diplomatike në kuadër të NATO, përmes një simulimi virtual që përfshin role të nivelit të lartë politik, diplomatik dhe të sigurisë.
Në kuadër të këtij simulimi, me iniciativë të Dekanes së Fakultetit Shkenca Politike në UBT, dy grupe studentësh, do të përfaqësojnë shtete anëtare të NATO-s përmes formatit role play. Njëri grup do të simulojë rolin e Turqia, ndërsa grupi tjetër atë të Italia, duke u angazhuar në diskutime dhe vendimmarrje që pasqyrojnë realitetin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare.
Përmes këtij angazhimi, studentët do të përjetojnë nga afër dinamikën e negociatave, koordinimit institucional dhe diplomacisë shumëpalëshe.
Ky bashkëpunim po realizohet në partneritet me Liberty University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me universitete të tjera të rajonit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët akademike për shkëmbim përvojash, njohurish dhe praktikash ndërkombëtare.
Virtual NATO Simulation u ofron studentëve një qasje praktike dhe ndërvepruese ndaj çështjeve të sigurisë globale, duke zhvilluar aftësi konkrete në analizë strategjike, komunikim institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Takimi i parë online përbën hapin fillestar të një rrugëtimi të ri për UBT-në dhe studentët e saj, duke e pozicionuar Kosovën në një platformë aktive të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe duke dëshmuar rolin në rritje të institucioneve vendore në nisma që ndërlidhin arsimin e lartë me realitetet globale.

Lajmet
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës
Published
2 days agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku mori pjesë në një konferencë shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Bolonjës, në bashkëpunim me disa universitete shqiptare.
I themeluar në vitin 1088, Universiteti i Bolonjës konsiderohet universiteti më i vjetër në botë dhe një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Evropë, me një traditë të gjatë akademike dhe kërkimore.
Konferenca, e mbajtur më 19 dhe 20 shkurt 2026, kishte për temë kryesore: “Arbëreshët e Italisë, një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut” (The Arbëreshë of Italy, a civilization between the two shores of the Adriatic Sea).
Gjatë dy ditëve të zhvillimit të saj, studiues nga fusha të ndryshme trajtuan aspekte historike, kulturore, gjuhësore dhe identitare të komunitetit arbëresh, duke theksuar rolin e tyre në ndërlidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në kuadër të kësaj konference, Prof. ass. dr. Xhevahire Millaku prezantoi kumtesën me temë: “Gjuha dhe arti diplomatik e letrar i Ismail Kadaresë në studimet italiane”.
Në paraqitjen e saj, ajo trajtoi dimensionin gjuhësor dhe estetik të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, duke u ndalur në mënyrën se si krijimtaria e tij është studiuar dhe interpretuar në qarqet akademike italiane, si dhe në rolin që ajo ka luajtur në ndërtimin e urave kulturore ndërmjet dy vendeve.


Vritet personi i armatosur që tentoi të hyjë në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago
Emrat më të popullarizuar të vajzave që po dominojnë listat
57 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë
A do të bëhen realitet aeroplanët e pasagjerëve me një pilot?
Një miliarder me pasaportë malazeze tani po e sheh dinastinë e tij të shuhet nga burgu
FBK nderohet me çmimin “Arritje të Veçantë” në Mbrëmjen Gala “Laureatët 2025” të KOK-ut
Breshkat gjigante rikthehen në Floreana pas 180 vitesh zhdukjeje
Rënia e tarifave dobëson Trumpin në bisedimet me Kinën
Shqiptari Sokol Keraj në ekipin e filmit që fitoi “Golden Bear”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
