Kronika e zezë

Dënohet me burgim të përjetshëm Bajram Veliaj për vrasjen e bashkëshortes

Trupi gjykues këtë të premte ka shpallur aktgjykimin.

Published

on

Është dënuar me burgim të përjetshëm Bajram Veliaj për vrasjen e bashkëshortes së tij, Armenda Aliu Velija.

Trupi gjykues këtë të premte ka shpallur aktgjykimin, ku edhe ka gjetur fajtor Veliajn për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit të gjykatës, me datë 06 gusht 2019, rreth orës 23:18 minuta në Prizren, i pandehuri B.V., me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij A.A.-V., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishte me bashkëshorten e tij, tash të ndjerën A.A.-V., e në momentin kur ajo largohet nga shtëpia, i pandehuri pajiset me një pistoletë të tipit “Pietro Beretta Gardone” model 92 PS, e kalibrit 9 X 19mm, dhe del nga shtëpia e tij, e në momentin kur e vëren viktimën – bashkëshorten e tij A, i afrohet asaj, e drejton pistoletën në drejtimin e saj, shtënë 15 herë në drejtimin e saj, me ç ‘rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë, nga goditja e predhave viktima rrëzohet për toke, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarje, ku pastaj i pandehuri viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e Policisë./UBTNews

Continue Reading

Aktualitet

Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës

Published

on

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete.

Nga ky aksident janë lënduar edhe pesë persona tjerë.

“Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim zyrtar.

Continue Reading

Aktualitet

​Arrestohen dy persona për fajde, i treti në kërkim

Published

on

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë, ka realizuar operacionin policor nën dyshimin për veprën penale fajde, ku ka arrestuar personat B.F. (48) dhe A.F. (39), ndërsa B.B. (39) është vënë në kërkim.

Të dyshuarit kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, po ashtu kanë kërkuar nga viktima marrjen e njësive banesore që janë në ndërtim ku viktima është pronar i tyre.

I dyshuari B.F. është arrestuar në flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja, ndërsa A.F. është arrestuar në vendbanimin e tij, teksa B.B., nuk është hasur në shtëpinë e tij dhe ndaj të njëjtit është lënë ftesë për paraqitje në polici.

Me urdhëresë nga gjykata janë kontrolluar tri vendbanimet e të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Ndaj dy të dyshuarve B.F., A.F., prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një person në Suharekë, kapen edhe lëndë narkotike

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar personin me inicialet A.Gj. në Suharekë, nën dyshimet për blerje dhe shitje të narkotikëve.

Në konsultim me prokurorin është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 42 doza qese plastike me substancë narkotike tё llojit marihuanë me peshë 37.98 gramë, njё mulli, njё telefon mobil etj.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Aktualitet

​Tentim vjedhje në Lushnjë, prangosen 2 vëllezër

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Lushnjë, gjatë tentativës për vjedhje në një kompani ndërtimi.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmë, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar dy shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje.

Policia ka arrestuar me këtë rast vëllezërit G. C., 54-vjeç dhe J. C., 40-vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Të kërkuara