Kronikë e zezë

Dënohet me 20 vite burgim i akuzuari për vrasjen në kafenenë “Viva La”

Sipas aktakuzës, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I.C për motive të ulëta.

Published

on

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Bardhyl Zeqiri, duke e dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e I.C me thikë, në kafenenë “Viva La” në Gjilan. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Zeqiri u shpall sot.

“Gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

“Sipas aktakuzës, më 24 qershor 2021, në Gjilan, saktësisht në kafenenë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I.C për motive të ulëta. Tutje thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes të akuzuarit dhe tani të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejtë ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafës (në fyt), i akuzuari i ka shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë prerëse – shpuese – shkuese (apo qorre), një plagë prerëse – shpuese – shkuese në anën e majtë të regjionit ijor, ku për shkak të plagëve të pësuara viktima nuk ka mundur të mbijetoj dhe rrugës për në spital ka vdekur. Me këtë ai ngarkohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, i Kodit Penal të Kosovës, e dënueshme me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Lajmet

Dy persona dyshohet se sulmuan me thikë një burrë në Skenderaj

Published

on

Në Skenderaj, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:20, është raportuar një rast i cilësuar si vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, një burrë kosovar është sulmuar fizikisht dhe me thikë nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk arrestohet në Prizren, i gjendet 4.31 gramë marihuanë

Published

on

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:17, është arrestuar një shtetas i Turqisë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.31 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me armë dhe të lënduar në Prishtinë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja po hetosh për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulm”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara