Kronikë e zezë

Dënohet me 16 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Ai është dënuar me unik burgimi për një vrasje të vitit 2018.

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka informuar sot se i akuzuari për vrasjen në magjistralen Ferizaj-Prishtinë është dënuar me 16 vjet burgim.

Ai është dënuar me unik burgimi për një vrasje të vitit 2018.

“I pandehuri A.R., është shpallur fajtor se më datë 28 shkurt 2018 në magjistrale Ferizaj – Prishtinë, përballë një kafiterie në Ferizaj, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.H., në atë mënyrë që, pas një mosmarrëveshje që kishin lidhur me një veturë, të njëjtit mirrën vesh të takohen tek një kafiteri në Ferizaj, në të cilën janë ulur së bashku rreth një tavoline, ku në lokal kanë qenë F.R. (babi i të pandehurit) A.R.1. dhe A.R.2. (vllezërit e të pandehurit) D.K., dhe i ndjeri B.H., me ç’rast gjatë bisedës që kishin në mes tyre janë revoltuar dhe ka filluar fyerja reciproke mes tyre dhe pastaj brenda në lokal ka filluar edhe konflikti fizik në mes tyre, ndërsa babai i të pandehurit e nxjerr jashtë tani të ndjerin B…, për ta qetësuar situatën, mirëpo i njëtji e godet babain e të pandehurit me kokë në pjesën e hundës dhe e rrezon ne tokë, atëherë i pandehur afrohet tek banaku i lokalit dhe merr revolen të cilën e vendos në brez dhe së bashku me vëllezërit e tij, dalin jashtë lokalit dhe fillon rrahja para lokalit, atëherë B…, fillon të ik në anën e kundërt të magjistrales, kurse te pandehurit vrapojnë pas tij, ndërsa i pandehuri A.R., nxjerr pistoletën nga brezi dhe shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, me ç’rast njëra predhë e godet ne pjesën e nën gjurit të këmbës së majtë, kurse predha tjetër në regjionin e shpinës duke dalur në buzën e poshtme të gojës, e cila shqyen arterien karotide të majtë, kurse i ndjeri rrezohet në skaj të rrugës dhe në gjendje të shtrire i pandehuri së bashku me babain dhe vëllezërit e tij, fillojnë ta godasin me shqelma në të gjitha pjesët e trupit duke i shkaktuar lëndime trupore, kurse si pasojë e gjakderdhjes i ndjeri B.H., ndërron jetë në vend të ngjarjes. I pandehur për veprën penale vrasja nga neni 178 të KPRK-së, të përshkruar si më lartë, i është shqiptuar denim burgimi në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjet, ndërsa dënimi i shqiptuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj me aktgjykimin e kësaj gjykate PKR.nr.200/18 të datës 15.04.2021, përkitazi me veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, i cili nga data 6 korrik 2021 ka marr formën e prerë merret si i vërtetuar”, është bërë e ditur në komunikatë.

Sipas gjykatës, të pandehurit A.R., me aktvendim të veçantë do t’i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar sipas këtij aktgjykimi.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të vdekur dhe disa të bllokuar pas shembjes së një ndërtese në New York

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, pasi një ndërtesë trekatëshe është shembur të mërkurën pasdite në Brooklyn të New Yorkut, pranë një kantieri ndërtimi.

Rreth 250 zjarrfikës dhe pjesëtarë të policisë janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit, duke përdorur pajisje të ndryshme për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja.

Sipas autoriteteve, të paktën 17 persona janë dërguar në spital, katër prej tyre në gjendje kritike. Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë nën rrënoja, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës.

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, e ka cilësuar situatën jashtëzakonisht sfiduese, për shkak të strukturave të paqëndrueshme dhe hapësirave të rrezikshme nën rrënoja.

Sipas komisionerit të Departamentit të Ndërtesave në New York, Ahmed Tigani, shembja ndodhi në kohën kur punëtorët po gërmonin në një parcelë të zbrazët pranë ndërtesës, ku planifikohej ndërtimi i një objekti të ri. Megjithatë, shkaku i saktë i shembjes mbetet nën hetim.

Ndërtesa kishte banesa në katet e sipërme dhe lokale afariste në katin përdhes. Edhe objekti fqinj, i cili ndante një mur me ndërtesën e shembur, pësoi dëme të konsiderueshme.

Gjatë operacionit, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin disa persona të gjallë nga rrënojat, përfshirë edhe shtatë fëmijë. Një zjarrfikës pësoi lëndime të lehta gjatë ndërhyrjes.

Mes personave të prekur ishte edhe Anderson Velez, i cili në momentin e shembjes ndodhej në punë. Ai i tha gazetës “New York Post” se bashkëshortja e kishte njoftuar përmes telefonit se kishte mbetur nën rrënoja së bashku me dy fëmijët e tyre, të moshës dy dhe shtatë vjeç.

Velez tregoi se më vonë kishte marrë lajmin se familjarët e tij ishin nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Burimi: New York Post

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara