Kronikë e zezë

Dëmtohet vetura e një qytetareje serbe në veri të Mitrovicës

Sipas ankueses, kjo nuk është hera e parë që i dëmtohet vetura.

Published

on

Një qytetare nga komuniteti serb në veri të Mitrovicës ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën.

Sipas ankueses, kjo nuk është hera e parë që i dëmtohet vetura, ndërsa policia është duke hetuar rastin.

“Mitrovicë Veri / 28.12.2023 – 11:00. Ankuesja kosovare-Serbe ka raportuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën. Sipas ankueses, kjo nuk është hera e parë që i dëmtohet vetura. Rasti nën hetime nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarit policor në Lipjan, një person ndalohet

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës është raportuar për një sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas raportit, i dyshuari burrë me shtetësi të huaj ishte nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjate kryerjes se detyrës zyrtare.

Si pasoj e sulmit, zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtime mjekësorë. Ndërsa, i dyshuari është dërguar ne QKUK për trajtime mjekësorë.

Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /A.M/

 

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Një shtetas i Kosovës me inicialet K.B., i cili kërkohej me letërreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, është ekstraduar sot nga Zvicra për në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor. I dyshuari ishte arrestuar paraprakisht nga autoritetet zvicerane me kërkesë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të të dyja shteteve. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës konfirmoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar për vepra penale. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Djeget një shtëpi e pabanuar në Veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Published

on

By

Një shtëpi e pabanuar është kapluar nga zjarri në Veri të Mitrovicës.

Rasti është raportuar në polici nga një kosovar, i cili ka njoftuar se objekti po digjej.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Si pasojë e këtij incidenti, janë djegur kulmi i shtëpisë dhe një dhomë.

Në konsultim me prokurorin, policia ka inicuar rastin si “Zjarrvënie” dhe ngjarja mbetet nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, sipas raportit më të fundit të Policisë. Tri nga këto raste janë shënuar në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në Podujevë e Fushë-Kosovë, ndërsa dy rastet e tjera janë regjistruar në Deçan dhe Gjakovë.

Në rastin e parë në Podujevë, një burrë është arrestuar pasi në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu në Podujevë është raportuar edhe një rast tjetër dhune, ku një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Në Fushë-Kosovë, policia ka arrestuar një burrë pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gruaja ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Deçan, janë arrestuar dy gra pasi ishin fjalosur mes vete. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti po procedohet në mënyrë të rregullt.

Rasti i pestë është regjistruar në Gjakovë, ku një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara