Lajmet

​Dëmtohet një shtëpi në Kodrën e Minatorëve, Krasniqi: Ky sulm është nxitje e mosdurueshmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiqi

Published

on

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve. Sipas tij zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar.

“Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dameve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja”, tha Krasniqi.

Qeveria e Republikës së Kosovës sipas tij e dënon fuqishëm këtë akt dhe sipas tij as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre.

“Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i friksojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qendrueshëm. Ky sulm është nxitje e mosdurueshmërisë etnike, e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”, ka shkruar ai.

Lajmet

Zemaj: Me arrogancë nuk ka konsensus institucional

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se partia e tij do të vazhdojë të mos e mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Sigurisht që do të votojmë kundër, derisa është kjo situatë që e ka sjellë Vetëvendosje, duke u sjellë sikur një parti që thuajse e ka fituar e vetme vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Zemaj para seancës konstituive të Kuvendit.

Ai theksoi se për momentin nuk ekziston asnjë emër nga VV që do të mund të merrte përkrahjen e LDK-së, duke përjashtuar mundësinë e një kandidati konsensual.

“Nuk mund të ketë kandidat konsensual derisa arroganca dhe mënyra si bëhen politikat, si tenton kapjen e institucioneve, edhe konsensusi për ndonjë emër të përveçëm është i pamundur në këtë situatë”, përfundoi Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Tahiri: Qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar për kryetarin e Kuvendit

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se subjekti i tij politik mban të njëjtin qëndrim sa i përket procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Deklarata e tij erdhi menjëherë pas mbërritjes në ambientet e Kuvendit, para nisjes së seancës konstituive.

“S’ka ndërruar asgjë për të ndryshuar qëndrimi. Po vazhdojmë për seancë”, deklaroi shkurt Tahiri para gazetarëve.

Seanca e sotme është vazhdim i procesit të nisur më 15 prill, i cili është bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryeparlamentarit, pasi kandidatura e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar përkrahjen e nevojshme në disa tentativa radhazi.

Continue Reading

Lajmet

Kurti sërish në heshtje para gazetarëve

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë të premte nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përpara nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Teksa kalonte pranë gazetarëve të pranishëm në hapësirat Kuvendit, Kurti zgjodhi të mos japë asnjë koment, duke kaluar në heshtje.

Kjo nuk është hera e parë që shefi i ekzekutivit shmang përgjigjet ndaj mediave në momente politike të rëndësishme. Vazhdimi i seancës konstituive vjen pas disa tentativave të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me partitë opozitare që nuk kanë përkrahur kandidaturën e Albulena Haxhiut të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gazetarët kanë kërkuar përgjigje në lidhje me qëndrimet e kryeministrit në detyrë për këtë ngërç politik, por deri më tani, Kurti ka preferuar të mos komentojë publikisht.

Continue Reading

Lajmet

Peci: Zhbllokimi i Kuvendit është rruga më e arsyeshme

Published

on

By

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar se zgjidhja më e arsyeshme për situatën aktuale politike është zhbllokimi dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“Partitë opozitare nuk mund të bëjnë propozime në emër të njëra-tjetrës. Ato mund të vendosin vetëm nëse votojnë apo jo. Më e mira është që ky proces të mos zvarritet më dhe Kuvendi të konstituohet”, u shpreh Peci.

Lidhur me një marrëveshje të mundshme me deputeten Duda Balje, ai tha se ka dëgjuar për një zhvillim të tillë, por nuk dha detaje.

“Di diçka, por nuk i di detajet”, tha shkurt Peci.

Continue Reading

Të kërkuara