Lajmet

​Demokraci Plus publikon analizën për rënien e kulmit në komunën e Prishtinës

Published

on

Kompania që zhvilloi punimet në kulmin e komunës ka histori të mashtrimit në prokurim publik, thuhet në analizën “Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës – alarm për luftimin e korrupsionit në prokurim publik” të realizuar nga Demokraci Plus.

Demokraci Plus vlerëson se rasti i rrëzimit të kulmit të Prishtinës shpërfaq pasojat që shkaktohen nga mungesa e sanksionimit të kompanive që shkelin Ligjin e Prokurimit Publik.

Ardit Dragusha nga Demokraci Plus tha se kjo analizë ka për qëllim të shpalosë raste të caktuara të mashtrimeve në prokurim publik, të cilat nuk janë sanksionuar nga organet përgjegjëse.

“Me datën 18 janar 2024, si pasojë e erërave të forta, ra kulmi i Prishtinës duke shkaktuar dëmtime materiale dhe lëndime në njerëz. Kjo ngjarje shpërfaqi pasojat që shkaktohen nga mungesa e sanksionimit të kompanive të cilat në vazhdimësi shkelin Ligjin e Prokurimit Publik (LPP). Komuna e Prishtinës, në janar të vitit 2023 ndau 700 mijë euro për renovimin e kulmit të objektit të ri të komunës. Me kontratë u shpërblye kompania NBT-ING Sh.P.K., e cila ofertoi me 386 mijë euro, apo rreth 300 mijë euro më pak se vlera e parashikuar e kontratës. Kompania që u shpall fituese e këtij tenderi dhe zhvilloi punimet në kulmin e objektit të komunës, ka një histori të mashtrimit në prokurim publik”, deklaroi ai.

Ai theksoi se pronari i kësaj kompanie në dy raste të ndryshme është dënuar me vendim të gjykatës për falsifikim dhe mashtrim në prokurim publik.

“Në rastin e parë kompania NBT-ING Sh.P.K., në vitin 2018 kishte falsifikuar dokumente në tenderin për ndërtimin e rrugës Mushtisht-Vërbeshticë-Shtërpc, në vlerë të parashikuar të kontratës 1 milion euro të iniciuar nga kompania e Suharekës. Gjykata Themelore në Prizren kishte shpallur fajtor pronarin e kompanisë, për veprën penale falsifikim i dokumenteve dhe i shqiptoi gjobë në vlerë prej 900 euro. Rasti i dytë Kompania NTB-ING Sh.P.K., vazhdoi të fitojë kontrata publike, dhe në rastin e dytë është në vitin 2020 në tenderin ‘Renovimi i objektit të Prokurorisë Speciale’, në vlerë rreth 1 milion euro. Edhe për këtë tender pronari i kompanisë u dënua me vendim të gjykatës për shkak të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik, duke u gjobitur në vlerë prej dy mijë euro. Pavarësisht dy rasteve të dënimit nga ana e gjykatës, kjo kompani vazhdojë të fitojë tender publik dhe deri te rasti i komunës së Prishtinës, ku ra kulmi”, shtoi ai.

Më tej, ai theksoi se Komuna e Suharekës dhe Këshilli Prokurorial nuk kishin bërë kërkesë në organin shqyrtues të prokurimit publik për diskualifikimin e kompanisë përkatëse. Egzona Kozhani nga Demokraci Plus tha se dënime të tilla nuk janë në proporcion me nivelin e rrezikut.

“Këto dallime në mes të vendimeve të gjykatave dhe shkeljeve po shpërfaqin një mos përputhje në vendimmarrje prej organeve kompetente. Gjithashtu po inkurajojnë operatorët ekonomik që të vazhdojnë me kryerjen e këtyre vendimeve. Andaj, në këtë linjë Demokraci Plus rekomandon që kurdo që ka raste kur dërgohen dokumente të falsifikuara, autoritetet kontraktuese të përdorin listën e zezë dhe të diskualifikojnë operatorët ekonomik. Gjithashtu, gjykata gjatë marrjes së vendimit të kenë parasysh rrezikun e shkaktuar nga shkelja dhe të shqiptojnë dënime në proporcion me rrezikun e shkaktuar”, tha ajo.

Lajmet

33 të lënduar e tre të arrestuar gjatë protestës së mbrëmshme në Prishtinë

Published

on

By

Të paktën 20 zyrtarë policorë, 12 protestues dhe një gazetar kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë përplasjeve të së hënës para Kuvendit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar tre persona për mosrespektim të urdhrave të forcave të rendit. Me vendim të prokurorit, dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, ndërhyrja me mjete të ligjshme përfshirë sprejin, gazin lotsjellës dhe topat e ujit, erdhi pasi disa protestues hodhën në vazhdimësi mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe sende të forta drejt zyrtarëve policorë dhe objekteve shtetërore. Organet e rendit theksuan se përdorimi i këtyre mjeteve ishte i domosdoshëm për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës.

Policia e Kosovës u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë të qetë e demokratike, duke respektuar ligjin dhe udhëzimet e zyrtarëve në terren. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

AAK: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje publike të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mblidhen urgjentisht për të votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një konference për media të mbajtur në ambientet e Kuvendit, Tahiri theksoi se kanë mbetur vetëm edhe 13 orë nga afati për të votuar këtë ligj dhe për të përmbyllur procesin.

“Jemi në Kuvend kur kanë mbetur edhe 13 orë deri te mundësia e votimit të Ligjit të Dhomave të Specializuara dhe konstituimit të plotë të vendit. Nga këtu, në emër të GP të Aleancës, u bëjmë thirrje kolegëve deputetë: ejani menjëherë në Kuvend ta votojmë Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, të bashkohemi sot gjithmonë në anën e drejtë të historisë rreth UÇK-së, vlerës më të lartë kombëtare. Kosova na thërret”, deklaroi Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon sqarim nga Kushtetuesja për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Këtë e konfirmoi Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë më 6 tetor – në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.

Continue Reading

Lajmet

Gjeneral Jashari pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, me rastin e përmbylljes së misionit të tij ushtarak në Kosovë.

Gjatë takimit, dy krerët ushtarakë diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it. Ata vlerësuan lart nivelin e partneritetit ndërinstitucional, duke theksuar nevojën për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional dhe operacional përmes angazhimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, duke riafirmuar përkushtimin e FSK-së për forcimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

Në përmbyllje të takimit, komandanti i FSK-së i uroi gjeneralit Ulutaş shëndet dhe suksese në marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të reja ushtarake./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara