Sport

Dembele pasues i Mbappes në PSG

Kjo pasi kontrata e Mbappes skadon verën e ardhshme.

Published

on

Barcelona vazhdon të punojë për rinovimin e francezit Ousmane Dembélé , kontrata e të cilit skadon në vitin 2024, por edhe mund ta humbas atë.

Në pritje të lajmeve për rinovimin, ‘Foot Mercato’ raporton se PSG do të ishte e interesuar për futbollistin në rast se Kylian Mbappé largohet nga Parisi këtë verë.

Mbappe mund të largohet menjëherë këtë verë nga gjiganti francez pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme.

Presidenti i skuadrës Khelaifi ditë më parë tha se francezi duhet të marr një vendim brenda 10 ditësh që ose të largohet ose të rinovojë kontratën.

Sport

Liverpool me transformim në skuadër këtë merkato vere

Published

on

Liverpooli pritet të pësojë transformim në skuadër këtë merkato vere. Disa prej liderëve të ekipit mund të largohen, ndërsa drejtuesit e klubit të kuq po punojnë që të sjellin në Anfilld emrat ideal që do ta mbajnë ekipin konkurrues edhe për sezonin e ardhshëm.

Ky sezon që po mbyllet mund t’a gjejë Liverpool-in me boshllëqe të shumta në skuadër, pasi disa prej yjeve të ekipit priten të largohen këtë verë nga Anfield.

I pari i cili duket se i ka thënë lamtumirë ‘të kuqve’ është mbrojtësi Trent Alexander-Arnold, që këtë verë 26-vjeçari përflitet se do të veshë fanellën e Real Madridit, si një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me klubin aktual përfundon këtë qershor.

Ndërkohë ‘hemorragjia’ brenda skuadrës nuk përfundon këtu. Edhe dy liderët e ekipit, sulmuesi Salah e mbrojtësi Van Dijk priten të jenë largime të bujshme nga Liverpool-i. E sikur të mos mjaftonte kjo, drejt largimit janë edhe Darwin Nunez, Diogo Jota dhe Luis Diaz.

Këto largime të mundshme nga skuadra tashmë kanë filluar të shqetësojnë tifozët e kuq, të cilët kërkojnë që ekipi i tyre i zemrës të jetë sa më konkurrues. Nga ana tjetër, drejtuesit e Liverpool-it po punojnë në hyrje, për të sjellë në Anfield emra cilësorë.

Lojtarë si sulmuesi i Newcastle Alexander Isak, mbrojtësit Milos Kerkez e Jeremie Frimpong, si dhe mesfushori Brighton, Carlos Baleba janë disa prej emrave që në këtë merkato vere mund të veshin fanellën e kuqe.

Trajneri Arne Slot po tenton të rifreskojë me emra të rinj. Kujtojmë që tekniku holandez mori drejtimin e skuadrës në fillimin e këtij edicioni dhe aktualisht është shumë pranë titullit në Premier League.

Continue Reading

Sport

Liga Unike: Prishtina i bashkohet Vëllaznimit në finale

Published

on

Prishtina është në finale të Ligës Unike. Skuadra basketbollistike nga kryeqyteti e ka mposhtur në gjysmëfinale Besëlidhjen e Shqipërisë.

Ndeshja në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” u mbyll me rezultat 81:67.

“Bardhekaltërit” do të përballet me skuadrën e Vëllaznimit, me këtë sfidë që do të luhet sot me fillim nga ora 20:00.

 

Continue Reading

Sport

LaLiga, mundësi e artë për Barcelonën, ‘blaugranat’ të shkojnë synojnë +3 ndaj Real Madridit

Published

on

Barcelona do të përballet me Osasunën në ndeshjen e prapambetur të javës së 27-të të La Ligës, një mundësi e artë për katalanasit që të shkëputen nga Real Madrid me tre pikë të plota. Me të dyja ekipet në kuotën e 60 pikëve, ky përballje është jetike për luftën për titullin, ndërkohë që një humbje mund të lejojë Atletico Madridin të rikthehet në garë.

Ndërsa Barcelona është në kërkim të pikëve, Osasuna gjithashtu ka shumë për të humbur, pasi një fitore mund t’i ndihmojë të largohen nga zona e rënies. Megjithatë, Barcelona do të ketë dy mungesa të rëndësishme, me Raphinha dhe Ronald Araujo që nuk do të jenë në dispozicion për këtë ndeshje, dhe mundësitë për Cubarsí të luajë janë të pakta. Ky sfidë ka rëndësi të madhe për të dyja ekipet, jo vetëm për garën për titull, por edhe për mbijetesën në ligë./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Gasperini mund të zëvendësojë Ranierin te Roma

Published

on

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantës, është i mundshëm për të marrë drejtimin e Romës, sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”. Roma ka identifikuar 67-vjeçarin italian si pasuesin ideal të Claudio Ranierit, i cili do të kalojë në një rol administrativ pas këtij sezoni.

Drejtori sportiv i Romës, Florent Ghisolfi, ka pasur një takim me Gasperinin dhe i ka ofruar një kontratë trevjeçare, megjithatë, asnjë marrëveshje nuk është finalizuar ende. Gasperini është i kënaqur me interesimin, por ka kërkuar kohë për të reflektuar dhe për t’u konsultuar me drejtuesit e Atalantës, pasi ai ka njoftuar se nuk do të rinovojë kontratën e tij pas vitit 2026.

Gasperini po planifikon gjithashtu të shqyrtojë mundësitë e tjera nga klube si Napoli dhe Milan, të cilët janë të pasigurt për trajnerët e tyre për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, ai ka shprehur interesin për të marrë drejtimin e një klubi ambicioz që ofron mundësinë të ketë lirinë dhe kohën e nevojshme për të lënë gjurmë. Kjo tregon se ai kërkon një projekt të qëndrueshëm dhe afatgjatë, që do të mundësojë zhvillimin e tij dhe të skuadrës që ai do të drejtojë./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara