Lajmet

Delta zbeh mbrojtjen imunitare, Izraeli bëhet gati të aplikojë dozën e tretë të Pfizer

Autoritetet amerikane dhe të BE po shqyrtojnë nëse dozat përforcuese do të nevojiten për grupe të rrezikuara.

Published

on

Izraeli po konsideron t’u japë një dozë të tretë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, popullsisë së moshuar, para se rregullatorët në SHBA ta aprovojnë një qasje të tillë.

Autoritetet amerikane dhe të BE po shqyrtojnë nëse dozat përforcuese do të nevojiten për grupe të rrezikuara. 

“Ky është një vendim shumë i ndërlikuar dhe plotësisht në shpatullat tona. Nga njëra anë duam të shohim nëse është e sigurt dhe efektive dhe të mbështetemi në të dhënat tona që sugjerojnë reduktim të mbrojtjes nga vaksina dhe nga ana tjetër kemi një pandemi që duam ta ndalojmë”, tha Nachman Ash, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

Pfizer po kërkon autorizimin për përdorim emergjent të një doze të tretë vaksine, e cila mund të ndihmojë qytetarët të ruajnë nivel të lartë mbrojtjeje. Që kur varianti delta ka filluar të përhapet në muajin qershor, është raportuar rënie e efektshmërisë së vaksinës kundër infektimit dhe një zbehje e lehtë e mbrojtjes kundër sëmundjes së rëndë.

Javën e kaluar u vlerësua se vaksina ishte vetëm 41 për qind efektive në parandalimin e Covidit simptomatik, ndërsa mbrojtja nga forma e rëndë mbetet e lartë, në 91 për qind. 

Një vendim pritet të merret gjatë javëve në vijim dhe me gjasë do të prekë persona mbi 60 vjeç apo me sëmundje të rënda, të cilët mund të jenë të parët që do të marrin dozën përforcuese.

Disa ekspertë mendojnë se autoritetet duhet të presin edhe pak dhe se është më mirë që vaksina t’u jepet personave ende të paimunizuar.

Rreth 60 për qind e popullsisë prej 9.3 milionë banorësh në Izrael janë vaksinuar ndërsa 1/5 e tyre kanë zgjedhur të mos e bëjnë. 

Continue Reading

Lajmet

​Fundi i arratisjes, 30-vjeçari bie në prangat e policisë

Published

on

By

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se po vazhdon me veprime intensive për kapjen e personave të kërkuar dhe të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të këtyre veprimeve, sot njësitë e stacionit policor të Lipjanit, në fshatin Gllogovc, kanë arritur të arrestojnë një person të kërkuar nga drejtësia.

Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar personi me inicialet A.A. (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrim”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës të korrektimit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë aksionet për kapjen e personave të kërkuar dhe ekzekutimin e aktgjykimeve të formës së prerë, me qëllim të forcimit të rendit dhe sigurisë publike./KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret sot në takim liderët e partive politike

Published

on

E përditësuar: 
08:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të pres në takim liderët e partive politike në vend me fillim nga ora 12:00 , për një takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore.

Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë me mandatar, Albin Kurtin.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës në rast se presidentja e pyet nëse ka shumicën, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se LVV do të dal me qëndrim nëse do të ketë mandatar të ri pas takimit me Osmanin.

Kujtojmë se mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa presidentja pas dështimit të mandatarit të parë sipas Kushtetutës duhet të caktojë mandatarin e radhës në periudhën brenda 10 ditësh./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku shqiptohen nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shqiptuar 2412 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe 18 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 16 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një serb në Prishtinë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Published

on

Një shtetas serb është arrestuar dje në Prishtinë rreth orës 16:00 ka njoftuar Policia e Kosovës, i njëjti kishte edhe urdhër arrest aktiv.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR

“Prishtinë / 30.10.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas serb pasi që i njëjti kishte urdhër arrest. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara