Sport

Dellova, Hazrollaj e Hyseni: Pesë yjet e Superligës në duelin miqësor kundër Norvegjisë

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë një ndeshje miqësore kundër Norvegjisë më 5 qershor në Oslo. Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për këtë ndeshje, duke përfshirë pesë yje nga Superliga e Kosovës.

Lojtarët e ftuar nga Superliga janë:

Lojtarët Ballkanit, Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu, dy të Llapit, Ilir Krasniqi dhe Muhamet Hyseni, si dhe talenti i Malishevës, Drilon Hazrollaj.

Dellova dhe Krasniqi kanë qenë ndër lojtarët më të dalluar të sezonit dhe janë përfshirë në formacionin e sezonit nga redaksia sportive e Telegrafi. Kjo ndeshje miqësore ofron një mundësi të shkëlqyer për këta lojtarë të tregojnë aftësitë e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kontribuojnë në përgatitjet e ekipit për sfidat e ardhshme./UBTNews/

Sport

Drita mposhtë Ballkanin

Published

on

By

Drita ka arritur që të marrë tri pikë të plota nga ballafaqimi me Ballkanin duke e mposhtur kampionin në fuqi me rezultat 2-0 duke i dhënë kështu goditjen fatale skuadrës nga Suhareka sa i përket luftës për titullin e kampionit.

Ndeshja ishte shumë e barabartë në fushë, por situata ndryshoi pas një ore lojë kur futbollisti i Ballkani, Halili, u përjashtua nga loja me karton kuq.

Në minutën e 77’, Drita kaloi në epërsi me golin e Tushas, ndërsa për 2-0 realizoi Kastriot Selmani në minutën e 90’.

Me këtë fitore Drita shkon ën kuotën e 53 pikëve, ndërsa Ballkani mbetet i dyti me 38 pikë.

Llapi nga ana tjetër ka pësuar disfatë nga Ferizaj me rezultat 2-1 duke vazhduar kështu krizën e rezultateve në këtë edicion

Continue Reading

Sport

Ronaldo shënon golin e 927 në karrierë

Published

on

Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë. Superylli portugez i futbollit, të hënën mbrëma shënoi golin e 927 në karrierë.

Ronaldo realizoi në ndeshjen që skuadra e tij Al Nassr e fitoi 3:0 ndaj Esteghlalit të Iranit, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve të Azisë. Ronaldo shënoi për 2:0 nga penalltia në minutën e 27-të.

Skuadra nga Irani nga minuta e 45-të mbeti me një lojtarë më pak në fushë.

Mehran Ahmadi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Jhon Duran shënoi dy golat tjerë. Fillimisht në minutën e 9-të shënoi golin e parë, kurse realizoi edhe golin e tretë në minutën e 84-t. Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 0:0. Ronaldo me Al Nassr do të paraqiten në çerekfinale të Championsit të Azisë.

Cristiano Ronaldo, i afrohet edhe më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë. Ai të hënën mbrëma shënoi golin e 927 në karrierë.

Ronaldo realizoi në ndeshjen që skuadra e tij Al Nassr është duke e zhvilluar ndaj Esteghlalit të Iranit, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ronaldo shënoi për 2:0 nga penalltia në minutën e 27-të. Skuadra nga Irani nga minuta e 45-të mbeti me një lojtarë më pak në fushë.

Mehran Ahmadi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Jhon Duran në minutën e 9-të shënoi golin e parë. Pjesa e parë e ndeshjes Al Nassr – Esteghlal përfundoi 2:0 në të mirë të klubit saudit.

Continue Reading

Sport

​Kosovë-Islandë, dalin në shitje biletat

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosova-Islandë. Kjo ndeshje zhvillohet më 20 mars nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky ballafaqim i Dardanëve është i vlefshëm për fazën e playoff-it të Ligës së Kombeve dhe fituesi i dy ndeshjeve do të promovohet në Ligën B.

Biletat kushtojnë prej 5 euro deri në 80 euro.

Continue Reading

Sport

​Sot mësohen katër çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

Published

on

By

Gara më prestigjose evropiane në nivel të klubeve do të nxjerrë sonte katër skuadrat e para që do të kualifikohen në fazën çerekfinale të saj.

Nga ora 18:45 Barcelona e pret skuadrën portugeze, Bnefikën, ndaj së cilës në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 1-0, andaj skuadra katalanase pret që të kalojë në fazën tjetër edhe pse ende është gjithçka e hapur.

Ndërsa nga ora 21:00 zhvillohen tri ndeshje të tjera shumë interesante. Bayerni është me një këmbë në çerekfinale pas triumfit në ndeshjen e parë me rezultat 3-0 ndaj Bayer Leverkusen dhe përmbysja e këtij rezultati nga Granit Xhaka me shokë duket krejtësisht e pamundur.

Interi ka gjithashtu një avantazh të mirë ndaj Feynoordit. “Neroazzurrët” e presin skuadrën holandeze në “Giuseppe Meazza” me epërsinë e dy giola nga ndeshja e parë.

Kurse ballafaqimi i zjarrtë dhe i paparashikueshëm do të zhvillohet në stadiumin “Anfiedl Road”,. Aty ku Liverpooli e pret PSG-në. Skuadra angleze mori fitore minimale 1-0 në ndeshje e parë në Francë edhe pse vendasit ishin më mirë për gjatë gjithë 90 minutave.

Continue Reading

Të kërkuara