Lajmet

Deliu-Kodra: Qeveria e papërgjegjshme e ka humbur rrugën

Deliu-Kodra insiston që deputetët t’i ndërpresin pushimet: Gjendja është e rëndë, Ligjin për buxhetin të ndryshojë

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu-Kodra në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se kryetari Memli Krasniqi i ka dërguar letër të hapur kryeministrit Kurti për shkak të pafuqisë së Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë.

Ajo me tej ka sqaruar se po tentojnë të bëjnë një front opozitar që të tejkalohet kjo gjendje e rëndë me pandeminë.

Tutje, ajo tha se është kohë e rëndë për vendin andaj Qeveria duhet të marrë masa karshi kësaj situate.

Deliu-Kodra kërkon që sa më shpejt t’i kthehen punës në Parlament për të kërkuar nga Qeveria ndryshimin e Ligjit për buxhet.

“Kryetari i PDK Memli Krasniqi ka pasur një letër të hapur drejtuar kryeministrit Kurti pikërisht për shkak të pafuqisë së Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë. Kemi një rritje të përshkallëzuar të rasteve. Është kohë e rëndë për Kosovën është kohë e rëndë të menaxhimit të pandemisë prandaj ne konsiderojmë që Qeveria duhet së më parë të merr masa karshi kësaj situatë të rëndë”.

“Zotëri Krasniqi ka qartësuar që po tentojmë të bëjmë një front opozitar bashkërisht me forcat tjera të opozitës duke parë papërgjegjësinë e Qeverisë e cila e ka humbur rrugën në kuptimin e menaxhimit të pandemisë në kuptimin e masave dhe të këtij numri që është çdo ditë në rritje. Në momentin politik në të cilin jemi natyrisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve të Kosovës. Ne jemi të gjithë përfaqësues politik dhe duhet të kemi brengë shqetësim në këtë situatë në të cilën po kalon vendi tejet të rënduar”.

“Është momenti i fundit që situata të kthehet në binar të saj dhe t’i kthehemi punës tona në Parlament. Jemi të interesuar t’i përfundojmë pushimet dhe t’i kthehemi punës tonë në Parlament për të kërkuar nga Qeveria ndryshimin e Ligjit për buxhet. Në rishikimin e buxhetit fare nuk është shqyrtuar çështja e masave të cilat duhet t’i marrë vendi”.

Sipas saj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia duhet të bartë përgjegjësinë për të cilin ka mandat dhe të ketë fokus jetën e qytetarëve.

“Unë mendoj që duhet të ketë minimumin e korrektësisë politike që ai së pari të bartë përgjegjësi për të cilin ka mandat. Zotëri Vitia ka një prej pozitave më të rëndësishme bartëse i ministrisë së Shëndetësisë e sidomos në aktualitetin politik ku e gjithë vëmendja është e përqendruar te pandemia”, tha ajo për EO.

“E para e punës që ai të ketë fokus orientimin në të mirë të qytetarëve për të përmisuar shërbimet e imunizimit për të arritur një imunizim të hershëm dhe këto masa të cilat Qeveria i ka marrë çdo dy javë të kenë mekanizmat implementues prandaj unë besoj që kthimi në Parlament i opozitës do ta rrisë fokusin edhe më shumë sepse nuk shoh gatishmëri të qeveris Kurti për t’i adresuar këto sfida. Duket fare e humbur në hapësirë dhe e paaftë për të menaxhuar me situatën në të cilën e ka sjellë vendin”.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë. Konkretisht, ai akuzohet se nuk ka deklaruar deponime në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 eurosh.

Rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Continue Reading

Lajmet

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

Published

on

By

Në burgun e Smrekonicës, kanë përfunduar me sukses dy programe rehabilituese për të burgosurit. Programi “Menaxhimi i Zemërimit” është ndjekur nga 20 të burgosur, ndërsa programi “Vendimmarrja Sociale” nga 10 të burgosur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se programet janë zbatuar në përputhje me politikat rehabilituese, planprogramin institucional dhe standardet profesionale të trajtimit.

Sipas njoftimi të ShKK-së, fokusi ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme.

Me rastin e përfundimit të programeve është organizuar edhe ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, derisa gjatë eventit u theksua rëndësia e programeve rehabilituese në përmirësimin e sjelljes së të burgosurve dhe në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes së veprave penale.

Continue Reading

Lajmet

Prattipati takon kryetarët e komunave veriore, kërkon qeverisje transparente

Published

on

By

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Përmes një postimim, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë tha se Prattipati nënvizoi pritshmëritë e Amerikës për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq dhe përfaqësues të shoqërisë civile serbe kosovare në veri të Kosovës. Ajo nënvizoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Me ShBA-në diskutuam për rikthimin e dialogut strategjik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë takimit me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, kanë diskutuar për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Osmani tha se me zëvendëssekretarin amerikan kanë trajtuar gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Presidentja u ndal edhe te nënshkrimi i një ligji nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përfshin edhe Republikën e Kosovës. Sipas saj, ligji parashikon mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, përjashton ndryshimet e kufijve dhe përcakton që dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.

Diskutuam edhe për një sërë çështjesh të tjera, për të cilat është e domosdoshme të kemi koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik, si dhe për hapat dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrim për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në”, deklaroi Osmani pas takimit.

Ajo theksoi se në këtë takim është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike në sektorin ekonomik.

Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me SHBA-në dhe shprehu besimin e saj të plotë në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar partneritetin me SHBA-në si shtyllë kyçe të politikës së jashtme të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara