Lajmet

Deliu-Kodra: Është për keqardhje që VV braktsi shkollat dhe komunat në pandemi

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra në një konferencë për media ka shprehur pakënaqësi lidhur me mosmiratimin e rezolutës për arsimin të propozuar nga PDK dhe keqmenaxhimin e sistemit arsimor në kohën e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deliu Kodra ka thënë se një iniciativë e tillë do të duhej të trajtohej nga Qeveria dhe jo të kritikohej opozita, që ka kërkuar të diskutohet në Kuvend për sfidat e arsimit në pandemi.

“Diskutuam për sfidat e shënuara përgjatë kësaj periudhe dhe evidentuam disa nga masat dhe veprimet emergjente që duhet ti marrë kjo qeveri në raport me 450 mijë nxënës, mbi 100 mijë studentë dhe mbi 30 mijë mësimdhënës. Nëse faza e parë e pandemisë kishte shumë të panjohura në Qeverinë Kurti 1, ne si opozitë treguam mirëkuptimin e nevojshëm dhe mbështetëm edhe ato pak masa në menaxhimin e situatës. Megjithatë sot pandemia nuk është diçka e panjohur e as pasojat e saj. Secila familje kosovare është ballafaquar me sfidën e mësimit në distancë si pasojë e COVID-19.”, ka thënë ajo.

Deliu Kodra ka theksuar se Qeveria Kurti duhet t’u japë përgjigje më shumë se 30 mijë nxënësve dhe familjeve të cilëve nuk arriti t’u siguroj çasje në mësimin online dhe t’u sigurojë pajisje elektronike nxënësve në nevojë.

“Shkollat dhe komunat u braktisën nga kjo Qeveri dhe vendimet e Qeverisë Kurti e sollën sistemin arsimor drejt dështimit të plotë sepse nga njëra anë kjo qeveri e refuzoi vaksinimin e mësimdhënësve të cilën e ofroi si mundësi Shqipëria, por nga ana tjetër deri tani nuk ka vaksinuar asnjë mësimdhënës. Dhe më e keqja është se kjo qeveri ende nuk ka asnjë plan për vaksinimin e mësimdhënësve gjatë muajve të verës, çka rrezikojmë të kemi edhe një vit të ri mësimor të dështuar. Pas debatit disa orësh në Kuvend, ne sot propozuam që kjo qeveri t’i japë fund nëpërkëmbjes së nxënësve dhe mësimdhënësve dhe në këtë mënyrë të mbështesë konkretisht, financiarisht mësimdhënësit në shumë prej 100 euro në muaj për muajt prill, maj dhe qershor. Por këto propozime të PDK-së të dakorduara me LDK-në dhe AAK-në nuk u mbështetën nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe kjo është për keqardhje. “, ka thënë ajo.

Deliu Kodra ka theksuar se PDK nuk do t’i ndalë përpjekjet dhe angazhimin për t’i mbështetur nxënësit dhe mësimdhënësit kosovarë edhe në aspektin e përmirësimit të cilësisë së arsimit por edhe në përmirësimin e kushteve të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar tri raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Rahovec dhe Malisheve.

Në rastin e parë në Rahovec është arrestuar një person pasi kishte sulmuar nenën e tij dhe me pas kishte tentuar të vetëvritet.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Pagarushë të Malishevës, lidhur me rastin e datës 18.05.2026, për dhunë në familje është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Lipjan dyshohet se bashkëshorti i viktimës kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me leje të skaduar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prishtinë, po qëndronte në QKUK

Published

on

By

Në raportin njëditor te Policisë së Kosovës është raportuar se është zhdukur një grua e cila ishte duke qëndruar në  Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Rastin e ka raportuar nënë e viktimës, sipas raportit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj viktima f/ke është larguar nga Reparti i Psikiatrisë-QKUK dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen disa qytetarë serb në Graçanicë për dyshime për presion ndaj votuesve

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të shtatë qytetarëve të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët dyshohet se kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj votuesve me qëllim ndikimin në procesin zgjedhor.

Sveçla tha se zgjedhjet në Kosovë, pavarësisht sfidave dhe bllokadave politike që kanë ndodhur në raste të caktuara, vazhdojnë të vlerësohen pozitivisht në raportet ndërkombëtare për standardin e organizimit dhe garantimin e shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve.

Ai përshëndeti veprimin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e të dyshuarve në Graçanicë, duke theksuar se ata “përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve”.

Sipas Sveçlës, veprime të tilla që targetojnë qytetarët e komunitetit serb në Kosovë janë rezultat i “direktivave të orkestruara nga Serbia”, të cilat, sipas tij, synojnë të cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vend.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e tyre politik”, deklaroi ai.

Në fund, ministri në detyrë theksoi se institucionet do të garantojnë që procesi zgjedhor të mbetet i lirë dhe i paprekur nga ndërhyrjet e jashtme.

Continue Reading

Lajmet

Diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 21 gradë sot në Kosovë

Published

on

By

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë sot në Kosovë.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësira më të dendura priten kryesisht në zonat malore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 21 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Continue Reading

Të kërkuara