Kronika e zezë

Del para gjykatës i akuzuari për krime lufte, Ekrem Bajroviç

Publikuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën është sjellë i akuzuari për krime Lufte në Kosovë, Ekrem Bajroviç. Ky rast është i Prokurorit Special Ilir Morina nga departamenti për krime lufte.

10 dëshmitarë janë paraqitur në sallë, të gjykatës për të dëshmuar në këtë rast, mirëpo për shkak të kohës do të ftohen ditëve në vazhdim, raporton RTKlive.

“Sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi për 16 persona të nacionalitetit shqiptar të vrarë nga policia serbe me 08.05.1999, ku ndër ta është edhe i akuzuari Ekrem Bajroviç ku mori pjesë në ekzekutimin këtyre viktimave”, ka thënë Ilir Morina, prokuror special për këtë rast.

Në orët e pasdites, do të dëshmojë vetëm dëshmitari Naim Elshani.

Ndryshe i pandehuri Ekrem Bajroviç dyshohet se gjatë periudhës kohore 1998-1999 në Komunën e Istogut, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me personat ende të pa identifikuar, në cilësinë e policit në Stacionin Policor në Gjurakovc, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre.

Me datë 08.05.1999 në fshatin Saradran ishte sulmuar konvojin e popullsisë civile e cila po lëvizte nga komuna e Istogut në drejtim të Komunës së Klinës dhe kur arrijnë në fshatin Staradran, ndalen nga forcat policore dhe ushtarake serbe ku bënte pjesë edhe i dyshuari, Ekrem Bajroviç, ashtu që fillimisht i plaçkitin civilët e më pastaj i ndajnë burrat nga grat, e më pastaj i sulmojnë duke i vrarë rreth 18 civilë të nacionalitetit shqiptarë, të cilët nuk ishin pjesëmarrës në konflikt, me ç ‘rast ishin vrarë viktimat civile, me këtë ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘Krim i luftës kundër popullsisë civile’.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 2 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 32 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar dhjetë persona.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Policia arreston personin që ka kërcënuar Përparim Ramën

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje në kryeqytet.

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR Komuna e Prishtinë 08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohet një i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë

Publikuar

nga

Një i dyshuar është arrestuar pas mesnatës lidhur me rastin e plagosjes së tre personave mbrëmë në Pejë.

Prokurori që po e trajton këtë rast, Ersan Qavolli ka konfirmuar se i pandehuri i arrestuar dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Prokurori bëri të ditur se tre të plagosurit që po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) iu janë nënshtruar operimeve. Ndërsa lidhur me motivin e rastit, ai tha se nuk mund të deklarohet për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Qavolli tha se i dyshuari kryesor Agron Gashi është ende në arrati dhe se janë lëshuar masa për kapjen e tij. Këtë të fundit, Policia po e kërkon edhe përmes publikimit të fotografisë.

Ndryshe, Policia mbrëmë konfirmoi se tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sonte në Pejë në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”./BetimipërDrejtësi

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Një grua sulmohet seksualisht në Lipjan

Publikuar

nga

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person në Lipjan. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në ora 18:40, derisa i dyshuari është arrestuar.

“Lipjan 13.05.2024-18:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara