Lajmet nga UBT

Dekadat e suksesit: UBT kurorëzon 2024 me vizionin 20-vjeçar të së ardhmes

Published

on

UBT organizoi mbrëmë ceremoninë e fundvitit, një ngjarje e mbushur me festë, mirënjohje dhe reflektim mbi arritjet e vitit 2024. Ceremonia, e cila u mbajt në ambientet e UBT-së, mblodhi studentë, profesorë dhe bashkëpunëtorë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive për të mbyllur një vit plot suksese.

Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi angazhimin dhe punën e palodhur të stafit akademik dhe studentëve gjatë vitit 2024. Ai theksoi rëndësinë e vizionit 20-vjeçar të UBT-së, i cili u prezantua me krenari në mbi 50 vizita ndërkombëtare këtë vit. Gjithashtu, Prof. Hajrizi nënvizoi rezultatet e jashtëzakonshme që UBT ka arritur në rangime ndërkombëtare dhe në aktivitetet e shumta akademike e shkencore.

“Po kthehemi pas me krenari për të reflektuar mbi dekadat e suksesshme të UBT, të cilat janë shënuar nga përkushtimi, arritjet dhe sfidat që na kanë formuar. Nga fillimet tona, kemi ndërtuar një komunitet akademik të fortë dhe një bazë të qëndrueshme për të ardhmen. Ndërkohë, përpara nesh shtrihet një vizion 20-vjeçar me mundësi për të ndihmuar çdo student të arrijë potencialin e tij më të madh. UBT do të vazhdojë të jetë një lider në edukimin e brezave të rinj, duke krijuar mundësi që do të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur dhe të qëndrueshme për shoqërinë dhe vendin tonë. UBT është këtu për Kosovën, për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, duke siguruar që brezat e së ardhmes të jenë të përgatitur për sfidat dhe mundësitë që na presin”, theksoi Rektori Hajrizi

Ceremonia përfshiu edhe ndarjen e çmimeve për individët që kanë kontribuar në suksesin e institucionit për më shumë se një dekadë. Rektori Hajrizi vlerësoi lartë në skenë kontributin e 18-të profesionistëve që vepruan bashkë dhe për UBT-ën. Në këtë moment të veçantë, mirënjohja dhe përkushtimi i stafit u vlerësuan me duartrokitje të ngrohta nga të pranishmit të cilët u ngjitën në skenë për certifikatën e nderit dhe mirënjohjes!

Pjesa artistike ishte një ndër pikat kulmore të mbrëmjes. Nën organizimin e Fakultetit të Muzikës, Kori dhe Bendi i UBT-së, nën drejtimin e profesorëve dhe studentëve të talentuar, sollën një program muzikor të pasur me këngë festive si “Carol of the Bells”, “Let it Snow”, “O Holy Night”, dhe shumë performana të tjera me instrumente muzikore të ndryshme.

Interpretimet e studentëve dhe profesorëve krijuan një atmosferë të paharrueshme, duke reflektuar energjinë dhe pasionin që e karakterizojnë UBT-në.

Ceremonia u mbyll me mesazhin e bashkimit dhe shpresës për vitin 2025, ndërsa pjesëmarrësit u argëtuan me një koncert festiv dhe momente të shumta gëzimi. UBT vazhdon të jetë një shembull i lidershipit në arsim, duke përmbushur moton e tij “Leading the Way” në çdo hap.

Në mesin e qindra pjesëmarrësve, kjo natë magjike ishte një tjetër dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të nxitur suksesin dhe për të krijuar një mjedis që frymëzon brezat e ardhshëm./UBTNEWS/

lajme

UBT prezanton dy punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare “AI Horizon” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Published

on

By

UBT po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “AI Horizon – A New Era of Creativity and Innovation”, të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, më 12–13 nëntor 2026, në Tiranë, ku UBT është një nga partnerët e kësaj ngjarjeje të rëndësishme shkencore ndërkombëtare.

Në këtë konferencë, UBT përfaqësohet nga rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Besnik Qehaja, dhe asistenti Elton Boshnjaku, të cilët prezantuan dy punime shkencore që trajtojnë zhvillimet më të fundit në fushat e Internetit të Gjërave (IoT), Qyteteve të Mençura (Smart City), Vizionit Kompjuterik dhe Inteligjencës Artificiale.

Dy punimet shkencore të prezantuara janë: “Mobile Augmented Reality with an LLM Assistant Connected to Live Sensor Data for Remote Learning in a University Campus Digital Twin”

Punimi trajton integrimin e realitetit të shtuar mobil me një asistent të bazuar në modele të mëdha gjuhësore (LLM), të ndërlidhur me të dhëna në kohë reale nga sensorët, duke krijuar mundësi të reja për mësim interaktiv dhe në distancë përmes binjakut digjital të kampusit universitar.

“Secure Protocol Translation and Weather-Referenced Drift Detection for Commercial IoT Devices on Azure IoT Hub: A 4G Node Case Study in a University Smart City”

Ky punim fokusohet në sigurinë dhe ndërveprimin e pajisjeve komerciale IoT, përmes përkthimit të protokolleve të komunikimit dhe zbulimit të devijimeve të të dhënave në raport me kushtet atmosferike, duke u mbështetur në një rast studimor me nyje 4G në kuadër të një Smart City universitar.

Përmes këtyre dy prezantimeve, përfaqësuesit e UBT-së sollën para komunitetit shkencor ndërkombëtar rezultate kërkimore dhe qasje inovative që ndërlidhin inteligjencën artificiale, sensorët inteligjentë, realitetin e shtuar dhe infrastrukturën e qyteteve të mençura.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë konferencë, krahas prezantimit të rezultateve shkencore, përfaqëson edhe një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet akademike dhe kërkimore, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e projekteve inovative.

UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke kontribuar aktivisht në zhvillimin dhe zbatimin e teknologjive të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë organizon bashkëbisedim për parandalimin e dhunës dhe rolin e shërbimeve psikologjike

Published

on

By

Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka organizuar një bashkëbisedim me studentët e vitit të parë lidhur me trajtimin e dhunës, parandalimin e saj dhe rolin e shërbimeve psikologjike në shoqëri.

Aktiviteti i udhëhequr nga ligjëruesja Violeta Zefi bëri bashkë Zana Hamiti Asllanin nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Kadri Gashin nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, si dhe Dekanen e Fakultetit të Psikologjisë Denis Celcima dhe ligjëruesen Elona Krasniqi.

Të nxitur nga ngjarjet e fundit në vend, pjesëmarrësit u përqendruan te rreziku i përsëritjes së rasteve të dhunës dhe nevoja për një qasje të koordinuar institucionale.

Vëmendje e veçantë gjatë diskutimit i u kushtua edukimit, risocializimit dhe mbështetjes psikologjike për burrat dhe djemtë kryerës të dhunës, si element kyç për parandalimin e këtij fenomeni.

Continue Reading

Të kërkuara