Pas mbylljes së javës së parë të fazës së ligës në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve, surprizat nuk kanë munguar dhe renditja aktuale e dhjetë skuadrave kryesuese premton një garë të fortë.
Në krye të tabelës ndodhet Eintracht Frankfurt që ndan vendin e parë me Paris Saint-Germain, i cili gjithashtu nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në ndjekje të tyre janë Club Brugge dhe Sporting, të dyja me tre pikë dhe një diferencë golash +3.
Vendin e pestë e ndajnë Union Saint-Gilloise, Bayern Munich, Arsenal, Inter dhe Manchester City, të gjitha me nga tre pikë dhe golavarazh +2, duke treguar se konkurrenca është tepër e ngushtë që në start.
Qarabağ, me një fitore minimale dhe golavarazh +1, mbyll dhjetëshen e parë.
Renditja e javës së parë tregon qartë se format i ri i fazës së ligës sjell më shumë rivalitet dhe çdo gol mund të bëhet vendimtar për pozitën përfundimtare.
Edhe pse është vetëm fillimi, pritet një sezon i nxehtë ku ekipet më të mëdha të Europës do të luftojnë fort për të siguruar një vend në fazat e eliminimit direkt./S.K/KP/