Lajmet

DASH: Mbështesim përpjekjet për të gjetur e ndëshkuar përgjegjësit e sulmit në veri

Published

on

Departamenti amerikan i Shtetit tha të dielën se mbështet përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit për sulmin e së premtes, që dëmtoi kanalin furnizues me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës.

Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjithë mbështetjen për këtë përpjekje”, shkroi në platformën X zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, duke shpërndarë reagimin e dy netëve më parë të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Komentet e zotit Miller, janë vazhdën e reagimeve të diplomacisë perëndimore e cila e dënoi gjerësisht sulmin dhe ofroi mbështetje për Prishtinën në përballimin e situatës së krijuar pas tij.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi përsëri Serbinë të dielën për përfshirje në shpërthimin e së premtes që ndërpreu furnizimin me ujë dhe energji elektrike të një pjese të mirë të vendit, pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, hodhi poshtë akuzat e Prishtinës se Beogradi qëndron prapa sulmit.

Ne besojmë se Serbia po financon këto sulme kriminale në luftën kinetike kundër Kosovës. Por, kjo po mundësohet në bashkëpunim dhe bashkërendim me Federatën Ruse”, tha ai.

Ai tha se në operacionin e së shtunës gjatë të cilit arrestuan tetë persona të dyshuar për përfshirje janë gjetur edhe emblema të ndryshme që përdoren nga njësitë ushtarake të Rusisë. Njërit prej të arrestuarve të dielën iu dha masa e paraburgimit prej një muaji.

Prishtina e cilësoi sulmin si një akt terrorist, një cilësim që u përdor edhe nga Bashkimi Evropian, i cili bëri thirrje për vënien e autorëve para drejtësisë.

Të dielën Beogradi mohoi sërish çfarëdo përfshirjeje në sulmin që dëmtoi kanalin furnizues në Zubin Potok.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, hodhi poshtë akuzat e Prishtinës se Beogradi qëndron prapa sulmit.

Si shtet serioz, ne nuk u angazhuam në akuza. Nuk kemi thënë dhe nuk do ta them as sot se (kryeministri i Kosovës Albin) Kurti ka urdhëruar drejtpërdrejt sulmin. Hetimi do të tregojë. Sepse ne jemi duke kryer hetimin tonë, natyrisht. Kemi dyshime të caktuara, por hetimet më në fund do të tregojnë se kush e ka porositur. Besojmë se kemi disa njohuri edhe se kush mund të jetë autori”, tha ai.

Presidenti serb tha se Serbia ndodhet nën një sulm “hibrid”, që synon “të ngadalësojë” rrugën evropiane të Serbisë, meqë javën e ardhshme pritet vendimi për hapjen e kapitujve të rinj në kuadër të negociatave për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ngjarjet e fundit po dëshmojnë se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta parandaluar terrorizmin dhe se sipas tij veprimet e saj po nxisin destabilizimin në rajon.

Lajmet

PDK: Nuk do të takohemi më me Kurtin, zgjedhjen e presidentit ta bëjë pa votat tona

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në takime të tjera me kryeministrin në detyrë, njëherësh kryetarin e LVV-së Albin Kurti, duke i cilësuar ato si të padobishme dhe si zvarritje të procedurave për konstituimin e institucioneve.

Deputetja e PDK-së, Besa Deliu, tha se partia e saj e ka të qartë qëndrimin dhe se rruga për dalje nga situata aktuale është konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“PDK-ja e ka qartësuar pozicionin e saj. Ne nuk kemi nevojë që të takohemi më me Albin Kurtin, pasi është parë se këto takime janë farsë. Po të kishte vullnet Albin Kurti, e para do të konstituonte Kuvendin e Kosovës dhe dyta do të sillen në harmoni të plotë me rregullat dhe ligjet e Republikës. Ne nuk do të takohemi me Albin Kurti pasi është parë se këto takime i shërbejnë vetëm zvarritjes së procedurave për ta cuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Këto takime nuk kanë prodhuar asgjë dhe ne jemi të qartë se nuk do të takohemi. Ftesa jonë është të kthehemi te konstituimi dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës”

Ajo i bëri i Kurtit ta zgjedh presidentin pa votat e 22 deputetëve të PDK-së.

Duke folur për thirrjen e ShBA-së që të formohen institucionet e reja, ajo theksoi se kërkesa e SHBA-së është në linjën e njëjtë me kërkesën që kanë ata si PDK.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se udhëheqësit politikë duhet të punojnë së bashku për tejkalimin e ngërçit institucional.

“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi./KosovaPress/ A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Mbi një kilogram marihuanë konfiskohet në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, një 27-vjeçar është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Rasti është raportuar më 19 gusht, rreth orës 23:30, pasi njësitet e Stacionit Policor në Shtërpcë kishin pranuar informatë për një substancë të dyshuar narkotike në një villë të pabanuar në Brezovicë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale. Për shkak të dyshimeve se mund të kishte edhe substanca të tjera, është kontrolluar edhe një vilë tjetër, ku është gjetur sasi shtesë e marihuanës.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar gjithsej 1,063 gramë marihuanë e dyshuar, dy peshore digjitale, një çantë krahu, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Për rastin është njoftuar edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa prokurori i shtetit ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Armatim, municion e uniforma të sekuestruara në veri, Policia jep detaje sot

Published

on

Policia e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për media, ku do të prezantohen detaje lidhur me operacionet e fundit policore të zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Konferenca do të mbahet sot, më 20 gusht, duke filluar nga ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, gjatë operacioneve policore është bërë gjetja dhe konfiskimi i një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante. Materialet e konfiskuara pritet të ekspozohen para mediave gjatë konferencës.

Në konferencë pritet të jepen informacione edhe lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, për të cilin operacionet po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër ditë krijimtari për fëmijët në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës po organizon një program të veçantë për familje, i dedikuar fëmijëve dhe i fokusuar në afrimin e tyre me artin përmes lojës, krijimtarisë dhe eksplorimit të teknikave të ndryshme artistike.

Programi do të zhvillohet për katër ditë, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa punëtoritë do të frymëzohen nga veprat e ekspozitës që aktualisht është e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Gjatë aktiviteteve, fëmijët do të kenë mundësi të eksperimentojnë me pikturë, kolazh, media të përziera dhe tekstil, duke eksploruar tema si natyra, ngjyrat, format dhe imagjinata.

Përmes punës praktike, pjesëmarrësit do të inkurajohen të shprehen lirshëm dhe të zhvillojnë qasjen e tyre krijuese ndaj artit.

Të gjitha punëtoritë do të udhëhiqen nga edukatorja e artit Rina Gosalci, ndërsa Galeria Kombëtare e Kosovës ka ftuar familjet t’i bashkohen programit dhe të kalojnë kohë së bashku në një hapësirë të dedikuar artit dhe krijimtarisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara