Lajmet

“Dardanët” të përkushtuar për kualifikimin në Botërorin 2026

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka vazhduar me përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, të vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.

Dardanët zhvilluan stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” nën drejtimin e Franco Fodas, ku disa prej futbollistëve si, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari bënë rigjenerim në palestër, ndërsa të tjerët kryen stërvitje intensive në fushë.

Ndërkaq, Baton Zabërgja dhe Visar Bekaj folën për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin dhe shpresoj që me seriozitet të kalojmë këto sfida dhe të arrijmë qëllimin tonë. Ndeshja me Slloveninë është shumë e rëndësishme, dhe synojmë të paktën një pikë, por kemi mundësinë të shkojmë për fitore. Ekipi është në nivel të jashtëzakonshëm,” tha Zabërgja, i rikthyer në skuadër pas lëndimit.

Derisa, Bekaj shtoi se atmosfera është e shkëlqyer.

“Atmosfera është e shkëlqyer dhe të gjithë janë në formë të mirë. Ndeshja me Slloveninë është vendimtare, dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv. Edhe në mungesë të disa lojtarëve kyç, besoj se do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të luftojmë për rezultate pozitive”, deklaroi ai.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi.

Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do të jenë vendimtare, nëse Kosova do të kualifikohet apo jo në Kampionatin Botëror që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Përfundon dëshminë Christopher Hill: Ishte përvojë e veçantë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hill tha se ishte një përvojë e veçantë pjesëmarrja e tij në këtë proces gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ishte një përvojë e veçantë doja të them”, tha Hill.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha dëshmitarit se shpreson që kjo të mos jetë një përvojë e keqe.

“Shpresoj të mos ketë qenë një përvojë e keqe”, tha Smith III.

Ndërsa, Hill ia ktheu duke i thënë se “Kam pasur përvoja edhe më të këqija”.

Gjatë fundit të dëshmisë, për dëshmitarin pati disa pyetje edhe avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon. Për klientin e Dixon, dëshmitari tha se nuk e ka parë dhe nuk e di se ku ka qëndruar.

Seanca pritet të vazhdojë pas pushimit me dëshminë e dëshmitarit të radhës./EO

Continue Reading

Lajmet

KQZ mban mbledhjen e radhës – në rend dite themelimi i Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot në ora 17:00 mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për themelimin e Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotime për Zgjedhjet e Raundit të Dytë për Kryetar Komune./EO

Continue Reading

Lajmet

Memli Krasniqi mban konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, do të mbajë sot konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së partisë.

Konferenca do të zhvillohet në orën 15:30, në Selinë Qendrore të PDK-së në Prishtinë./EO

Continue Reading

Lajmet

Përfundon procesi i numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut

Published

on

By

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës.

Procesi është zhvilluar gjatë ditës së sotme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe dy hetuesve policorë të caktuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, pas vendimit për rifillimin e numërimit të ndërprerë të hënën për shkak të dyshimeve për manipulim me fletëvotime./EO

Continue Reading

Të kërkuara