Sport

Dardanët po stërviten me intensitet, Muriqi e Krasniqi shpresojnë në rezultate pozitive

Në seancën e sotme në dispozicion kanë qenë të gjithë futbollistët e paraparë, të cilët kanë punuar me intensitet.

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me seancat stërvitore edhe në ditën e tretë të grumbullimit për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut, më 24 shtator dhe kundër Qipros, më 27 shtator.

Përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur që gjatë ditës së mërkurë të punojë me futbollistët në dy seanca, ku paradite është punuar në Kampin Nacional në Hajvali, derisa pasdite, në orën 16:30, do të mbahet stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në seancën e sotme në dispozicion kanë qenë të gjithë futbollistët e paraparë, të cilët kanë punuar me intensitet dhe përkushtim, teksa kapiteni Amir Rrahmani, ka stërvitur i diferencuar në shoqëri të trajnerit të fitnesit, pasi ka arritur më vonë në grumbullim. Për të njëjtat arsye, me intensitet më të ulët ka stërvitur edhe portieri Arijanet Muric. Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e mirë, derisa motivi tek futbollistët për ta përmbyllur këtë edicion me rezultate pozitive është maksimal.

Njëri nga futbollistët me formën më të mirë, Vedat Muriqi, beson se Kosova, përkundër mungesave të rëndësishme në këto dy ndeshje, do të arrijë të marrë rezultate pozitive.

Po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut. Sigurisht se do të udhëtojmë për fitore. Në Prishtinë kemi fituar dhe e dimë se çfarë na pret atje. Atje presim të ketë shumë shikues, ku të bashkuar do të na sulmojnë të gjithë, por edhe ne kemi kualitetet tona dhe ashtu siç e kemi fituar ndeshjen e parë, besoj se do ta fitojmë edhe të dytën”, ka theksuar Muriqi.

Ai thotë se Kosova ka një ekip kombëtar të mirë dhe mungesat do të mbulohen me lojtarë tjerë.

Shumica e lojtarëve jemi që po luajmë nëpër ekipet tona. Edhe pse kemi mungesa besoj se ata lojtarë që do ta kenë rastin të luajnë në pozitat e atyre që mungojnë, do ta japin maksimumin. Është më rëndësi të kenë një sistem bazë që për momentin e kemi dhe kur e ke sistemin, pavarësisht kush hyn apo kush del nuk krijon shumë dallim”, ka shtuar sulmuesi i Mallorca-s, i cili në këtë edicion ka shënuar tre gola në La Liga.

Ai vë në pah shpirtin luftarak si pikën më të fortë të Dardanëve. “Ne, në asnjë lojë nuk e kemi fituar me rezultat bindës apo me posedim të topit dhe gjuajte, por kemi luftuar dhe kemi fituar me shpirt luftarak. Edhe irlandezo-veriorët janë me mentalitet si ne të Kosovës dhe besoj se do të bëhet një lojë e fortë, por ne me armën tonë kryesore që e kemi shpirtin luftarak do të shkojmë atje dhe ta japim maksimumin”, ka nënvizuar Muriqi.

E futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi, i cili për herë të parë ndodhet i grumbulluar me ekipin kombëtar, është shprehur i lumtur që përzgjedhësi Alain Giresse e ka vlerësuar formën e tij në këtë edicion.

Jam mjaft i lumtur që jam këtu dhe për ftesën nga trajneri. Më kanë pritur ngrohtë mua dhe dy lojtarët e tjerë të Superligës. Atmosfera është e mirë, madje shumë më e mirë se sa që e kam menduar. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kjo po tregon se ndoshta në të ardhmen do t’i jepet mundësia edhe më shumë lojtarëve të Superligës siç jemi ne në këtë grumbullim. Shpresojmë të rritet ky numër në të ardhmen. Pritjet gjithmonë janë maksimale, besoj që t’i fitojmë pikët e plota edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë, por shpresojmë më të mirën”, ka theksuar Krasniqi.

Sport

​GO+ Peja shkarkon trajnerin pas humbjes nga Trepça

Published

on

By

GO+ Peja ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson, pas një periudhe gjashtëmujore në krye të skuadrës. Klubi ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij gjatë kësaj kohe dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Vendimi vjen në një moment delikat për ekipin pejan, vetëm një ditë pas humbjes në derbin e ProCredit Superligës ndaj Trepçës. Mitrovicasit shënuan fitore bindëse me rezultat 98:61, në një ndeshje ku dominuan pas çerekut të parë dhe e kontrolluan plotësisht lojën deri në fund.

Ndërkohë, Trepça vazhdon të konfirmojë formën e lartë në kampionat, duke dërguar mesazh të qartë për rivalët, ndërsa te GO+ Peja priten hapa të rinj në aspektin organizativ dhe sportiv për të rikthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive.

Continue Reading

Sport

​Bayerni merr një lajm të jashtëzakonshëm

Published

on

By

Jamal Musiala mund të rikthehet këtë fundjavë me Bayern Munich pas një mungese pothuajse shtatëmujore, si pasojë e thyerjes së këmbës dhe kyçit të këmbës.

Trajneri Vincent Kompany konfirmoi se, nëse gjithçka shkon sipas planit, 22-vjeçari do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Bundesligës ndaj RB Leipzig, duke e cilësuar rikthimin e tij si një moment emocional për lojtarin dhe ekipin.

Kompany theksoi se Musiala vjen me “shumë energji pozitive pas një tuneli të errët”, duke shtuar se rikthimi nga lëndimi i bën lojtarët t’i vlerësojnë më shumë gjërat e vogla. Ai nënvizoi se nuk do të ketë presion për rezultate të menjëhershme, as për Musialan e as për Alphonso Davies, duke kërkuar një integrim të kujdesshëm dhe gradual drejt formës maksimale.

Pavarësisht mungesës së Musialas, Bayern ka dominuar sezonin, duke vendosur rekorde të reja në gjysmën e parë të Bundesligës me 47 pikë dhe diferencë golash +53. Bavarezët tashmë presin Union Saint-Gilloise në Ligën e Kampionëve, ndërsa rikthimi i Musialas shihet si një shtysë shtesë për vazhdimësinë e suksesit.

Continue Reading

Sport

Fitore bindëse e Trepçës në derbin e javës së 15-të ndaj Pejës

Published

on

By

Trepça shënoi fitore bindëse në derbin e javës së 15-të të ProCredit Superligës ndaj GO+ Peja me rezultat 98:61 (17:18, 34:17, 25:11, 22:15).

Në fillimin e ndeshjes mysafirët për një nuancë ishin më të mirë 5:12, por më pas u rikthyen vendasit duke ngushtuar shifrat maksimalisht 17:18, sa përfundoi çereku i parë, derisa ishin dominues në periudhën e dytë, 34:17, për të shkuar në pushim me shifrat 51:35. Në periodën e tretë, ‘Xehetarët’ dy herë kishin deri në 30 pikë epërsi për të dëshmuar dominimin, derisa në fund ngritën edhe më shumë epërsinë për të triumfuar 98:61.

Te vendasit më të mirët ishin Batin Tuna me 21 pikë e gjashtë kërcime, Mustapha Amzil me 20 pikë e dhjetë kërcime dhe Kenneth Hasbrouck me 17 pikë e shtatë asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Alan Herndon me 11 pikë e 12 kërcime.

Trepça mbetet në vendin e parë me 27 pikë, me 12 fitore e tri humbje, derisa GO+ Peja ka tetë fitore e shtatë humbje.

Ndjekës i parë i Trepçës është Bashkimi që renditet i dyti me 25 pikë.

Continue Reading

Sport

Senegali arrin finalen e Kupës Afrikës

Published

on

By

Kombëtarja e Senegalit ka arritur fitore minimale 1:0, në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Egjiptit, duke arritur finalen e vlefshme në Kupën e Kombeve te Afrikës.

Pjesa e parë përfundoj 0:0, me Senegalin që shënoj në minutën e 78-të me anë të Sadio Mane.

Egjipti u përpoq, që të barazonte rezultatin në minutat e fundit, mirëpo pa sukses.

Senegali do të pres fituesin e sfidës Nigeri-Marok, për finalen e madhe që luhet të dielen.

Continue Reading

Të kërkuara