Lajmet

Dardan Krivaqa: Me Marigona Osmanin ishim përdorues të lëndëve narkotike

Published

on

Është deklaruar para trupit gjykues për herë të parë i akuzuari Dardan Krivaqa për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit. Krivaqa ka deklaruar se ai dhe e ndjera kanë qenë të dy përdorues të lëndëve narkotike.

Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Por rasti është kthyer në rigjykim nga shkalla e dytë.

Në seancën e dytë të rigjykimit të Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut më 11 qershor, të dy të akuzuar për dhunim dhe vrasjen e Osmanit më 2021, eksperti mjekoligjor pati shpjeguar se vdekja e Osmanit erdhi si pasojë e lëndimeve të rënda dhe të shumëfishta trupore. Raportin e ekspertit e pati kundërshtuar pala mbrojtëse e Krivaqës, duke kërkuar që të përsëriten disa ekzaminime.

 

Lajmet

Mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli, duke realizuar 98 inspektime të përbashkëta në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në të gjithë territorin e vendit.

Siç njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, prej të cilave dy në Komunën e Gjakovës dhe një në Komunën e Rahovecit.

Përveç mbylljes së këtyre lokaleve, IQMT ka shqiptuar edhe pesë gjoba ndaj subjekteve të tjera ekonomike që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar ligjor gjatë procesit të inspektimit.

Nga ministria theksojn se me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike, IQMT në koordinim me institucionet përgjegjëse do të vazhdojë organizimin e aksioneve të tilla në të gjithë vendin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Istog, gjendet banesë 3.900-vjeçare në Pepaj

Published

on

Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Pepajt në Lubozhdë të Istogut, ku po zhvillohen gërmime në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe Universitetit të Miçiganit.

Sipas njoftimit, lokaliteti prehistorik, i banuar që nga fundi i Epokës së Hershme të Bronzit, po sjell rezultate të rëndësishme shkencore.

Gjatë hulumtimeve është zbuluar një banesë e datuar rreth vitit 1900 para erës sonë, e cila ofron njohuri të reja për jetën dhe organizimin e komuniteteve që kanë jetuar në këtë zonë mijëra vjet më parë.

Nga Ministria e Kulturës është vlerësuar rëndësia e këtij projekti, i cili dëshmon rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin shkencor, si dhe kontributin e studentëve dhe studiuesve të rinj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet 62-vjeçari në Prizren, dyshohet për vjedhjen e qengjave

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një 62-vjeçar në Prizren, i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas vjedhjes së disa qengjave në fshatin Piranë.

Sipas policisë, i dyshuari D.T. nga fshati Serbicë e Poshtme dyshohet se më 14 qershor ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1 mijë euro, të cilët më pas i ka shitur te persona të ndryshëm.

Pas identifikimit dhe lokalizimit të tij më 23 qershor, me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal.

Në vazhdim të hetimeve, më 24 qershor, policia ka gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, bagëtitë e sekuestruara i janë kthyer pronarit.

Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton shfaqjen “Terminal” në festivalin ndërkombëtar në Austri

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Terminal” në kuadër të edicionit të 35-të të Festivalit Ndërkombëtar Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater, që mbahet në Graz të Austrisë.

Shfaqja, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, do të vihet në skenë më 15 korrik 2026, me ftesë të organizatorëve të festivalit.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje ndërkombëtare përfaqëson një mundësi të rëndësishme për promovimin e artit skenik dhe krijimtarisë koreografike të Kosovës para publikut ndërkombëtar.

Festivali Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater konsiderohet një nga ngjarjet e rëndësishme artistike që mbledh artistë dhe trupa të vallëzimit nga vende të ndryshme të botës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara