Lajmet

Danimarka do të përballet me padi pas tentimit për t’i kthyer sirianët në Damask

Published

on

Përpjekja e Danimarkës për të kthyer qindra sirianë në Damask duke menduar se kjo do ta bëjë qytetin më të sigurt do të “krijojë një precedent të rrezikshëm” për vendet e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë, thonë avokatët që po përgatiten të çojnë qeverinë daneze në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Verën e kaluar, autoritetet në Danimarkë filluan të refuzojnë kërkesat e refugjatëve sirianë për të përtërirë statusin e qëndrimit të përkohshëm dhe e justifikuan veprimin pasi një raport kishte gjetur se situata e sigurisë në disa pjesë të vendit ishte “përmirësuar ndjeshëm”. Rreth 1,200 njerëz nga Damasku që aktualisht jetojnë në Danimarkë besohet se janë prekur nga ky vendim, njofton Klan Kosova.

Guernica 37, një zyre me qendër në Londër e cila ofron ndihmë pro-bono* në çështjet e drejtësisë transnacionale dhe të drejtave të njeriut, po punon me avokatët për azil dhe familjet e prekura në Danimarkë për të sfiduar këtë politikë të qeverisë sipas parimit të konventës së Gjenevës “non -refulement”**.

As OKB -ja dhe as vendet e tjera nuk e konsiderojnë Damaskun si të sigurt, shkruan The Guardian.

“Situata në Danimarkë është thellësisht shqetësuese. Derisa rreziku i dhunës së drejtpërdrejtë në lidhje me konfliktin mund të jetë zvogëluar në disa pjesë të Sirisë, rreziku i dhunës politike mbetet aq i madh sa kurrë më parë dhe refugjatët që kthehen nga Europa janë në shënjestër të forcave të sigurisë së regjimit”, thuhet në deklaratën Guernica 37.

“Nëse përpjekjet e qeverisë daneze për të kthyer me forcë refugjatët në Siri janë të suksesshme, kjo do të krijojë një precedent të rrezikshëm, të cilin ka të ngjarë të ndjekin disa shtete të tjera europiane”.

Danimarka ka 5.8 milionë banorë, rreth 500,000 prej të cilëve kanë lindur jashtë vendit dhe 35.000 janë sirianë. Në vitet e fundit, megjithatë, reputacioni i vendit skandinav si vend i hapur dhe tolerant është afektuar nga rritja e Partisë së Popullit Danez, e cila është e ekstremit të djathtë.

*Pro bono është një frazë latine për punë e bërë vullnetarisht dhe pa pagesë. Termi zakonisht i referohet ofrimit të shërbimeve juridike nga profesionistë ligjorë për njerëzit që nuk janë në gjendje t’i përballojnë ato.

**non -refulement është një parim themelor i ligjit ndërkombëtar që ndalon një vend i cili pranon azilkërkuesit t’i kthejë ata në një vend në të cilin ata do të ishin në rrezik të persekutimit.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara