Lajmet

​“Dallaveret me vota”, Prokuroria e Gjakovës me aksion në Malishevë

Published

on

Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Gjakovës, ka nisur mëngjesin e së mërkurës në Malishevë, për shkak të dyshimeve për manipulime me vota. Aksioni po kryhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i prokurorisë, Drin Domi ka bërë të ditur se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kujtojmë se para disa ditësh në Prizren u arrestuan 109 persona të dyshuar për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërsa 23 prej tyre iu është caktuar masa e paraburgimit.

Lajmet

UBT prezanton ekspozitë pop-up të studentëve të Artit dhe Medias Digjitale

Published

on

By

UBT, në bashkëpunim me 7Arte, organizoi një ekspozitë pop-up me punime të studentëve të programit Art dhe Media Digjitale, në hapësirat e 7Arte Academy.

Në të njëjtën kohë, studentët prezantuan punimet e tyre edhe në Qendrën e Kulturës, duke krijuar një përvojë artistike të shpërndarë në dy hapësira publike. Kjo iniciativë synoi të ofronte një platformë për shfaqjen e talentit të rinj dhe qasjet krijuese të studentëve, duke lidhur praktikën akademike me realitetin artistik dhe digjital.

Ekspozita solli praktika bashkëkohore që eksplorojnë kulturën vizuale, proceset digjitale dhe eksperimentimin artistik, duke reflektuar qasje kritike dhe krijuese të studentëve të UBT-së. Vizitorët patën mundësinë të njihen me punime inovative dhe projekte që sfidojnë formën tradicionale të artit, duke i dhënë hapësirës një dimension të ri artistik dhe bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

MAShTI merr vendim për rishikim të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për klasat nga 1 deri 9

Published

on

By

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për të rishikuar kurrikulat lëndore/programeve mësimore për arsimin fillor (1-5) dhe të mesëm të ulët (6-9). Raporti final dhe rekomandimet duhet të dorëzohen më së largu deri më 30 prill të këtij viti.

Po fillojmë procesin e rishikimit të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për arsimin fillor (klasat 1–5) dhe arsimin e mesëm të ulët (klasat 6–9). Me këtë proces të përditësimit dhe modernizimit në përputhje me Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulat bërthamë, synojmë ngritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të tyre”, ka shkruar ministrja në detyrë e MASHT-it, Arbërie Nagavci në një postim në “Facebook”.

Ajo ka thënë se rishikimi i kurrikulave dhe programeve mësimore po bëhet me qëllim për të rritur cilësinë e tyre dhe harmonizuar me dokumente strategjike.  Ajo ka thënë se ky proces do të ndihmojë edhe lehtësimin e ngarkesës së fëmijëve dhe të peshës së çantës.

Ky proces do të mundësojë edhe zhvillimin dhe ofrimin e teksteve shkollore cilësore, burimeve të tjera mësimore që mbështesin procesin e të nxënit, lehtësimin e ngarkesës së fëmijëve dhe peshës së çantës.  Mbesim të përkushtuar në avancimin e cilësisë së arsimit përmes politikave të qëndrueshme, zhvillimit të kurrikulave bashkëkohore dhe ofrimit të teksteve shkollore cilësore, me qëllim krijimin e një sistemi arsimor që i përgjigjet nevojave të nxënësve, mësimdhënësve dhe zhvillimit afatgjatë të shoqërisë sonë”, ka shkruar Nagavci.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada Amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësimin në Bordin e Paqes

Published

on

By

Kosova ka marrë një urim të veçantë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, pas pranimit në Bordin e Paqes.

Në postimin e shpërndarë, Ambasada shkroi thjesht: “Urime Kosovë”, por mesazhi shkon përtej fjalëve.

Përmes emoji-ve, ajo përforcon miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

Continue Reading

Lajmet

UBT me dy publikime të rëndësishme shkencore në revista ndërkombëtare prestigjioze

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë pozicionin e tij në arenën ndërkombëtare të kërkimit shkencor përmes publikimit të dy artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare me reputacion të lartë.

Në bashkautorësi me Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Prof. Dr. Galia Marinova, Dr. Besnik Qehaja dhe Dr. Vassil Guliashki, është publikuar artikulli shkencor me titull: “Intelligent Control Framework for Optimal Energy Management of University Campus Microgrid”.

Artikulli është publikuar në revistën ndërkombëtare Smart Cities (MDPI), e cila është e rangut Q1, me Impact Factor 5.5 dhe CiteScore 14.7.

Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor në fushat e Smart Cities, Microgrids dhe menaxhimit inteligjent të energjisë, duke dëshmuar nivelin e lartë të kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar midis institucioneve akademike.

Ky sukses pasohet edhe nga pranimi një publikimi të dytë shkencor si bashkautorë Prof. Dr. Amet Shabani, Dr. Besnik Qehaja dhe Rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me bashkautorë të tjerë, është pranuar për botim artikulli: “Quantifying Teachers’ Knowledge and Attitudes Toward Personal Data Protection Using Regression Models”.

Artikulli është publikuar në International Journal of Innovative Technology and Interdisciplinary Sciences (IJITIS), Estoni, një revistë shkencore ndërkombëtare me CiteScore 1.3.

Ky punim trajton në mënyrë analitike çështje aktuale që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, edukimin dhe përdorimin e modeleve statistikore, duke dhënë një kontribut të vlefshëm në literaturën shkencore ndërdisiplinare.

Continue Reading

Të kërkuara