Magazinë

Dakota Johnson tregon për miqësinë e çuditshme që ka me Madonnan

Published

on

Aktorja e njohur, Dakota Johnson, ka folur hapur për lidhjen e saj “të çuditshme” me yllin e muzikës, Madonna, të cilën e përshkruan si “energji pranë së cilës ia vlen të jesh”.

“Është miqësi e çuditshme, por e veçantë. Madonna ka një energji që tërheq, dhe është një energji që ia vlen ta ndiej pranë vetes”, ka thënë Johnson.

35-vjeçarja, vajza e aktorëve Don Johnson dhe Melanie Griffith, ka treguar se ka takuar për herë të parë Madonnan kur ajo ka punuar me njerkun e Johnsonit, artistin, Antonio Banderas, në filmin “Evita” në 1996.

“E kam dashur gjithmonë. Kemi qenë shoqe të çuditshme për një kohë. E takova kur isha shumë e re, sepse ajo bëri një film me njerkun tim. Më pas e njoha më mirë sepse punuam pak bashkë për një projekt tjetër, gjithmonë kemi qenë rrotull njëra-tjetrës”, tha ajo për ENews.

Aktorja e “The Materialists” e ka përshkruar Madonnan si “energji” dhe ka thënë se ende i duket sureal fakti që e njeh.

“Është një energji pranë së cilës ia vlen të jesh, por është e bukur, e çmendur, është e mrekullueshme që ajo dëshiron të flasë me mua”, ka shtuar Johnson.

Ajo foli edhe për miqësinë e saj me kolegen nga “Splitsville”, Adria Arjona, me të cilën u njohën dhe e vazhduan miqësinë gjatë xhirimeve të komedisë së re.

“Na e duam shumë njëra-tjetrën. Kur je në xhirime, lidheni me njëri-tjetrin. Shkuam në ndeshje hokeji dhe pastaj pimë shumë tekila”, pati thënë Johnson.

Ylli, e cila është producente filmash, u shpreh e kënaqur edhe me rolin që ka pasur prapa skenës, pasi kjo punë ia ka bërë të mundur që të krijojë ambient të mirë të punës për të gjithë ekipin.

“Nëse nuk ka bashkëpunim të shëndetshëm, nëse nuk është kombinim i mirë, nuk e bëjmë. Nuk mund të humb kohë në skena toksike, apo në situata që nuk janë të këndshme, të frytshme a të shëndetshme. Një nga avantazhet e prodhimit është se mund të bashkojë njerëz të mrekullueshëm dhe të krijojë diçka”, pati thënë ajo për Variety.

Aktorja ka shtuar se nuk ka asnjë dëshirë të punojë me dikë që është i keq, i përçmueshëm ose i pasjellshëm.

“Nuk dua të përballem me njerëz që nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Të gjithë dimë tashmë çfarë është ambienti toksik i punës. Ne jemi artistë, kështu që ka hapësirë për personalitete të gjera dhe po punojmë me emocione”, ka përfunduar Johnson.

Magazinë

Një vit pas divorcit, ç’po ndodh me Jennifer Lopez?

Published

on

Jennifer Lopez vazhdon të shkëlqejë një vit pas ndarjes zyrtare nga Ben Affleck, duke zgjeruar karrierën dhe jetën personale me sukses e energji të re.

Ylli 56-vjeçar ka qenë aktiv gjatë këtij viti. Pas koncertit “Up All Night Tour” që përfshiu arena në mbarë botën, “një përvojë e mrekullueshme që e mbajti të motivuar,” thonë burime, ajo është gati për promovimin e filmit, “Kiss of the Spider Woman”.

Fokus te jeta personale: Në qershor 2022, dyshja njoftoi fejesën, tashmë të konsoliduar nga roli i tyre i rëndësishëm si prindër, binjakët Max dhe Emme, të moshës 17 vjeç, e plotësojnë familjen. Divorci nga Affleck-u u finalizua në janar 2025.

Filmi i ri, xhiruar në Nju Jork vitin e kaluar, pasqyron reflektime personale për Jenniferin në një periudhë të ndërlikuar. Vetë ajo e përshkruan si “një rrugëtim i gjatë drejt gëzimit dhe mirënjohjes për jetën”.

Planet e ardhshme: Në tetor vjen premierë “Kiss of the Spider Woman”, ndërsa JLo-së do të shfaqet në komedinë romantike “Office Romance” për Netflix. Ndërkohë, në Las Vegas nisë një rezidencë speciale drejt fundvitit, duke vulosur me stil një rritje të re në karrierë.

 

Continue Reading

Magazinë

Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të saj

Published

on

Aktorja amerikane Zoë Kravitz zbuloi se ylli Taylor Swift, është pjekëse e shkëlqyer buke e jo thjesht bukë të zakonshme.

Gjatë një interviste në BBC Radio 2 me Austin Butler, bashkë-yllin e saj në Caught Stealing, Kravitz tha se Swift bën “bukë të mrekullueshme me maja natyrale”. “Ma solli para një jave. Është shumë e mirë në këtë punë,” tha Kravitz.

Edhe Austin Butler, i intriguar nga përshkrimi, tha se “do të donte ta provonte” këtë bukë artizanale. Kravitz siguroi se Taylor do të ishte e lumtur ta ndante me të, siç bën gjithmonë me miqtë e saj.

“Ajo është një shoqe e mirë. E bën me zemër dhe e ndan gjithmonë me të tjerët,” shtoi aktorja.

Swift, e cila është shprehur më herët për pasionin e saj për “hobet e gjysheve”, si qepja, piktura dhe gatimi, ka fituar zemrat e miqve edhe me anën e saj të thjeshtë dhe bujare.

Continue Reading

Magazinë

Zyrtare: Eurovision 2026 mbahet në Vjenë

Published

on

Kryeqyteti austriak, Vjena, është shpallur zyrtarisht si qyteti mikpritës i Eurovision Song Contest 2026.

Kjo do të jetë hera e tretë që Vjena pret Festivalin Evropian të Këngës, pas organizimeve të vitit 1967 dhe 2015.

Finalja e madhe e edicionit të 70-të do të mbahet më 16 maj 2026 në Wiener Stadthalle, arena më e madhe e mbyllur në Austri, ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen më 12 dhe 14 maj.

Pas fitores së JJ në Basel më 17 maj 2025 me këngën “Wasted Love”, televizioni publik austriak ORF mori detyrën për të organizuar konkursin e ardhshëm, duke sjellë në vendin e tyre trofeun e tretë në historinë e Eurovisionit.

Vjena barazohet me Kopenhagën, Malmon dhe Stokholmin si një nga qytetet që e kanë pritur garën, ndërsa vetëm Dublini, Londra dhe Luksemburgu mbeten në krye të listës me më shumë organizime. Përveç finales, qyteti do të ofrojë një javë të tërë aktivitetesh për fansat.

EuroClub do të vendoset në ndërtesën madhështore të Bashkisë së Vjenës, ku do mbahet edhe Ceremonia e Hapjes më 10 maj. Ndërkohë, sheshi i Bashkisë shndërrohet në Eurovision Village, me koncerte, aktivitete dhe transmetime live të eventit, ashtu si në vitin 2015.

Organizatorët kanë theksuar se Vjena, si një nga vendet e vendosur në zemër të Evropës, është ideal për të festuar 70-vjetorin e Eurovisionit.

Ata kanë premtuar një spektakël madhështor që do të bashkojë mijëra artistë, delegacione, fansa dhe gazetarë nga e gjithë bota në një përvojë unike kulture dhe muzike.

Continue Reading

Magazinë

Nicolas Cage në bisedime për të luajtur në sezonin e pestë të “True Detective”

Published

on

Nicolas Cage, fitues i çmimit “Oscar”, është në bisedime për të marrë rolin kryesor në sezonin e pestë të dramës kriminale “True Detective”.

Sipas The Hollywood Reporter, ani pse roli nuk është zbuluar ende, pritet që Cage të portretizojë një oficer policie në qendër të një tjetër misteri. Ky sezon do të pasojë suksesin e madh të sezonit të katërt, “True Detective: Night Country”, ku protagoniste ishte fituesja e “Oscarit”, Jodie Foster.

Ky kapitull u prit me lavdërime dhe, siç theksojnë kritikët, “ringjalli serialin” pas dy sezoneve të mëparshme më pak të pëlqyera.

Issa López, i cili udhëhoqi me sukses sezonin e katërt, pritet të rikthehet edhe për sezonin e ri. HBO ka njoftuar se ngjarjet e sezonit të pestë do të zhvillohen në Jamaica Bay, New York, ndërsa premiera është planifikuar për vitin 2027.

Bisedimet me Cage kanë nisur që në fillim të verës, kur HBO u pyet për herë të parë rreth përfshirjes së aktorit i cili ka përjetuar ringjallje vitet e fundit, duke marrë vlerësime të mëdha me “Pig”, “The Unbearable Weight of Massive Talent” dhe “Dream Scenario”.

Continue Reading

Të kërkuara