Kulturë

Dakota Johnson reagon pas videos virale ku thuhej se ishte në dijeni të dhunës së Heard ndaj Depp

Për dy muajt e fundit, çështja e shpifjes së aktorit dhe Amber Heard fiksoi botën.

Published

on

Dakota Johnson nuk dëshiron të ketë aspak të bëjë me situatën ligjore të ish-bashkëjetuesit të saj, Johnny Depp.

Për dy muajt e fundit, çështja e shpifjes së aktorit dhe Amber Heard fiksoi botën dhe një video, e titulluar “Momenti i saktë që Dakota Johnson e dinte që Amber Heard ishte e dhunshme ndaj Johnny Depp”, u bë virale në internet.

Në klip, Depp dukej se i tregonte gishtin e lënduar Johnson ndërsa ata po promovonin Black Mass në Festivalin e Filmit në Venecia 2015. Vëmendja bëri që Johnson të frikësohej se ajo mund të thirrej për të dëshmuar.

“Unë thashë: ‘Oh Zot, pse? Pse jam përfshirë në këtë?’, tha ajo për Vanity Fair. “Nuk e mbaj mend fare këtë, por të lutem, më nxirr nga kjo. Mos e lër këtë të shkojë më tej. A mund ta imagjinosh, oh, Zot, sikur të më thërrisnin në tribunën e dëshmitarit?”

Gjatë gjyqit, Depp dëshmoi se gishti i tij i prerë dyshohet se ishte shkaktuar nga Heard gjatë një zënke që patën në Australi në mars të vitit 2015. Depp pretendoi se Heard hodhi një shishe vodka drejt tij dhe ajo iu thye në dorë. Heard e mohoi akuzën.

Nga ana tjetër, Johnson u trondit kur pa se sa shumë njerëz ishin të lidhur me këtë rast.

“Nuk mund ta besoj që njerëzit po e shikojnë [gjyqin] sikur të ishte një shfaqje”, tha ajo për revistën. “Është si një dramë në sallën e gjyqit dhe zemra ime thyhet. Është kaq, kaq, kaq çmenduri. Njerëzit janë kaq të çuditshëm. Interneti është një vend i egër.”

Në intervistën e saj të re, Johnson diskutoi gjithashtu trendin e kulturës së anulimit. Ajo nuk përmendi Depp ose Heard me emër, por argumentoi se njerëzit mund të evoluojnë dhe ndryshojnë me kalimin e kohës./Classlifestyle

Magazinë

Çorapja e ndotur e Michael Jacksonit shitet në ankand për një shifër të çmendur

Published

on

Një çorape e veshur nga Michael Jackson gjatë koncertit të tij në vitin 1997 në Nisë është shitur në ankand në Nîmes për 6,200 euro – më shumë se dyfishi i vlerës së saj të vlerësuar prej 3,000-4,000 eurosh. Ofertat filluan nga 2,500 euro.

Çorapja, e mbuluar me kristale të vogla, u mor nga një teknik zëri pas shfaqjes më 27 qershor 1997. Ankandi u zhvillua në Hôtel des Ventes de Nîmes, megjithëse blerësi mbetet anonim.

Sendet e Jacksonit kanë qenë prej kohësh të shtrenjta. Xhaketa e tij ikonike Thriller u shit për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011, ndërsa doreza e tij prej kristali Swarovski u shit për 350,000 dollarë në vitin 2009.

Edhe këpucët e përdorura gjatë provës së tij të parë të ecjes ‘moonwalk’ u shitën për 75,000 dollarë.

Edhe një herë, trashëgimia e Jacksonit dëshmon se është e përjetshme – edhe një çorape e vetme mund të bëhet një pjesë e historisë së muzikës.

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla për nënat e reja që mëngjesi të jetë më pak stresues

Published

on

Për nënat e reja mëngjesi është mjaft stresues.

Rreth ¼ e nënave të anketuara e shohin mëngjesin dhe vrapin për të çuar fëmijët në shkollë më stresuese se vizita nga prindërit ose të afërmit në mbrëmje.

Ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë duke qenë se askush nuk ka nevojë të ndjehet i dështuar si prind.

Këshilla kryesore është të filloni përgatitjet një natë më parë. Ju mund të reduktoni ndjeshëm kaosin në mëngjes duke filluar me përgatitjen e disa gjërave si p.sh: të bëni drekën, të të bëni gati çantat e fëmijëve, të nxirrni dhe të bëni gati rrobat e fëmijëve. Kjo duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme të secilit.

Për nënat ndihmon gjithashtu të shkojnë për të fjetur me kokën më të lehtë nga problemet, duke menduar të paktën që mund ta marrin shtruar të nesërmen.

Gjëja e dytë, që duhet bërë është të ngrihesh më herët se të tjerët për të bërë kafen, mëngjesin.

Continue Reading

Magazinë

Filmi “Heldin” me aktorin shqiptar Ridvan Murati bëhet pjesë e platformës Netflix

Published

on

Një tjetër sukses i kinematografisë evropiane që përfshin talent shqiptar tashmë është pjesë e gjigantit të transmetimit online, Netflix.

Filmi “Heldin” (titulli në anglisht: Late Shift), ku rolin e njërit prej personazheve e luan aktori i njohur shqiptar Ridvan Murati, është bërë zyrtarisht pjesë e katalogut të kësaj platforme. Ridvan Murati, një emër i njohur i skenës teatrore dhe kinematografisë në Zvicër, sjell në këtë projekt tjetër interpretim të fuqishëm, duke përforcuar praninë dhe ndikimin e aktorëve shqiptarë në produksionet ndërkombëtare me peshë.

Filmi është dramë intensive e 2025, me regji të Petra Volpe, dhe përqendrohet në personazhin Floria, një infermiere kirurgjie në një spital zviceran, e cila përballet me sfida gjatë një ndërrimi të vonë.

Teksa ndihmon një nënë në gjendje kritike, një paciente të moshuar e pacient privat kërkues, një gabim i rëndë kërcënon t’i rrëzojë të gjithë përpjekjet e saj.

“Heldin” është bashkëprodhim mes Zvicrës dhe Gjermanisë dhe pati premierën botërore në seksionin Berlinale Special Gala të edicionit të 75-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, më 17 shkurt 2025. Pas premierës, filmi u lansua edhe në kinematë zvicerane më 27 shkurt.

Për Ridvan Murati, i cili jeton e vepron prej vitesh në Zvicër, përfshirja në projekt të tillë ndërkombëtar, është dëshmi e vlerësimit të talentit në kinemanë europiane. Ai vazhdon të përfaqësojë me dinjitet artistët shqiptarë në skenën ndërkombëtare dhe t’u japë zë rrëfimeve me dimension njerëzor dhe emocional.

Për publikun shqiptar, prania e “Heldin” në Netflix është mundësi për të parë një prodhim cilësor, që sjell në vëmendje jo vetëm sfidat e sistemit shëndetësor, por fuqinë e individit për të përballuar situata të jashtëzakonshme — dhe këtë herë, me një emër shqiptar në kastin e tij.

 

Continue Reading

Kulturë

Promovohet vepra monumentale “Mapping Ethnic Albania”

Published

on

U promovua vepra monumentale “Mapping Ethnic Albania”, të autorit dhe diplomatit të shquar, Bejtullah Destani.

Ky libër përmbledh mbi 200 harta historike të trojeve shqiptare dhe dokumente të rralla nga arkivat më të mëdha evropiane, duke dokumentuar rrënjët tona.

Një botim i rëndësishëm që sjell në fokus hartëzimin historik, etnik dhe gjeopolitik të trojeve shqiptare ndër shekuj.

Libri paraqet një përmbledhje të pasur me harta, dokumente historike dhe analiza shkencore që dëshmojnë për shtrirjen e popullsisë shqiptare në hapësirat ballkanike, duke sfiduar shpeshherë narrativat zyrtare dhe historitë e manipuluara.

Continue Reading

Të kërkuara