Lajmet

Daka: Rekomandimi për certifikimin e kandidatëve për deputetë i pa qartë, nuk thotë asgjë

Published

on

Zyra për Regjistrim dhe Certifikimin e Partive Politike në KQZ i ka rekomanduar kolegjiumit në këtë institucion të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, ashtu siç kanë ardhur nga partitë politike.

Mirëpo kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka thotë se rekomandimi i tillë nuk e shpjegon se subjektet politike a i plotësojnë të gjitha kriteret.

E dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama kërkuan që të miratohet rekomandimi i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikimin e Partive Politike që të certifikohen gjithë kandidatët për deputetë që kanë ardhur nga partitë politike. Rrjedhimisht, edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Ndërsa, anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti kërkoi të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë pikë.

Daka theksoi se duhet të dërgohet dokumente dhe jo një rekomandim që nuk thotë asgjë.

“Po më duket se na the se ke marrë përgjigje nga institucionet në të cilat ke dërguar shkresa për verifikimin kandidatëve sepse kjo ka qenë tema që iu ka djegë të gjithëve. Verifikimi i kandidatëve është bërë nga gjashtë institucione dhe ne këtu nga ky rekomandim nuk e kemi të qartë se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet dhe cilët jo. Kërkesa dhe zyra është ajo që e bënë filtrimin dhe e cila e dërgon rekomandimin duke u bazuar në kërkesën ligjore nga neni 29. Kërkesat janë dërguar në të gjitha institucionet relevante dhe pas marrjes së përgjigjes nga këto institucione është kërkuar nga subjektet politike që të ndërrohen apo të zëvendësohen kandidatët që nuk kanë plotësuar këto kritere. Unë kam këtu para vetes një rekomandim i cili në fakt nuk na shpjegon se a i përmbushin këta kandidatë kriteret apo jo, fatkeqësisht ne nuk e kemi të qartë nga ky rekomandim se kush i përmbush kërkesat e kush jo…Kisha dashtë që neve së pari të na sillen të gjitha dokumentet sepse ne këtu nuk kemi dokumente, por kemi një rekomandim që nuk na thotë asgjë, rekomandimi thotë se praktikisht të certifikohen të gjithë kandidatë”, tha Daka.

Ky reagim i Dakës erdhi pasi kryeshefi i Zyrës për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së tha se zyra nuk ka arritur me zbatua tërësisht vendimin e pikës “q” të nenin 29 të Ligjit për Zgjedhje për shkak hamedësimit të kësaj pike.

“Fillimisht kemi pas 1081 kandidatë nga 25 subjekte politike, finalja është 1 mijë e 75. Të gjitha subjektet politike kanë plotësuar kriteret minimale. Kemi kërkuar shkresa nga institucionet e ndryshme për të na ndihmuar në vendimmarrje. Disa na kanë ndihmuar e disa na kanë bërë konfuz, ajo që vlen të theksohet është që zyra nuk ka arritur me zbatua plotësisht me vendim të pikës ‘q’ të nënti 29 për arsye të interpretimeve të ndryshme. Për atë arsye zyra iu rekomandon juve që të certifikoni ligjet ashtu siç është, ndërsa palët e interesuara nëse kanë ndonjë ankesë mund të bëjnë ankesa në institucionet e tjera për largimin e kandidatëve, nuk është hera e parë që një institucion tjetër largon kandidatë, ka ndodhur edhe më herët, nuk janë vetëm sipas pikës ‘q’, por ka edhe kur në listë të një komuniteti ka kandidatë nga një komunitet tjetër”, tha ai. 

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara