Teknologji

Curiosity filmon një “lule guri” në Mars – çfarë është ajo?

Ekspertët thonë se është një formacion mineral që e ka origjinën në të kaluarën e lashtë të Marsit.

Published

on

Rover Curiosity filmoi një “lule guri” magjepsëse në sipërfaqen e Marsit në fund të shkurtit.

Edhe pse i ngjan një luleje të vogël ose një krijim organik, ekspertët thonë se është një formacion mineral që e ka origjinën në të kaluarën e lashtë të Marsit.

Rover ka hasur në struktura të tilla më parë – grupime kristalore diagjenetike. Gjeofizikani Abigail Fraeman, e cila është duke punuar në projektin Curiosity, shkroi në Twitter se formacionet e gjetura më parë ishin të përbëra nga sulfate, shkruan Universe Today.

Në vitin 2013, Curiosity gjeti një strukturë tjetër të ngjashme me lulen në Mars dhe roveri Spirit gjeti shkëmbinj me një pamje të ngjashme, i cili u emërua – lulelakër për shkak të zgjatjeve të saj me gunga.

“Rover e fotografoi këtë formacion më 24 shkurt 2022. “Lulja” dhe objektet sferike prej guri që shihen në të djathtë u formuan në të kaluarën e lashtë të Marsit kur mineralet e bartura nga uji ndikuan në formën e shkëmbinjve”, tha NASA.

Continue Reading

Teknologji

iPhone i palosshëm po vjen, por ja sa do të kushtojë

Published

on

Apple pritet të zbulojë një iPhone të palosshëm vitin e ardhshëm, dhe raportet e fundit sugjerojnë se telefoni inteligjent hyri në testimin e prototipit në qershor.

Ky informacion bazohet në burime të zinxhirit të furnizimit, që pretendojnë se Apple tashmë ka një prototip funksional të telefonit të saj të parë të palosshëm.

Faza e testimit të prototipit pritet të zgjasë deri në fund të këtij viti, pas së cilës pajisja do të hyjë në fazën e Testit të Verifikimit Inxhinierik (EVT), dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, telefoni inteligjent duhet të prezantohet me serinë iPhone 18 në shtator 2026, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një raport i ri pohon se Apple ka ndaluar zhvillimin e iPad-it të palosshëm për shkak të vështirësive të ndryshme në prodhim dhe interesit të dobët të klientëve. Edhe pse nuk dihen shumë detaje për iPhone të palosshën, një gjë është e sigurt. Ai nuk do të jetë i lirë.

Thashethemet sugjerojnë një çmim fillestar prej 2,100 deri në 2,300 dollarë.

Continue Reading

Teknologji

Vjen ndryshimi i madh në Threads

Published

on

Threads ka vendosur të mundësojë dërgimin e mesazheve direkte (DM) për të gjithë përdoruesit e rritur, pas një periudhe testimi.

Mesazhet mund të dërgohen vetëm te ata që ju ndjekin ose me ndjekës të përbashkët në Instagram, formimi i një grupi në biseda ende nuk është i mundur, por është në zhvillim. Këto kufizime e bëjnë Threadsin ende të varur nga Instagrami, megjithatë përfaqësojnë një hap përpara krahasuar me përdorimin e inboxit të Instagramit për Threads.

Fillimisht, drejtuesit e Meta, përfshirë kreun e Instagramit Adam Mosseri, ishin kundër mesazheve direkte në Threads, por rritja e platformës – tashmë me mbi 350 milionë përdorues – ka shtyrë kompaninë të ndryshojë drejtim.

Meta po e pozicionon Threads gjithnjë e më shumë si një alternativë ndaj X (ish-Twitter), duke i dhënë prioritet bisedave dhe përmbajtjes aktuale.

Me përditësimin e ri, Threads shton edhe funksionin “highlight” për të theksuar trendet në aplikacion.

Continue Reading

Teknologji

Google humb betejën ligjore, Pixel 7 nuk do të shitet më në Japoni

Published

on

Gjiganti amerikan është shpallur fajtor në Japoni për shkelje të patentave.

Google ka humbur të drejtën për të shitur serinë Google Pixel 7, pas një mosmarrëveshjeje për patentat me kompaninë koreane të telefonisë celulare Pantech. Sipas një vendimi nga një gjykatë distrikti në Japoni, Google është shpallur fajtor për shkelje të patentave në lidhje me lidhjen LTE.

Pantech ngriti padi kundër Google, duke pretenduar se gjiganti i teknologjisë përdori të njëjtën teknologji të përshkruar në një patentë në pronësi të Pantech.

Patenta lidhet me mënyrën se si modemi LTE në telefonat Pixel komunikon me stacionet bazë. Megjithatë, patenta nuk u licencua me kushte të drejta.

Si rezultat, një gjykatë në Tokio vendosi që telefonat Pixel 7 duhet të hiqen nga raftet sepse Google refuzoi të bashkëpunonte.

Google refuzoi të paguante një tarifë licence dhe gjithashtu refuzoi të jepte të dhëna për numrin e telefonave Pixel 7 të shitur në Japoni.

Tregu japonez është i rëndësishëm për Google, telefonat Pixel janë të dytët më të shitur në vend, menjëherë pas iPhone, i ndjekur nga Samsung dhe Xiaomi.

Pantech tani po ngre një padi të re kundër Google, duke synuar modelet më të reja Pixel 8 dhe Pixel 9, kështu që pësojnë të njëjtin fat nëse dy kompanitë nuk arrijnë një kompromis.

Continue Reading

Teknologji

Dubai bën testin e parë, synon të “luftojë” trafikun me Taksitë Ajrore Joby deri në 2026

Published

on

Dubai po afron me hapa të shpejtë drejt përdorimit të taksive ajrore elektrike për të shmangur trafikun.

Kompania Joby Aviation zhvilloi fluturimin e parë provë të taksisë së saj ajrore eVTOL në Emirate, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt lansimit komercial në vitin 2026.

Këto taksi ajrore mund të përshkojnë deri në 160 km me shpejtësi deri në 320 km/orë dhe premtojnë të ulin ndjeshëm kohën e udhëtimit, si për shembull nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait në Palm Jumeirah, që do të zgjasë vetëm 12 minuta, përcjell Telegrafi.

Megjithëse çmimet fillestare do të jenë më të larta dhe do t’u drejtohen udhëtarëve me të ardhura më të larta, synimi është që më vonë të jenë të përballueshme për të gjithë. Ky projekt do të jetë miqësor me mjedisin, pasi taksitë janë plotësisht elektrike dhe pa emetime.

Sidoqoftë, mbeten sfida të rëndësishme për miratimet rregullatore dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për këto fluturime urbane.

Continue Reading

Të kërkuara