Sport

Cristiano Ronaldo lë përfundimisht Juventusin

Published

on

Pas tri vitesh në Juventus, CR7 do të rikthehet në Angli, në Mançester. Por, do të luajë te City e jo United, diça që nuk e kanë pritur mirë as tifozët e as ata që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë te “Djajtë e Kuq”.

Cristiano Ronaldo është shumë afër transferimit te Manchester City.

Fabrizio Romano shkruan në llogarinë e tij në Twitter se CR7 ishte herë në mëngjes në qendrën stërvitore të Juventusit, ku është përshëndetur me shokët, pasi është afër transferimit në Angli te kampioni, Manchester City.

Ai ka qëndruar për 40 minuta dhe është larguar, por nuk është stërvitur me skuadrën.

Romeo Agresti, gazetari i GOAL ka publikuar një video të momentit të largimit të Ronaldos nga Continassa, qendra stërvitore e Juves.

Ai është duke pritur që agjenti i tij, Jorge Mendes, të kompletojë sa më parë transferimin te City – gjithçka mund të finalizohet gjatë ditës së premte.

Sport

Sukses për Kosovën në triatlon, Albion Ymeri fiton medaljen e argjendtë

Published

on

By

Liqeni i Batllavës ishte të dielën qendër e triatlonit, duke mirëpritur garën ndërkombëtare Kosova Sprint Triathlon 2026, ku morën pjesë triatletë nga Kosova dhe vende të tjera.

Gara u zhvillua në disiplinën sprint, që përfshinte 750 metra not, 20 kilometra çiklizëm dhe 5 kilometra vrapim.

Triatlonisti kosovar Albion Ymeri regjistroi një sukses të rëndësishëm, duke fituar medaljen e argjendtë në konkurrencën ndërkombëtare të meshkujve.

Paralelisht me garën ndërkombëtare u organizua edhe Kampionati i Kosovës në Sprint Triathlon për kategoritë seniorë dhe juniorë, ku sportistët vendas garuan për titujt kampionalë.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve morën pjesë presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe nënkryetari Milaim Kelmendi.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzoi Federatën e Triathlonit të Kosovës për organizimin e suksesshëm të garës, si dhe të gjithë sportistët për paraqitjet dhe rezultatet e arritura.

D.L

Continue Reading

Sport

Vetëm 16 ditë në detyrë, Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane

Published

on

By

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqje nga postet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit, raportoi të hënën mbrëma “Sky Sport Italia”.

Dyshja largohet vetëm 16 ditë pasi mori detyrat në federatë. Maldini ishte emëruar drejtor teknik me misionin për të riorganizuar dhe rikthyer stabilitetin në përfaqësuesen italiane, ndërsa Leonardo shërbente si këshilltar i tij.

Vendimi për dorëheqje erdhi menjëherë pasi ish-mesfushori i Italisë, Andrea Pirlo, bëri të ditur se nuk ishte më kandidat për postin e përzgjedhësit të “Azzurrëve”.

Sipas raportimeve, Pirlo ishte kandidati i preferuar i Maldinit për të marrë drejtimin e kombëtares, pasi Pep Guardiola kishte refuzuar ofertën e Federatës Italiane të Futbollit.

Pas largimit të Maldinit dhe Leonardos, mediat italiane raportojnë se Roberto Mancini është favoriti kryesor për t’u rikthyer në stolin e Italisë.

D.L

Continue Reading

Sport

Goli spektakolar i Cabral fiton çmimin e golit më të bukur të Kupës së Botës

Published

on

By

Goli spektakolar i Sidny Lopes Cabral për Kepin e Gjelbër ndaj Argjentinës në fazën e 1/16 së finales është shpallur goli më i bukur i Kupës së Botës, ka njoftuar FIFA.

Cabral realizoi një supergol me një goditje të fuqishme nga krahu i majtë, duke e dërguar topin në këndin e portës dhe duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit argjentinas, Emiliano Martínez. Para finalizimit, ai u lirua me mjeshtëri nga mbrojtja falë një driblimi ndaj Alexis Mac Allister.

Futbollisti i Kepit të Gjelbër shënoi në minutën e 103-të për të barazuar rezultatin në 2:2. Megjithatë, Argjentina siguroi kualifikimin në çerekfinale falë një autogoli të Diney në minutën e 111-të, duke triumfuar me rezultat 3:2 pas vazhdimeve.

Në renditjen e golave më të bukur të turneut, vendi i dytë i takoi Eldor Shomurodovit të Uzbekistanit, ndërsa i treti Wilson Isidorit të Haitit.

“Çdo futbollist ëndërron të shënojë një gol në Kupën e Botës. Por ta bësh këtë në një mënyrë të tillë, në një skenë kaq të madhe dhe kundër një kundërshtari si Argjentina, është diçka e jashtëzakonshme. Isha vërtet shumë i lumtur”, ka deklaruar Cabral.

D.L

Continue Reading

Sport

Hidhet shorti i Superligës, Drita e nis mbrojtjen e titullit me derbi ndaj Llapit

Published

on

By

Kampionia në fuqi, Drita, do ta nisë mbrojtjen e titullit me një përballje të fortë ndaj Llapit, ndërsa një tjetër derbi i javës hapëse do të jetë ai mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Ndeshjet e tjera të xhiros së parë janë: Vushtrria – Malisheva, Drenica – Dukagjini dhe Feronikeli 74 – Gjilani.

Edicioni i ri i Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës do të nisë më 15 gusht.

Continue Reading

Të kërkuara