Mbase keni menduar se Cristiano Ronaldo është shumë i zënë dhe nuk ka kohë ta shikojë “X Factorin”. Por duket se sulmuesi i Manchester United është fans i një prej artistëve më të mëdhenj të shfaqjes – James Arthur.
Shoku më i mirë i këngëtarit, Olly Murs ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i ka bërë ftesë Jamesit në Instagram për të performuar në ditëlindjen e tij. Ai shpjegoi: “James më tregoi se Ronaldo i kishte shkruar atij për të performuar në ditëlindjen e tij”.
Olly më tej tha se është një tifoz i madh i Cristianos dhe i kishte kërkuar shokut të tij, ish -futbollistit dhe drejtorit teknik të Man Utd, Darren Fletcher, që t’ia mundësonte takimin me Ronaldon./UBTNews