Lajmet

Covid dyfishon vdekshmërinë gjatë operacioneve

Published

on

Studimi amerikan me mbi 5 mijë pacientë: Covid dyfishon vdekshmërinë gjatë operacioneve

Ky studime shkencore duket se konfirmojnë marrëdhëniet midis Covid dhe vdekshmërisë post-operative. E para vjen nga SHBA ku duket se përqindja e vdekjeve nga ndërhyrjet kirurgjikale është 14.8% në pacientët pozitivë me  Covid, krahasuar me 7.1% të atyre që nuk janë infektuar nga virusi. Hulumtimi amerikan i kryer në 5,500 pacientë të kirurgjisë në spitale ka zbuluar dyfish të vdekshmërisë post-operative për ata që kanë qenë të infektuar me Sars-Cov-2.

Sondazhi i botuar nga Jama, organi zyrtar i Shoqatës Mjekësore të SHBA-së, raportohet sot të dhënat ku operacionet u ndanë në dy grupe: pozitive për Covid dhe negative për virusin.

Një studim tjetër ndërkombëtar, i kryer nga grupi GlobalSurg Collaborative dhe i botuar në Anesthesia, një revistë shkencore prestigjioze ndërkombëtare, konfirmon rritjen e vdekshmërisë post-operative në pacientët e infektuar me virus. Ky studim përfshiu 116 vende, 1,674 spitale dhe mbi 140,000 pacientë. Mbi 1500 autorë të përfshirë.

Edhe këtu u zbulua se infeksioni pre-operativ SARS-CoV-2 rrit vdekshmërinë pas operacionit, por pacientët me simptoma pas 7 ditësh pas diagnozës së infeksionit mund të përfitojnë nga një vonesë e mëtejshme e operacionit.

Hulumtimi, i cili studioi vdekshmërinë 30-ditore post-operative përfshiu pacientë Covid-19 që morën operacione elektive ose urgjente në tetor 2020, krahasuar ata me preoperativë pa infeksion, tregoi se nëse është e mundur, operacioni duhet të vonohet për të paktën 7 ditë pas infeksionit SARS-CoV-2.

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Lajmet

Caktohet prokurori i ri për rastin e fletëvotimeve në Mitrovicë

Published

on

By

Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është caktuar si prokuror përgjegjës për hetimin e rastit të fletëvotimeve në këtë qytet, shkruan Ekonomia Online.

Deri më tani, rastin e ka trajtuar prokurori Shpejtim Peci, por ai tashmë është zëvendësuar nga Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë./EO

Continue Reading

Të kërkuara