Lajmet

COVID-19: Vala e tetë godet Francën

Aktualisht, raportohen rreth 17,000 raste të reja me Covid-19 çdo ditë.

Published

on

Në vetëm një javë, rastet me Covid-19 u rritën me 33%, sipas “Santé Publique France”. “Një valë e tetë po afron, duhet të jemi vigjilentë dhe tu bëjmë thirrje qytetarëve të jenë përgjegjës”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, François Braun.

Aktualisht, raportohen rreth 17,000 raste të reja me Covid-19 çdo ditë. Midis të dielës dhe të hënës ka pasur 4,579 raste të reja, krahasuar me 16,422 një ditë më pare. Shkalla e incidencës vijon të rritet, duke arritur në 178 raste për 100 mijë banorë krahasuar me 173 dy ditë më parë. Numri i infeksioneve tek fëmijët nën 10 vjeç mbetet veçanërisht i lartë.

Nëse varianti aktualisht në qarkullim, BA5, është më pak i rrezikshëm se ai i mëparshmi, ai është shumë ngjitës. Aktualisht, nën kujdesin intensiv në France janë 13183 pacientë./atsh/

Lajmet

​Ish-shefi i FBI-së deklarohet i pafajshëm

Published

on

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është deklaruar i pafajshëm për akuzat penale që e akuzojnë atë për dhënien e deklaratave të rreme dhe pengimin e një hetimi të Kongresit, raportuan mediat amerikane.

Akuzat u ngritën nga ish-avokatja e Trump, Lindsey Halligan, e cila u emërua prokurore amerikane për Distriktin Lindor të Virxhinias muajin e kaluar pasi presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi paraardhësin e saj për ngurrimin e tij për të ndjekur penalisht Comey dhe Prokuroren e Përgjithshme të Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James.

Comey, i cili u paraqit në gjykatë në Aleksandri, Virxhinia, akuzohet se ka bërë me vetëdije një deklaratë të rreme kur i tha një senatori republikan gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020 se i qëndronte besnik dëshmisë së tij të mëparshme.

Ai dëshmoi në atë kohë se nuk kishte autorizuar askënd të shërbente si burim anonim për median në lidhje me hetimet e FBI-së.

Comey akuzohet për autorizimin e një punonjësi të FBI-së për të zbuluar informacione në lidhje me një hetim federal.

Aktakuza nuk specifikon se për cilin hetim bëhet fjalë, por duket se bëhet fjalë për demokraten Hillary Clinton. Aktakuza gjithashtu nuk jep detaje në lidhje me provat kundër Comey.

Trump ka kërcënuar të burgosë rivalët e tij politikë që nga fillimi i fushatës së tij presidenciale 2016, por çështja kundër Comey është hera e parë që administrata e tij ka arritur të padisë njërin prej tyre nga një juri e madhe.

Departamenti i Drejtësisë po heton gjithashtu senatorin demokrat të Kalifornisë, Adam Schiff, si dhe kolegun e tij të partisë, John Bolton, i cili ishte një zyrtar i sigurisë kombëtare në mandatin e parë të Trump si president./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Nafta arrin mbi 66 dollarë

Published

on

Çmimet e naftës u rritën mbi 66 dollarë në tregjet ndërkombëtare këtë javë me prodhuesit kryesorë që njoftuan vetëm një rritje modeste të furnizimit drejt fundit të vitit dhe se ishin tregues të kërkesës së qëndrueshme për karburant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 1.04 dollarë më i lartë se mbyllja e djeshme, në 66.49 dollarë.

Në tregun amerikan, një fuçi tregtohej me një çmim 1.13 dollarë më të lartë, në 62.86 dollarë.

Investitorët u kapën në befasi nga njoftimi në fillim të javës nga prodhuesit kryesorë se ata synojnë të rrisin vetëm pak furnizimin drejt fundit të vitit.

Grupi prej tetë anëtarësh të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj njoftuan të dielën se do të pomponin vetëm 137 mijë shtesë në ditë në treg në nëntor, pas tetorit.

Tregjet kishin pritur që tetori të shënonte vetëm një pushim afatshkurtër në normalizimin e përshpejtuar të furnizimeve.

Çmimet u rritën gjithashtu nga treguesit e kërkesës së fortë për karburant në SHBA.

Inventarët e benzinës komerciale ranë me 1.25 milionë fuçi javën e kaluar, dhe inventarët e distilimeve, të tilla si nafta për ngrohje dhe nafta, me 1.82 milionë fuçi, treguan të dhënat nga shoqata e prodhuesve API. Inventarët e naftës bruto u rritën me 2.78 milionë fuçi.

OPEC tha veçmas se një fuçi nafte bruto e anëtarëve të saj u rrit me 25 centë në 66.51 dollarë të martën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Projektligji i ri për rezervat e naftës, Shqipëria garanton furnizimin dhe rrit sigurinë energjetike

Published

on

Qeveria e Shqipërisë ka finalizuar dhe pret të paraqesë për miratim në Kuvend projektligjin “Për Krijimin, Mbajtjen dhe Menaxhimin e Rezervave Minimale të Sigurisë të Naftës Bruto dhe Nënprodukteve të Saj”, ku ky akt ligjor vjen si një detyrim i Komunitetit të Energjisë dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe synon të rrisë ndjeshëm sigurinë e furnizimit me karburant në vend.

Objektivi kryesor është garantimi i rezervave të naftës për të përballuar mungesat ose reduktimet e papritura të furnizimit të tregut.

Projektligji parashikon krijimin e një Autoriteti të ri (ARS), i cili do të jetë institucioni përgjegjës për krijimin, mbajtjen dhe përdorimin e rezervave të sigurisë. Ky autoritet do të jetë person juridik publik, jofitimprurës dhe jo buxhetor, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Targeti final i Shqipërisë, sipas kërkesave të Direktivës 2009/119/KE, do të jetë mbajtja e rezervave të barabarta me të paktën 90 ditë importe mesatare neto ose 61 ditë konsumi mesatar ditor i brendshëm, cilado qoftë sasia më e madhe.

Këto rezerva nuk do të krijohen menjëherë, por gradualisht dhe në mënyrë proporcionale, bazuar në një Plan Veprimi që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Një nga pikat kyçe të projektligjit ka të bëjë me financimin e këtij detyrimi të ri. Kostot për krijimin, ruajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë do të mbulohen përmes vendosjes së një tarife të posaçme.

Kjo tarifë do të aplikohet mbi sasitë e produkteve hidrokarbure që i nënshtrohen detyrimit të pagesës së taksës së akcizës dhe mbledhja e kësaj pagese do të bëhet nga Autoriteti Doganor dhe do të shkojë direkt në llogarinë e Autoritetit të ri (ARS).

Tarifa specifike pritet të përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave çdo vit, duke e bërë atë subjekt të lëkundjeve të çmimeve ndërkombëtare.

Projektligji i ri zëvendëson ligjin ekzistues të vitit 1999, i cili detyronte vetëm industrinë e naftës – kompanitë e tregtimit me shumicë dhe rafineritë – për mbajtjen e rezervës.

Në rast të ndërprerjes së furnizimit, Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin për përdorimin e rezervave të sigurisë, në përputhje me “Planin Kombëtar të Reagimit”.

Projektligji thekson se pavarësisht vonesave, detyrimi duhej të kishte nisur më 1 janar 2024 ku ky akt është thelbësor për harmonizimin me Acquis Communautaire dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Aktgjykimi i Kushtetueses për Kuvendin, reagimi i kreut të KDI-së

Published

on

Kreu i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) Ismet Kryeziu ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e saj të plotë, sipas të cilit përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe.

Kryeziu në një postim në Facebook shkruan se dështimi për konstituimin e legjislativit të nëntë nuk ndodhi për shkak të pengesave nga komuniteti serb, por për shkak të mos votimit të shumicës së deputetëve.

Përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe, e jo komunitetit serb, dhe për këtë arsye Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar, ka shkruar ai.

Kryeziu tha se Gjykata Kushtetuese po ashtu bëri të ditur se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një ose disa anëtarë të Kryesisë për arsye që nuk varen nga vullneti i shumicës, por për shkak të pengimit nga deputetë apo grupe të caktuara politike, përfshirë ato të komuniteteve pakicë, Kuvendi mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë. Për sa kohë që Kryesia ka kuorum për vendimmarrje, përfundon Kryeziu.

Gjykata Kushtetuese  ka publikuar ditën e djeshme aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i mos zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 (Zgjedhja dhe mandati) dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 (Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata ka urdhëruar që seanca konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të mbetur prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara