Lajmet

COVID-19: Gati 200 milionë raste në botë

Vendi i parë, përsa i përket infeksioneve, është SHBA-ja.

Published

on

Bota po i afrohet 200 milionë rasteve COVID-19, ndërsa janë më shumë se 4,25 milionë vdekje të konfirmuara për shkak të pandemisë.

Sipas hartës së të dhënave për urgjencën shëndetësore, të përpiluar nga Universiteti “John Hopkins”, 199 803 078 raste infektimi dhe 4 251 176 vdekje nga COVID-19 janë regjistruar globalisht deri më tani.

Raportohet se vendi i parë, përsa i përket infeksioneve, është SHBA-ja (mbi 35,2 milionë), India (31,7 milionë), Brazili (19,9 milionë), Rusia (6,27 milionë) dhe Franca (6,24 milionë), transmeton ATSH.

Rekordi i vdekjeve, gjithashtu, i përket SHBA-së me mbi 614 000 viktima, Brazili (558 432) dhe India (425 757).

Dje, një raport javor epidemiologjik i botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se rastet e reja globale të COVID-19 kanë qenë në rritje për më shumë se një muaj dhe bota mund të arrijë më shumë se 200 milionë raste javën e ardhshme.

Continue Reading

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës

Published

on

Gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Bostan të Novobërdës po sjellin të dhëna të reja për këtë lokalitet të lashtë, i cili lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Hulumtimet e zhvilluara gjatë viteve të fundit kanë konfirmuar praninë e një vendbanimi të fortifikuar, ku janë evidentuar gjurmë të një muri rrethues, një kulle dhe një porte.

Materialet arkeologjike të zbuluara dëshmojnë për rëndësinë e këtij lokaliteti gjatë periudhës klasike dhe helenistike.

Të dhënat e deritanishme e rendisin Bostanin ndër lokalitetet me rëndësi për studimin e jetës, ekonomisë dhe organizimit të vendbanimeve në Dardani gjatë periudhës së Mbretërisë Dardane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës merr pjesë në takimin vjetor të ISBN-së në Madrid

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës po merr pjesë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor të Agjencisë Ndërkombëtare të ISBN-së, i cili po mbahet në Madrid të Spanjës.

Takimi mbledh përfaqësues të agjencive kombëtare të ISBN-së nga vende të ndryshme të botës, me qëllim të diskutimit të zhvillimeve të reja në sistemin ndërkombëtar të identifikimit të botimeve.

Në fokus të takimit është edhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sistemin ISBN dhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë.

Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë takim kontribuon në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në ndjekjen e zhvillimeve të reja në standardizimin dhe identifikimin e botimeve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tubimet e 16 shtatorit, Franca u kërkon shtetasve të shmangin lëvizjet

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës u ka rekomanduar shtetasve francezë në Kosovë që të tregojnë vigjilencë më 16 shtator, pasi në të gjitha qytetet e vendit janë planifikuar tubime të mëdha me karakter politik.

Në një njoftim për sigurinë, autoritetet franceze u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që t’i shmangin protestat dhe lëvizjet jo të domosdoshme gjatë ditës.

“Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, në të gjitha qytetet e vendit janë planifikuar tubime të mëdha me karakter politik”, thuhet në njoftim.

Shtetasve francezë u rekomandohet të qëndrojnë larg këtyre tubimeve dhe të shmangin çdo lëvizje jo të domosdoshme në qytete dhe në të gjithë vendin deri në fund të ditës.

Një ditë më parë, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë lëshoi një njoftim për sigurinë, duke paralajmëruar për protesta të mëdha që pritet të zhvillohen më 16 shtator në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të Kosovës.

Sipas Ambasadës amerikane, disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha, të cilat mund të shkaktojnë grumbullime të shumta të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në qarkullimin rrugor./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT në IOFOS 2026: Profesoresha Miranda Sejdiu Abazi prezanton hulumtimin në Portugali

Published

on

By

Prof. Miranda Sejdiu Abazi ka përfaqësuar komunitetin akademik me prezantimin e punimit të saj shkencor në kongresin trevjeçar të Organizatës Ndërkombëtare për Odonto-Stomatologjinë Forenzike (IOFOS 2026), i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Hulumtimi i saj i paraqitur përmes posterit shkencor me titull “Sex-related morphological trends of palatal rugae in adolescents and their forensic identification value” (PP23), trajton rëndësinë e karakteristikave morfologjike të qiellzës në identifikimin forenzik, si dhe dallimet gjinore te moshat adoleshente.

Punimi i Prof. Sejdiu Abazi është përfshirë gjithashtu në përmbledhjen zyrtare të punimeve (Proceedings) të Kongresit IOFOS 2026, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në veprimtarinë e saj kërkimore-shkencore në fushën e odontologjisë forenzike.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje supreme ndërkombëtare i shërbeu shkëmbimit të përvojave akademike, prezantimit të gjetjeve shkencore dhe krijimit të urave të bashkëpunimit me ekspertë e profesionistë të fushës nga e gjithë bota.

Continue Reading

Të kërkuara