Sport

Coutinho rrezikon ta humb “El Clasicon”

Published

on

Lajme të këqija për trajnerin Ronald Koeman e sidomos për mesfushorin ofensiv, Philippe Coutinho.

Sipas Mundo Deportivo, braziliani nuk ka përmirësime që nga lëndimi në gju, andaj do mungojë më shumë se sa pritej, përcjellë lajmi.net.

Coutinho pësoi lëndim në muskuj në gjurin e majtë gjatë barazimit me Eibarin në dhjetor dhe pas operacionit pritej që të rikthehet pas tre muajve, pra të jetë gati për “El Classico”, e paraparë të zhvillohet me 10 prill.

Mirëpo, kjo mesa duket nuk do të ndodh. Lajm i keq tjetër për Barcelonën është edhe që sulmuesi Ansu Fati gjithashtu është duke pasur probleme me shërimin.

Fati pritet të rikthehet në muajin e ardhshëm, ndërsa rikthimi i Coutinhos ende nuk dihet, por duke u bazuar në raportimin e Mundo Deportivo do vazhdojë edhe për një kohë me të gjatë.

Nga te tre lojtarët që kanë pasur lëndime në gju, vetëm Gerard Pique ka arritur të rikthehet në kohë, por ky i fundit nuk u operua.

Lajmet

​Vdes ish-futbollisti belg Boeck

Published

on

Glen De Boeck, ish-mbrojtësi i njohur belg dhe kapiten i Anderlechtit, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pasi pësoi një hemorragji të rëndë në tru që e la në koma për tre ditë, dhe pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtonte.

De Boeck u rrëzua në shtëpinë e tij të premten dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Universitar të Antwerpit, ku ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët.

Ai lë pas dy vajzat e tij, Bo dhe Caro.

Karriera e De Boeck filloi te FC Boom, për të vazhduar te KV Mechelen dhe më pas te Anderlecht, ku mbajti shiritin e kapitenit dhe fitoi tre tituj të kampionatit. Ai u vlerësua si një nga mbrojtësit më të fortë belgë të brezit të tij dhe luajti 36 ndeshje me ekipin kombëtar të Belgjikës.

Lëndimet e rënda në gju e detyruan të tërhiqej nga futbolli në vitin 2005.

Pas pensionimit, ai u angazhua si trajner, duke punuar në disa klube belgë dhe holandeze. Vdekja e tij vjen pas një viti të vështirë për familjen, pasi edhe babai i tij ndërroi jetë më herët gjatë 2025-ës. Futbolli belg ka humbur një prej figurave të tij më të respektuara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rejhan Halili emërohet zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në ICMG

Published

on

Udhëheqësja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Rejhan Halili, është emëruar zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Vendimi unanim është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të ICMG, të mbajtur javën e kaluar në Portimao të Portugalisë.

Përvoja e saj e gjatë dhe ekspertiza si udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në KOK, anëtare e komisionit “ENGSO – Barazia në Sport” dhe shefe e misionit në disa edicione të Lojërave Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë, e bëjnë kontributin e saj në punën e komisionit “Gratë në Sport” jashtëzakonisht të vlefshëm.

Pikërisht mbledhja e radhës e këtij komisioni do të mbahet në Prishtinë, në fillim të vitit të ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rrahmani: Fitorja ndaj Juventusit shumë e rëndësishme

Published

on

Napoli arriti një fitore të rëndësishme ndaj Juventusit në stadiumin “Maradona”, dhe mbrojtësi Amir Rrahmani e vlerësoi këtë sukses pas ndeshjes.

“Çdo fitore është gjithmonë e rëndësishme. Nuk kemi qenë kurrë në telashe. Ata që luajnë tani po luajnë mirë. Sot luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer që lufton për gjysmën e sipërme të tabelës, kështu që fitorja është edhe më e rëndësishme,” tha Rrahmani.

Ai theksoi se tani vëmendja është te sfida e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

“Tani duhet ta shijojmë këtë fitore, sepse luftuam, por e merituam. Pastaj do të mendojmë për Ligën e Kampionëve, po luajmë jashtë fushe dhe kjo është gjithmonë e vështirë.”, tha ai.

Rrahmani nuk la pa përmendur edhe trajnerin Luciano Spalletti.

“Nuk jemi takuar, por ai është ende një nga trajnerët më të mirë që kam pasur. Të gjithë e dimë se është një njeri i shkëlqyer.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Liverpooli në krizë para sfidës me Interin

Published

on

Liverpooli po përjeton momente të nxehta në prag të ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Interit, ndërsa e ardhmja e Mohamed Salahit për këtë duel mbetet e paqartë.

Sulmuesi egjiptian mund të mos udhëtojë fare drejt Milanos, pasi klubi është duke shqyrtuar masa disiplinore ndaj tij pas komenteve të ashpra që ai ka bërë kundër trajnerit Arne Slot.

Sipas burimeve të brendshme, drejtuesit e Liverpoolit janë të shqetësuar nga sjellja e Salahut dhe po diskutojnë nëse veprimet e tij cenojnë autoritetin e trajnerit dhe atmosferën në ekip. Vendimi përfundimtar pritet të merret sot, pak para se Slot të dalë në konferencën e planifikuar për shtyp.

Ndeshja kundër Interit është një test i madh për Liverpoolin, por tensionet e brendshme po e errësojnë përgatitjen e skuadrës.

Nëse Salah përjashtohet, kjo do të krijonte tronditje të madhe brenda klubit dhe te tifozët, duke shtuar presionin mbi trajnerin dhe ekipin në një moment kritik të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara