Sport

Conte: Shumë njerëzve mund t’ua mësoj futbollin

Ai këtë e tha në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së të hënës.

Published

on

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, u ka dhënë kundërpërgjigje të ashpër kritikëve pas humbjes së Tottenhamit kundër Arsenalit.

“Spurs” humbën ndeshjen e tyre të parë në Premier Ligë gjatë fundjavës ssë kaluar dhe tani janë gati të përballen me Eintracht Frankfurtin në Ligën e Kampionëve.

Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes të hënën, Conte iu kundërpërgjigj kritikave, duke këmbëngulur se ai “mund t’u mësojë futbollin shumë njerëzve” dhe duke pretenduar fitoret e tij në Itali dhe Angli e dëshmojnë këtë.

“Edhe kur humbni edhe kur fitoni duhet të shpjegoheni, por për mua është e rëndësishme që të marrë nga lojtarët më të mirën në situata të ndryshme në bazë të karakteristikave të tyre, por si do që të jetë, ju mund të pranoni gjashtë, shtatë apo tetë gola. Në Angli këto ndodhin në shumë raste. Në karrierën time nuk ka ndodhur kurrë dhe mua nuk më pëlqen të luajmë shumë hapur dhe të lejojmë shumë hapësira dhe të pranojmë gjashtë, shtatë, tetë gola. Kam fituar në Anglin ë të kaluarën dhe mendoj që mund t’ua mësoj futbollin shumë njerëzve”, tha Conte.

Tottenhami ka një fitore dhe një humbje në dy të ndeshjet e Ligës së Kampionëve në kuadër të fazës së grupeve.

Lajmet

​Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës

Published

on

Superkompjuteri i Opta-s ka analizuar mijëra skenarë për Kupën e Botës 2026 dhe në krye të favoritëve del Spanja e Luis de la Fuentes.

Kampionët e Evropës shfaqen me një probabilitet 17 për qind për të fituar trofeun dhe modeli statistikor i vendos ata qartë përpara rivalëve.

Pas tyre vjen Franca me 14.1 për qind, e cila kërkon të shkruajë histori duke synuar finalen e tretë radhazi, një arritje që deri tani i përket vetëm Gjermanisë dhe Brazilit.

Në vendin e tretë qëndron Anglia me një shans 11.8 për qind, një ekip i fortë statistikisht por i penguar prej dekadash nga mungesa e trofeve të mëdha.

Argjentina, kampionia aktuale e botës, ka vetëm 8.7 për qind për të përsëritur suksesin e vitit 2022, megjithatë mbetet kombi jo-evropian me shanset më të mira. Ndërkohë Portugalia, me 6.6 për qind, shihet si ekipi më premtues që nuk ka fituar kurrë një Kupë Bote dhe kërkon të shfrytëzojë momentin e mirë pas triumfit në Ligën e Kombeve.

Sa i përket mikpritësve, vetëm Meksika ka një shans të matshëm me 1.3 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja mbeten shumë larg garës për titull. Nga Afrika, Maroku ruan statusin e ekipit më konkurrues, me 1.1 për qind, duke u mbështetur në ecurinë historike të vitit 2022.

Superkompjuteri ka dhënë verdiktin e tij dhe nëse statistikat dalin të sakta, Spanja duhet të fillojë të përgatisë hapësirën për një trofe të ri në muzeun e saj./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vojvoda: Kualifikimi në Botëror do të ishte realizim i ëndrrës së fëmijërisë

Published

on

Mërgim Vojvoda, një prej shtyllave të mbrojtjes së Kombëtares së Kosovës ka shpalosur emocionet, synimet dhe realizmin e një futbollisti që ka kaluar vite të rëndësishme me fanellën e Dardanëve.

Për të, kualifikimi në Kampionatin Botëror 2026 do të ishte kulmi i karrierës dhe realizimi i ëndrrës së fëmijërisë.

Ai ka theksuar se një sukses i tillë do të kishte peshën e një momenti që e tejkalon çdo arritje individuale.

“Për mua do të ishte ëndrra më e madhe sa i përket futbollit. Kam ëndërruar të luaj në një Kupë të Botës. Të paraqitesha me Kosovën, nuk ka arritje më të madhe. Për mua është gjithçka. Qëllimi është të kualifikohemi, por janë shumë faktorë që duhet të merren parasysh. Nuk do të jetë e lehtë”, tha Vojvoda në FFK Podcast.

Vojvoda e sheh sfidën kundër Sllovakisë si tërësisht të hapur, duke vlerësuar se ekipi i Kosovës ka treguar pjekuri dhe karakter për ta çuar deri në fund këtë rrugëtim. Sipas tij, fakti që finalja e mundshme luhet në shtëpi i jep Dardanëve një ndjenjë shtesë besimi dhe motivimi.

Përballjet e “play-off”-it i ka cilësuar si finale të vërteta, ku çdo detaj, qoftë energjia, freskia apo përqendrimi, mund të bëjë diferencën.

Vojvoda është ndalur edhe te ndryshimet mes gjeneratave, duke vlerësuar se lojtarët e rinj të Kombëtares po tregojnë disiplinë, përqendrim dhe respekt të jashtëzakonshëm për fanellën. Ai ka veçuar me admirim sakrificat e disa prej tyre që udhëtojnë me orë të tëra nga vende të largëta vetëm për të qenë pjesë e Kosovës, duke e cilësuar këtë përkushtim si shembull frymëzues.

Në rikthimin e tij emocionues te humbja e ashpër kundër Zvicrës në nisje të kualifikimeve, Vojvoda ka pranuar se ekipi e përjetoi rëndë atë rezultat.

Megjithatë, ai shtoi se pikërisht ajo sfidë shërbeu si pikë kthese, sepse nga ajo ndeshje grupi ndryshoi qasjen, u bë më kompakt dhe më i bashkuar. Ky transformim, sipas tij, ishte themelor në arritjen e “play-off”-it.

“Kanë qenë të vështira këta tre muaj, intensivë, sidomos pas ndeshjes së parë kur kemi humbur fëlliqtë, ndonëse nuk e kemi merituar atë rezultat. Por pas asaj ndeshjeje shumë njerëz i kemi dëshpëruar. Besoj se ka qenë rrugëtim i vështirë, por me fund shumë të mirë”, tha tutje Vojvoda./S.K/FFK/

 

Continue Reading

Lajmet

Duelet në Kupën e Kosovës, favoritët kalojnë tutje

Published

on

Pas zhvillimit të 9 dueleve nga Kupa e Kosovës në fazën e 1/32 të kompeticionit, me favoritët që kanë arritur të kalojnë tutje.

Drita ia doli të fitojë 0-3 në Pejë ndaj Besës, poashtu edhe Ballkani ka mposhtur 1-0 Rilindjen 1974, kurse Llapi ka arritur fitore bindëse 4-1 kundër Vjosës.

Një skuadër tjetër e Superligës që ka arritur të kualifikohet në turin tjetër ka qenë edhe Prishtina e Re me fitoren 4-1 përballë Lepencit.

Gjilani ia ka dalur të eliminojë Istogun duke triumfuar 2-1. Dukagjini formën e mirë në kampionat e ka vazhduar edhe në Kupë duke mposhtur 3-1 Ramiz Sadikun, derisa edhe Ferizaj nuk ka lejuar befasi duke fituar 2-0 ndaj Tefik Çangës.

Drenica është mjaftuar me fitoren minimale 1-0 kundër Prizrenit.

Ndërsa Malisheva ka fituar 1-2 në Mitrovicë ndaj Trepçës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Kupa e Italisë, në çerekfinale përballja shqiptare Gjimshiti – Zhegrova

Published

on

Atalanta mposhti Genoa me rezultat 4:0 dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë në futboll.

Golat për skuadrën nga Bergamo i shënuan Berat Gjimshiti (19’) Marten De Roon (54’), Mario Pashaliq (81’), Honest Ahanor në minutën e dytë të kohë shtesë.

Atalanta në çerekfinale do të takohet me Juventusin për të cilin luan Edon Zhegrova.

Takimet do të zhvillohen më 4 dhe 11 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë janë planifikuar për 4 mars (ndeshja e parë) dhe 22 prill (ndeshja e dytë).

Finalja është planifikuar për datën 13 maj 2026, sipas traditës në stadiumin Olimpik në Romë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara