Sport

Conte e mirëpret Mourinhon në Itali, zbulon të ardhmen e vet

Published

on

Trajneri i Interit, Antonio Conte, i ka uruar mirëseardhje në Itali Jose Mourinhos, pasi rivali i tij u emërua trajner i Romës së fundmi, si dhe ka këmbëngulur se për të ardhmen e vet do të vendosë, siç tha, kur të vijë koha e duhur.

Mourinho u emërua si trajner i ri i Romës të martën, që nënkupton se ai dhe Conte do të takohen përsëri për ta ripërtërirë rivalitetin e egër që e kishin në Premierligë.

Njoftimi i Romës për emërimin e Mourinhos erdhi gjatë një interviste të Contes për emisionin italian “Le Iene”.

I pyetur për këtë drejtpërdrejt në emision, Conte tha: “Lajm i madh për të gjithë, ia uroj të gjitha të mirat atij, përveç kur luan kundër Interit”.

I pyetur nëse do të ketë përqafim mes tyre kur të takohen para ndeshjeve, Conte theksoi: “Natyrisht, mes nesh ekziston një respekt i madh”.

Ndërkohë, marrëveshja e Contes me Interin mbaron në qershor të vitit 2022.

“Ta shijojmë këtë moment, do të kemi kohë për të folur së bashku me presidentin dhe drejtorët, për ta zgjedhur rrugën më të mirë për Interin”, tha Conte për të ardhmen e vet.

Sport

Shkatërrim në “San Siro”! Norvegjia kualifikohet, Italia në play-off

Published

on

Italia do të duhet të kalojë përmes play-offeve për të siguruar një vend në Kupën e Botës 2026.

Edhe pse Azzurrët kaluan në epërsi me golin e Francesco Pio Espositos, Norvegjia bëri një përmbysje të fuqishme 4-1 në “San Siro”, duke vulosur vendin e parë në grup.

Italia ishte e vetëdijshme se, pavarësisht një fitoreje, për të kaluar Norvegjinë do t’i duhej një rezultat i pamundur një 9-0.

Me këtë situatë, Sandro Tonali dhe Andrea Cambiaso u lanë pushim për të shmangur pezullimet në gjysmëfinalet e play-offit.

Në skuadër mungonin edhe Moise Kean, Riccardo Calafiori, Niccolò Cambiaghi, Leonardo Spinazzola, Giorgio Scalvini e të tjerë për shkak dëmtimesh, ndërsa Nicolò Barella u rikthye nga pezullimi.

Norvegjia, vinte me 100% fitore, përfshirë triumfin 3-0 në Oslo që i kushtoi Luciano Spallettit shkarkimin në qershor. Federico Dimarco rrezikoi i pari me një gjysmë-volé, dhe pak çaste më pas krijoi edhe golin e epërsisë.

Pas një gabimi të Ryerson, gjeti Espositon në zonë. Sulmuesi i ri i Interit u kthye e shënoi golin e tij të tretë në pesë paraqitje me Italinë.

Esposito ishte pranë golit të dytë me një goditje me kokë, ndërsa Wolf ndërhyri rrezikshëm për t’i marrë topin. Në anën tjetër, Locatelli gaboi me një përfundim të dobët, ndërsa Sørloth dhe Thorstvedt kërcënuan në fillimin e pjesës së dytë për norvegjezët.

Presioni i Norvegjisë u shpërblye kur Antonio Nusa barazoi me një goditje të fuqishme në cepin e sipërm, me devijim te Politano. Donnarumma u detyrua të bënte një pritje të vështirë, ndërsa Esposito vazhdoi të rrezikonte në portën norvegjeze.

Në pjesën e dytë Norvegjia tregoi pse ishte ekipi më klinik i grupit, duke shënuar dy gola brenda një minute. Haaland realizoi me një vole të fuqishme pas krosimit të Oscar Bobb. Një gabim i Bastonit i dhuroi topin Morten Thorsbyt, i cili asistoi Haaland për golin e dytë personal.

Italia provoi me tentime të Politanos dhe Scamaccas, por pa sukses. Në sekondat e fundit, Jørgen Strand Larsen u shpëtoi mbulimit, hyri në zonë dhe shënoi me saktësi në këndin e largët.

Me këtë fitore, Norvegjia mbyll fazën kualifikuese me bilanc perfekt: të gjitha ndeshjet e fituara, 37 gola të shënuar dhe vetëm pesë të pësuar. Italia, ndërkohë, përgatitet për sfidën vendimtare në play-off. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

​UEFA cakton gjyqtarët e ndeshjes Slloveni – Kosovë

Published

on

UEFA ka deleguar një ekip elitar gjyqtarësh nga Franca për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mes Sllovenisë dhe Kosovës, që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stozice”.

Clement Turpin, një nga arbitrat më me përvojë në arenën evropiane, do të drejtojë këtë përballje tejet të rëndësishme për të dyja ekipet. Atij do t’i asistojnë Nicolas Danos dhe Benjamin Pages, ndërsa gjyqtare e katërt do të jetë Stéphanie Frappart.

Sistemi VAR do të menaxhohet nga Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard.

Kosova udhëton në Lubjanë me objektivin për të siguruar të paktën një pikë, rezultat i cili do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar në fazën “play-off” të Botërorit 2026.

Në anën tjetër, Sllovenia ka nevojë patjetër për fitore për të mbajtur gjallë shanset për pozitën e dytë në grup.

Ndeshja nis të shtunën në orën 20:45./S.K/KP/

Continue Reading

Live

​FIFA lartëson Kosovën: Ngritje historike, tani janë në prag të Botërorit

Published

on

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar një postim të veçantë për Kombëtaren e Kosovës, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si një ngritje historike.

Në faqen zyrtare, FIFA kujton se Kosova, e cila debutoi në Renditjen Botërore të FIFA-s në vitin 2016 në pozitën e 190-të, tashmë ka arritur në vendin e 84-të si pozita më e lartë në historinë e saj.

“Kosova ka bërë një ngritje historike nga vendi i 190-të në vitin 2016, në të 84-in sot. Tani janë në prag të debutimit në Kupën e Botës,” thuhet në postimin e FIFA-s, duke shoqëruar mesazhin me simbolin e Kosovës dhe një përgëzim për progresin e ekipit.

Ky vlerësim i FIFA-s vjen në një moment kritik për Dardanët, të cilët gjenden para dy ndeshjeve vendimtare në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, më 15 nëntor përballë Sllovenisë në Lubjanë dhe më 18 nëntor ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”.

Kosova po synon të shkruajë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror, ndërsa vlerësimi i FIFA-s shërben si motivim shtesë për skuadrën e drejtuar nga Franco Foda./S.K/KP/FIFA/

Continue Reading

Lajmet

Grand Prix Zagreb nis sot, Kosova garon me gjashtë xhudistë

Published

on

Gara prestigjioze e xhudos, Grand Prix Zagreb 2025, starton sot në kryeqytetin kroat dhe do të zgjasë deri më 16 nëntor, ku në këtë edicion pritet të marrin pjesë 370 garues nga 48 shtete dhe pesë kontinente.

Kosova do të paraqitet me një ekip prej gjashtë xhudistësh, të cilët do të kërkojnë rezultate të mira në kategoritë e tyre:

Distria Krasniqi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Fatjona Kasapi (-57 kg), Dardan Cena (-73 kg), Anes Veseli (-90 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg), derisa ekipi do të udhëhiqet nga trajneri Fatos Tabaku.

Grand Prix Zagreb është një mundësi e rëndësishme për xhudistët kosovarë në rrugën e tyre drejt grumbullimit të pikëve ndërkombëtare dhe forcimit të pozicionit në renditjet botërore.

Kosova pritet të jetë mes vendeve që tërheqin vëmendje të madhe, për shkak të traditës së suksesit në këtë sport./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara