

Published
3 years agoon
By
Betim GashiSipas një studim të ri, shikimi i njerëzve përmirësohet menjëherë pas konsumimit të çokollatës së zezë.
Një studim i realizuar në University of the Incarnate Word i San Antonio, zbuloi se çokollata e zezë menjëherë pas ngrënies mund të përmirësojë shikimin tuaj.
“Shumë pak studime kanë vënë re efektet pozitive të çokollatës së zezë në shikimin e njerëzve”, tha profesor Jeff Rabin.
Studimi u zhvillua për një periudhë kohore prej 52 ditësh. Në studim morën pjesë 9 burra dhe 21 femra që konsumuan çokollatë të zezë dhe të bardhë për të parë sesi do të ndikonte secila në shikimin e tyre.
Çokollata e zezë është e pasur me flavonol, një antioksidues shumë i rëndësishëm. Ndërsa çokollata e bardhë ka më pak përmbajtje flavonoli.
Flavanol është një përbërës bime, i tretshëm në ujë që shfaqet në shumë fruta, perime dhe bimë. Për një periudhë afatgjatë ngadalëson humbjen e funksioneve të trupit të njeriut që vuajnë nga sëmundje si Alzheimer dhe Parkinson si edhe që kanë presion të ulët të gjakut.
Gjithashtu flavanol përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në tru.
“Pas testimit të mprehtësisë vizuale, u arrit në përfundimin se konsumimi i çokollatës së zezë kishte sjellë 60% përmirësim të shikimi”, tha Dr. Rabin.
Por kjo nuk do të thotë se duhet të konsumoni pa masë çokollatë të zezë, sepse pavarësisht përfitimeve kanë edhe sheqer.
You may like
Shëndeti
Ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak
Published
2 hours agoon
February 24, 2025
Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, çon edhe në diabet. Por, ka disa mënyra për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak, dhe shmangia e disa ushqimeve është pikënisje e shëndetshme.
Një dietë që përbëhet nga ushqime të pasura me fibra, karbohidrate të pa përpunuara, peshk e yndyrna të shëndetshme, këshillohet për ata me sheqer të lartë.
Për sa i përket ushqimeve që duhen shmangur, përfshihen ushqimet e pasura me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara.
Ja lista e ushqimeve më të këqija që këshillohet të shmangni.
Embëlsuesit natyral – Disa njerëz përpiqen të shmangin sheqerin e bardhë e kërkojnë diçka më natyrale si mjalti. Fatkeqësisht, edhe pse këto burime të sheqerit janë më të natyrshme se ai i bardhë i rafinuar, mund të shkaktojnë rritje të sheqerit. Në vend që të kërkoni mjaltë, provoni një ëmbëlsues me zero kalori.
Ushqimet e skuqura – Ngrënia e ushqimeve të skuqura shkakton rritje në nivelet e glukozës në gjak. Këto ushqime të mbushura me yndyrna, për shkak të vajit që përdoret çon në një tepricë të sheqerit në gjak. Ushqimi i skuqur mund të rrisë rrezikun e kolesterolit të lartë, shtimit në peshë e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Patatet – Mund të mos jenë ushqimi më i mirë për sheqerin në gjak. Megjithatë, nuk duhet ta shmangni këtë ushqimi, por preferohet kombinimi me disa ushqime të pasura me fibra ose proteina, të cilat mund të ndihmojë në balancimin e sheqerit.
Ushqimet e larta në yndyrna të pashëndetshme – Ato mund të ndikojnë në nivelet e sheqerit se insulina është një nga hormonet më të rëndësishme në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak.
Kosi i frutave – Këto produkte që mund t’i gjeni në raftet e marketeve, edhe pse në dukje të shëndetshme, në të vërtetë përmbajnë sheqer dhe nuk kanë të njëjta vlera sa një kos shtëpie, të cilit mund t’i shtoni frutat tuaja të preferuara të stinës.
Lëngjet e frutave – Fibrat dietike ashtu edhe proteinat, që ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak, nuk mund të gjenden me shumicë në lëgjet e frutave.
Shumë nga këto lëngje të shiten në ushqimore janë të pasura me karbohidrate, që rrisin edhe më shumë sheqerin e lartë në gjak. Në vend të kësaj, përdorni qumësht, kos apo edhe kefir, e shtoni një burim fibrash si fruta të freskëta ose të ngrira. Plus, disa arrorë dhe farat si ato chia ose të lirit.
Ju mund të shtoni edhe një lugë gjalpë kikiriku, ose pluhur proteinash për ta mbajtur sheqerin në gjak më të qëndrueshëm.
Karbohidratet e përpunuara – Përfshihen buka e bardhë, orizi i bardhë, patatet dhe ushqime të lehta si patatina etj. Nuk keni nevojë t’i përjashtoni ato. Për të ulur ndikimin e tyre, kombinoni me ushqime të pasura me proteina dhe fibra.
Drithërat me sheqer – Disa drithëra mund të jenë të larta në karbohidrate dhe u mungojnë fibrat dietike dhe proteinat, dy lëndë ushqyese që mbajnë sheqerin në gjak të qëndrueshëm dhe në kontroll.
Karamelet dhe ëmbëlsirat – Fatkeqësisht, nëse sheqeri në gjak është i lartë, gjëja e fundit që duhet të bëni është të konsumoni grushta me karamele. Pavarësisht se çfarë lloj karamelesh apo ëmbëlsirash zgjidhni, mirë që t’i shmangni. /UBT News/

Shkencëtarët kanë një përgjigje për të gjithë personat që vazhdimisht kërcasin gishtat dhe që shumë e konsiderojnë si një veprim të dëmshëm.
Ajo që ndodh në të vërtetë kur ju kërcisni gishtat është përthyerja e vendit ku dy kockat e gishtave bashkohen, të cilat janë të mbështjella nga një kapsulë e përbashkët e mbushur me lëng.
Në momentin e kërcitjes hapësira mes kockave zgjerohet dhe lëngu i përbashkët bëhet i pamjaftueshëm për të mbushur boshllëkun. Presioni brenda bie dhe shfaqet një flluskë e mbushur me gaz. Tingulli që ne dëgjojmë është plasja e kësaj flluske. Në bazë të një testi të realizuar nga studiuesit personat që kërcasin gishtat nuk vuajnë nga enjtja e duarve dhe artriti.
Nëse deri më tani keni menduar se vesi i të kërciturit të gishtërinjve është në dëm të shëndetit tuaj, në bazë të këtij studimi vërtetohet se jeni gabuar.
Megjithatë duhet të dini se ky veprim juaji është shenjë e nervozizmit të shpeshtë.

Studimet në Singapor, të zhvilluara në më shumë se 60 500 persona brenda 14 viteve, kanë zbuluar se konsumimi i dy ose më shumë e pijeve të gazuara në ditë, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri deri në 87%
Studiuesit rekrutuan më shumë se 60,500 njerëzish, si pjesë e studimit të Singapore Chinese Health study. Karcinoma e pankreasit është një prej llojeve malinje të karcinomës, duke marrë parasysh se gjasat e mbijetesës pesë vite nga momenti i diagnostifikimit janë vetëm 5%.
Incidenca e kancerit të pankreasit lidhet edhe me një varg faktorësh, si jeta e parregullt, konsumimi i kalorive të mëdha, pirja e duhanit dhe ulja e aktivitetit trupor, të cilat po ashtu janë në të njëjtin grup me konsumimin e pijeve të gazuara.
Një prej mekanizmave që llogariten si përgjegjës për kancerogjenezën është edhe stimulimi i qelizave të pankreasit me vlera të larta të sheqerit në gjak, ndërsa fakti se pijet e gazuara stërmbushin organizmin me sheqerna të dëmshëm, është i pamohueshëm.
Pijet e gazuara, edhe nëse premtojnë pak sheqer, përmbajnë kimikate që shkatërrojnë organizmin. Problemi me to është që janë vatër shqetësimesh për organizmin se gjenden sasi e madhe përbërësish të dyshimtë dhe kimikate, si aspartami, BPA (bisfenol A), ngjyrues kimik.
Aspartami – Substancë 200 herë më e ëmbël se sheqeri. Është i rrezikshëm se shkakton marramendje, humbje kujtese, diarre, migrenë, dhimbje të rregullta koke dhe luhatje humori. Bisfenoli A është krijuar për të imituar strukturën dhe funksionin e hormonit estrogjen.
Për shkak të formës si estrogjen, BPA lidhet me receptorët e estrogjenit ndikon në proceset trupore, si rritja, riparimi i qelizave, zhvillimi i fetusit, niveli i energjisë e riprodhimi. Ngjyruesi artificial është kancerogjen, prodhohet nga ngrohja e sheqerit me amoniak. Brenda këtij ngjyruesi gjendet një kimikat me emrin 4 Mel që është në listën e përbërësve që duhen shmangur. /UBT News/
Shëndeti
Kuroni gripin në ditët e ftohta duke përdorur kanellën
Published
6 days agoon
February 18, 2025
Ju mund të habiteni kur të mësoni se përveç se kanella përdoret për ëmbëlsira apo si erz është një agjent super-fuqishëm anti-bakterial dhe anti-fungale që mund të luftojë diabetin.
Këtu janë disa përdorime të tjera të saj:
Për të kuruar gripin dhe mushkëritë – Kanellës i pëlqen të shtypi bakteret që jetojnë në zorrën tuaj. Mund të jetë edhe efektive në luftimin e baktereve të rënda si E.Coli, sipas studimit. Për të luftuar gripin dhe mushkëritë e tjera të stomakut, rekomandohet çaji i kanellës.
Aromë neutralizuese – Një aromë e ngrohtë, e lezetshme. Lidhet me gjethet e vjeshtës. Edhe më mirë, kanellë është efektive në vrasjen e erërave të këqija. Kjo është për shkak se aromat shkaktohen nga bakteret dhe kanella është antibakterial natyrore.
Shpejton metabolizmin – Ajo rregullon sheqerit në gjak e ngadalëson zbrazjen e stomakut. sipas një artikulli në :Huffington Post.” Shtoni pak kanellë në një filxhan çaji ose në kafen e mëngjesit.
Luftoni sëmundjen e dhëmbëve dhe frymën e keqe – Mrekullitë anti-bakteriale të kanellës kanë përfitime të mira për shëndetin e gojës. Ju mund të trajtoni sëmundjen e gojës dhe frymës së keqe thjesht duke pirë ujë me kanellë ose duke e ngrënë atë.
Lufton diabetit e tipit 2 – Sipas “Mayo Clinic,” kanella ndihmon në uljen e sheqerit në gjak e rrit veprimin e insulinës. Për njerëzit me diabet të tipit 2, rekomandohet 1-4 gram ose 1/4 deri në 1 lugë çaji kanellë në ditë. Përveç përfshirjes së kanellës në dietë, njerëzit me diabet të tipit 2 marrin përfitimet e zvogëlimit të sheqerit në gjak nga kanella duke marrë shtojcë bimore në formën e kapsules. /UBT News/

Franca dhe Filipinet kryejnë stërvitje të përbashkëta detare në Detin e Kinës Jugore

Zgjedhja e kryetarit të ri në Novi Sad shkakton protesta dhe përplasje me policinë

Gjatë karnavalit të Venecias mbahet protestë në mbështetje të Ukrainës

Itali, shpërthen sërish vullkani Etna

Ukraina nderon ushtarët e rënë në trevjetorin e fillimit të luftës

“Conclave” triumfon në edicionin e 31-të Screen Actors Guild Awards (SAG)

BE heq sanksionet gjithëpërfshirëse të energjisë dhe transportit ndaj Sirisë

“Fillimi i paqes”, Zelensky: Shkëmbimi i plotë i të burgosurve të luftës me Rusinë

“Të ringrihemi si evropianë”- Gjermania kundërshton Trump: Luftën e nisi Rusia
Të kërkuara
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota4 weeks ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt