Kuriozitete

Coca-Cola me shije të re

Starlight është pija e parë nga Coca-Cola Creations, një platformë e re inovacioni.

Published

on

Shija e re e Coca-Cola-s është larg kësaj bote!

Së paku kjo është ideja e pijes Coca-Cola Starlight, një version i limituar i pijes klasike që vjen me sheqer dhe pa sheqer. Starlight është pija e parë nga Coca-Cola Creations, një platformë e re inovacioni.

Kjo i nxiti fansat të mendojnë dhe diskutojnë rreth shijes së re. Por Coca-Cola përfundimisht zbuloi misterin. Shpjegimi i kompanisë është … “mirë, shikoni vetë: Starlight është “frymëzuar nga hapësira”, kur “shikoni yjet rreth zjarrit, një ndjesi ftohjeje që ngjall ndjenjën e një udhëtimi të ftohtë në hapësirë”.

Vitin e kaluar, Coca-Cola lansoi një platformë të re të titulluar “Magjia e vërtetë”. Ideja është që të shfaqet një pikëpamje ndryshe rreth marketingut të pijes Coca-Cola – që synon konsumatorë të ri duke u fokusuar edhe në lojëra dhe muzikë, përveç tjerash.

Për kompaninë Coca-Cola, konsumatorët e ri janë të rëndësishëm sepse interesimi për pijet joalkoolike ka rënë vitet e fundit. Fushatat e reja emocionuese dhe produktet misterioze mund të jenë një mënyrë për t’i kushtuar vëmendje klientëve të ri potencialë./UBTNews

Kuriozitete

Universiteti i Oksfordit zgjodhi fjalën e vitit 2025

Published

on

Një lajm i mirë për ata që shpesh ndihen të irrituar ndërsa lexojnë lajmet online: Oxford University Press ka shpallur Fjalën e Vitit 2025 – “rage bait”!

Sipas analizës së OUP, përdorimi i këtij termi është trefishuar gjatë 12 muajve të fundit. Ai përkufizohet si: “përmbajtje online e krijuar qëllimisht për të nxitur zemërim ose indinjatë nga një situatë provokuese ose fyese për përdoruesit në rrjetet sociale.”

Casper Grathwohl, president i Oxford Languages, tha se ekzistenca e këtij termi tregon se njerëzit po bëhen më të vetëdijshëm për taktikat manipuluese që përdoren për të tërhequr vëmendjen online.

“Dikur interneti synonte të ngjallte kureshtje e klikime, tani përmbajtja po ndikon direkt tek emocionet dhe reagimet tona,” tha Grathwohl.

“Ky është një zhvillim i natyrshëm në një debat të vazhdueshëm mbi atë se çfarë do të thotë të jesh njeri në një botë të drejtuar nga teknologjia dhe ekstremet e kulturës online.”

Ai shpjegoi se, ndërsa fjalën e vitit të kaluar e përshkruante lodhjen mendore nga shfletimi i pafund (brain rot), “rage bait” nxjerr në pah postimet e krijuara qëllimisht për të nxitur zemërim dhe për të gjeneruar klikime.

Këto fenomene krijojnë cikël ku zemërimi nxit angazhim, algoritmet e amplifikojnë atë dhe ekspozimi i vazhdueshëm rraskapit përdoruesit.

Termi “rage bait” ka qenë i pranishëm që nga fillimi i mijëvjeçarit. Ai u përdor për herë të parë online në një postim në Usenet në vitin 2002, për të përshkruar reagimin e një shoferi të irrituar nga një tjetër që ndez dritat për ta lënë të kalojë.

Më pas, termi evoluoi në zhargon interneti, duke përshkruar postime virale dhe kritika ndaj mënyrës se si rrjetet dhe krijuesit e përmbajtjes përcaktojnë çfarë publikohet online. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Rrufeja në Mars: Roveri Perseverance kap për herë të parë shkarkesa elektrike

Published

on

Roveri Perseverance i NASA-s ka regjistruar për herë të parë shkarkesa elektrike në Mars, duke dhënë përgjigje për një pyetje të lashtë: nëse rrufeja ndodh në planetin e kuq dhe askush nuk e dëgjon, a bën tingull?

Gjatë dy viteve marsiane të vëzhgimit, roveri ka kapur 55 ngjarje të shkarkesave elektrike gjatë stuhive të pluhurit dhe vorbullave rrotulluese të pluhurit.

Shtatë prej tyre shoqëroheshin me një sinjal akustik mini-rufeje, një lloj shpërthimi të vogël zëri të krijuar nga ngrohja dhe zgjerimi i ajrit.

Studiuesit përdorën mikrofoni SuperCam të Perseverance për të regjistruar ndërhyrjet elektromagnetike dhe tingujt e shkarkesave, dhe krahasimet me testet në Tokë konfirmuan origjinën e tyre. Shumica e shkarkesave ndodhën gjatë erërave më të forta dhe stuhive të pluhurit.

Edhe pse rrufeja marsiane është shumë më e vogël se ajo tokësore (vetëm deri në 40 mili-xhulë krahasuar me një miliard xhulë në Tokë), zbulimi ka implikime të rëndësishme për dizajnin e teknologjive të ardhshme për eksplorimin e Marsit dhe për studimet astrobiologjike, duke ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë atmosferën e Marsit dhe ndikimin e fenomeneve elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Pirunë plastikë në kopsht! Ide e thjeshtë, efekt i madh

Published

on

Kushtet dimërore, përfshirë temperaturat e ulëta, ngricat dhe erën, paraqesin sfida të mëdha për bimët dhe kopshtet.

Për të siguruar mbijetesën, përgatitja e kopshtit me kohë është thelbësore. Edhe llojet më rezistente mund të dëmtohen nga i ftohti, prandaj ekspertët këshillojnë masa të thjeshta, por efektive për mbrojtjen e bimëve.

Një metodë e pazakontë që po fiton popullaritet për kopshtarët amatorë përfshin pirunët plastikë. Vendosja në tokën e kopshtit krijon një barrierë fizike që pengon dëmtuesit, si minjtë, lepujt, ketrat dhe dhelprat, të shkatërrojnë të mbjellat gjatë dimrit, raporton Daily Express.

Sipas Ideal Home, sipërfaqja e mprehtë e krijuar nga pirunët e ngulur në tokë e bën ambientin të pakëndshëm për disa dëmtues, të cilët e shmangin atë zonë. Lucy Bradley, eksperte për kopshte dhe sera në kompaninë Easy Garden Irrigation, shpjegon:

“Dëmtuesit e vegjël, si kërmijtë, pengohen nga sipërfaqja e mprehtë që krijohet nga pirunët. Për efekt maksimal, pirunët duhet të vendosen të dendur, rreth 5 centimetra larg njëri-tjetrit, duke rrethuar veçanërisht bimët e ndjeshme, si fidanët e rinj.”

Ky truk i thjeshtë është një mënyrë efektive për t’i mbajtur bimët të sigurta gjatë muajve të ftohtë dhe për të shmangur dëmtimet e padëshiruara nga vizitorët e papritur të kopshtit. /A.Z/UBT News/

bime

Continue Reading

Kuriozitete

Kina zbulon depozitën më të madhe të arit në historinë e saj

Published

on

Kina njoftoi se me zbulimin e depozitës më të madhe të arit të regjistruar ndonjëherë në vend.

Depozita ndodhet në provincën Liaoning dhe përmban rreth 1.444 tonë ar të pastër, duke u cilësuar si gjetja më e madhe që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949.

Sipas Ministrisë së Burimeve Natyrore, zona përfshin rreth 2.586 milionë tonë xehe, me një përqendrim mesatar prej 0.56 gramësh ar për ton. Edhe pse konsiderohet xehe me përqendrim të ulët, autoritetet e kanë përshkruar zbulimin si një depozitë “super të madhe”.

Vlera e përgjithshme e arit llogaritet të tejkalojë 166 miliardë euro.

Kërkimet janë zhvilluar nga kompania shtetërore Liaoning Geological and Mining Group, me rreth 1,000 ekspertë dhe punëtorë të angazhuar në procesin e eksplorimit.

Vendndodhja e saktë e depozitës nuk është bërë publike, duke ngritur dyshime për arsye të mundshme strategjike.

Zbulimi vjen në një kohë kur çmimet globale të arit janë rritur ndjeshëm dhe Kina po intensifikon kërkimet për burime të reja, për të përmbushur kërkesën e brendshme dhe tregun ndërkombëtar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara