Sport

Coca-Cola i reagon Ronaldos për heqjen e shisheve të pijes së saj nga konferenca e Euro 2020

Published

on

Coca-Cola ka këmbëngulur se të gjithë kanë të drejtë ta zgjedhin pijen e parapëlqyer, pasi Cristiano Ronaldo i Portugalisë i largoi dy shishe të pijes gazuese nga tavolina e një konference për media e Euro 2020.

Sulmuesi 26-vjeçar, i fiksuar pas shëndetit, i ndje i fyer pasi pijet gazuese u vendosën në tavolinën e tij para se ai të mbërrite për intervistë të hënën, prandaj edhe i largoi të dy shishet dhe iu bëri thirrje tifozëve të pinë ujë në vend të saj, transmeton Gazeta Express.

Kompania e vlefshme miliarda euro, e cila është sponsore e Euro 2020, i ka reaguar portugezit, duke thënë se të gjithë kanë shije dhe nevoja.

Një zëdhënës i Coca-Colas ka thënë se lojtarët mund të zgjedhin çfarë të pinë në konferencë.

“Lojtarëve iu ofrohet ujë, përveç Coca-Colas dhe Coca-Colas pa sheqer, sapo të mbërrijnë për konferencë për media”, tha një zëdhënës i kësaj firme.

Ylli i Juventusit e bëri atë veprim në konferencën për media para ndeshjes së Portugalisë kundër Hungarisë në turneun e verës, të cilën e fituan portugezët 3:0.

Ronaldo i shënoi dy prej tri golave të fitores së kombëtares së tij në ndeshjen hapëse.

Për më tepër, Coca-Cola e humbi rreth 4 miliardë vlerë në treg dhe aksionet e saj ranë për 1.6 për qind. 

Lajmet

​Tenisi italian humb legjendën Nicola Pietrangeli

Published

on

Tenisi italian po mban zi për humbjen e Nicola Pietrangelit, legjendës së sportit që vdiq në moshën 92 vjeç.

Ai është i vetmi tenist italian që është futur në Sallën e Famës së Tenisit Botëror dhe mbante rekorde të rëndësishme në Kupën Davis, duke luajtur 164 ndeshje dhe fituar shumë prej tyre në njëshe dhe dyshe.

Pietrangeli u konsiderua ndër dhjetë tenistët më të mirë në botë gjatë viteve 1957–1964 dhe fitoi dy herë Roland Garros, si dhe shumë tituj të tjerë, përfshirë medalje në Lojërat Mesdhetare dhe Olimpike.

Ai ishte gjithashtu i njohur për menaxhimin e skuadrës italiane në Kupën Davis dhe për rolin e tij diplomatik në ndeshjen kundër Kili, duke shmangur bojkotin politik.

“Isha i lumtur të shijoja çdo ndeshje,” thoshte ai shpesh. “Nëse do të kisha stërvitur më shumë, ndoshta do të kisha fituar më shumë, por do ta kisha shijuar më pak.”/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.

“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.

Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.

Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.

“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

FIFA teston rregullin dy-minutësh

Published

on

FIFA ka prezantuar një rregull të ri që synon të ndalë humbjen e kohës gjatë ndeshjeve të futbollit. Sipas presidentit të Komisionit të Gjyqtarëve, Pierluigi Collina, çdo lojtar që kërkon trajtim mjekësor gjatë lojës do të detyrohet të largohet nga fusha për dy minuta.

Collina sqaroi se ky rregull vlen në të gjitha rastet, përveç kur lojtari që shkakton faullin ndëshkohet me karton të verdhë ose karton të kuq.

Portierët, ndërkohë, mbeten të përjashtuar nga ky rregull për shkak të rolit të tyre specifik në lojë.

Qëllimi i FIFA-s është të dekurajojë simulimet dhe lëndimet e kota, duke detyruar skuadrat të luajnë për dy minuta me një lojtar më pak nëse lojtari i dëmtuar kërkon trajtim. Në këtë mënyrë pritet të rritet koha reale e lojës dhe të ulen vonesat artificiale.

Rregulli i ri do të testohet për herë të parë në Kupën Arabe 2025, që zhvillohet nga 1 deri më 18 dhjetor në Katar.

Nëse vlerësohet i suksesshëm, mund të zbatohet edhe në garat më të mëdha, përfshirë Kupën e Botës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Atalanta e Gjimshitit zgjat agoninë e Fiorentinës

Published

on

Futbollistët e Atalantës mposhtën Fiorentinën me rezultat 2:0, në xhiron e 13-të të Serie A, ku ndeshja u dominua nga skuadra vendase, e cila tregoi edhe një herë dëshpërimin që Fiorentina ka ofruar këtë sezon.

Skuadra e Berat Gjimshitit kaloi në epërsi në minutën e 41-të me anë të Kossounou, me një asistim nga De Ketelaere.

Në pjesën e dytë pamë një tjetër gol, përsëri në portën e “Viola”, dhe shënuesi i golit të dytë për ekipin vendas ishte Lookman në minutën e 51-të.

Atalanta është e 11-ta në tabelë me 16 pikë, ndërsa Fiorentina e parafundit me vetëm gjashtë pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara