Magazinë

Coachella 2026/Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G në krye të line-up

Published

on

Festivali ikonë Coachella ka zbuluar listën e plotë të artistëve për edicionin e vitit 2026, i cili do të zhvillohet në Indio, Kaliforni, gjatë dy fundjavave tradicionale: 10–12 prill dhe 17–19 prill.

Ashtu si çdo vit, eventi pritet të tërheqë dhjetëra mijëra vizitorë nga mbarë bota, duke e shndërruar shkretëtirën kaliforniane në një nga skenat më të mëdha të muzikës dhe kulturës moderne. Kryefjalë do të jenë tre superyje: Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe Karol G.

Sabrina Carpenter, në moshën 26-vjeçare, do të ketë privilegjin të hapë festivalin më 10 e 17 prill, rikthehet si një nga emrat më të kërkuar pas suksesit global të “Espresso” dhe publikimit të albumit të fundit “Man’s Best Friend”, që e ka konsoliduar si një ikonë të pop-it modern.

Justin Bieber, 31 vjeç, do të performojë më 11 e 18 prill, duke sjellë përzierje të hiteve të njohura me materialet e reja nga albumet “Swag” dhe “Swag II”. Rikthimi i tij në Coachella pritet të ngjallë entuziazëm të madh, pasi është një nga emrat më të dashur për publikun global.

Karol G, e cila më 2024 fitoi çmim Grammy u bë zëri më i fuqishëm i muzikës latine, do mbyllë netët e mëdha të festivalit më 12 dhe 19 prill. Ajo do të ngjitet në skenë pas publikimit të albumit, “Tropicoqueta”, duke e forcuar statusin si një nga artistet më me ndikim të dekadës.

Përveç tre emrave kryesorë, line-up i Coachella 2026 është një përzierje eklektike e ikonave të muzikës dhe artistëve të rinj në ngjitje.

Në listë bëjnë pjesë The Strokes, Nine Inch Noize, David Byrne, Iggy Pop, Addison Rae, Sexyy Redd, Teddy Swims, Moby, Kaskade, Major Lazer, FKA Twigs, PinkPantheress, BIGBANG, the xx, KATSEYE, SOMBR dhe shumë të tjerë, duke garantuar një eksperiencë muzikore të larmishme që prek çdo gjini – nga pop-i dhe rock-u, te elektronika, hip-hopi dhe muzika alternative.

Biletat do të dalin në shitje më 19 shtator, në orën 11:00 sipas kohës lokale, dhe organizatorët u kanë bërë thirrje fansave të regjistrohen paraprakisht për të pasur qasje të sigurt, pasi çdo vit ato shiten me shpejtësi rekord.

Coachella mbetet një nga festivalet më të rëndësishëm e prestigjiozë në botë, jo vetëm për performancat madhështore, por edhe për atmosferën unike që krijon – një vend ku bashkohen arti, moda, kultura dhe energjia rinore.

Çdo vit, lindin trende të reja, debutohen bashkëpunime të papritura dhe kthehen në skenë yjet më të mëdhenj të muzikës botërore. Edicioni i vitit 2026 pritet të jetë një nga më të fuqishmit e dekadës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Magazinë

Kim Scott arrestohet sërish për vozitje në gjendje të dehur – ish-gruaja e Eminem

Published

on

Kim Scott është arrestuar sërish në Michigan, pasi dyshohet se shkaktoi një aksident gjatë drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit.

Sipas mediave amerikane, ajo goditi një automjet pranë Detroitit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Arrestimi ndodhi vetëm pak ditë pasi ishte paraqitur në gjykatë për një rast tjetër të ngjashëm.

Kim Scott është përballur disa herë me probleme ligjore gjatë viteve të fundit, kryesisht për abuzim me substanca dhe shkelje trafiku.

Ajo dhe Eminem u martuan në vitin 1999, u divorcuan në 2001, ndërsa një martesë e dytë në vitin 2006 zgjati vetëm disa muaj.

Continue Reading

Magazinë

Bullgaria pret me festë Darën pas triumfit historik në Eurovision 2026

Published

on

Këngëtarja bullgare Dara është pritur me entuziazëm të madh në Sofje pas triumfit historik në Eurovision 2026, duke i sjellë Bullgarisë fitoren e parë në këtë festival.

Mijëra fansa u mblodhën në aeroport për ta mirëpritur artistën, e cila u prit me duartrokitje, brohoritje dhe ceremoninë tradicionale të përshëndetjes me ujë.

Dara e cilësoi këtë sukses si fillimin e karrierës së saj ndërkombëtare dhe përcolli një mesazh frymëzues për të rinjtë, duke i inkurajuar të besojnë në ëndrrat e tyre pavarësisht se vijnë nga vende të vogla.

Për nder të fitores së saj, nesër në Sofje do të organizohet një koncert festiv në sheshin “Knyaz Alexander I”, me muzikë live dhe aktivitete festive për fansat.

Continue Reading

Magazinë

Shakira shpallet e pafajshme nga Gjykata Supreme e Spanjës

Published

on

Gjykata Supreme e Spanjës ka shpallur të pafajshme këngëtaren kolumbiane Shakira në lidhje me akuzat për evazion fiskal.

Sipas vendimit gjyqësor të cituar nga Reuters, gjykata i ka dhënë Ministrisë së Financave spanjolle një kompensim prej më shumë se 60 milionë eurosh, shumë që këngëtarja e kishte paguar më herët në formë gjobash dhe interesash.

Hetimet ndaj Shakirës kishin nisur në verën e vitit 2023, kur prokurorët e akuzuan për shmangie të dyshuar të taksave prej 6.7 milionë eurosh për të ardhurat e vitit 2018, përmes përdorimit të një kompanie jashtë vendit.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2023, ajo kishte arritur një marrëveshje me prokurorinë për një çështje tjetër, duke paguar rreth 14 milionë euro taksa për periudhën 2012–2014.

Pas divorcit nga futbollisti Gerard Piqué në vitin 2022, Shakira u zhvendos në Miami, ku jeton me dy fëmijët e saj.

Continue Reading

Magazinë

Bebe Rexha reagon për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si pjesë thelbësore e identitetit kombëtar, duke kujtuar përpjekjet e brezave për ruajtjen dhe forcimin e saj.

Rexha ka nënvizuar gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe për ta mbajtur gjallë. Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e saj, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, këngëtarja ka theksuar se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.

Continue Reading

Të kërkuara