Lajmet

CNN anulon intervistën me presidentin iranian për shkak të kërkesës për shami

Vdekja e një 22-vjeçareje në Iran, e cila pretendohet se e theu kodin e veshjes, ngjalli protesta dhe zemërim atje.

Published

on

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour anuloi një intervistë me presidentin iranian, Ebrahim Raisi pasi ai i kërkoi asaj të mbante shami në takimin e tyre në New York.

Amanpour tha se asnjëri nga presidentët e mëparshëm nuk i bëri këtë kërkesë kur i intervistoi ata jashtë Iranit. Ajo i tha se një zëdhënës i Raisit i kishte thënë se kërkesa po bëhet pas situatës në Iran.

Vdekja e një 22-vjeçareje në Iran, e cila pretendohet se e theu kodin e veshjes, ngjalli protesta dhe zemërim atje. Mahsa Amini ra në koma javën e kaluar pasi policia e moralit e arrestoi atë.

Oficerët thuhet se kanë rrahur atë me shkop dhe e kanë goditur me kokë për automjeti. Ndërsa nga Policia kanë thënë se nuk ka dëshmi për keqtrajtim dhe se ajo pësoi “insuficiencë të papritur të zemrës”.

Protestat kanë arritur në 80 qytete dhe qyteza të tjera në Republikën Islamike./UBTNews/

Lajmet

​Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Takimi vendimtar me Trump mbi sigurinë e Evropës dhe NATO-n

Published

on

By

Mark Rutte shkon sot në Shtëpinë e Bardhë, duke shënuar një nga takimet më të rëndësishme mes një sekretari të NATO-s dhe kreut të saj që nga krijimi i aleancës ushtarake.

Donald Trump ka kërcënuar, me intensitet të ndryshëm, se do të ndalojë mbrojtjen e aleatëve të NATO-s nëse ata nuk rrisin shpenzimet për mbrojtjen, se do të aneksojë Grenlandën nga aleati i NATO-s, Danimarka, dhe mund të largohet plotësisht nga aleanca prej 32 anëtarësh. SHBA-ja është, pa dyshim, kontribuesi më i madh në NATO sa i përket shpenzimeve dhe mundësive ushtarake.

Rutte takohet me Trumpin me sigurinë e Evropës në lojë. Zyrtarët evropianë kanë shkëmbyer prej javësh thashetheme të shqetësuara për një njoftim të mundshëm nga SHBA për të tërhequr trupat nga kontinenti, për të ndaluar ushtrimet e përbashkëta me aleatët, ose për një reduktim drastik të angazhimeve të sigurisë amerikane.

Paraardhësi i Trump, Joe Biden, shkëputi 20,000 trupa shtesë në Evropë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, disa prej të cilëve janë kthyer tashmë. Zyrtarët presin që pjesa tjetër e kësaj shtesë do të kthehet së shpejti, ndërsa disa mendojnë se Trump mund të shkojë më tej dhe të ulë numrin nën mesataren afatgjatë prej 80,000 trupash në rotacion të përhershëm.

Një mundësi tjetër është të reduktohet kontributi i SHBA-së në buxhetin qendror të NATO-s prej 5 miliardë dollarësh. Aktualisht, SHBA-ja paguan rreth 16 për qind — të njëjtën shumë sa edhe Gjermania.

Diplomatët e NATO-s insistojnë se nuk është marrë ende një vendim, por asgjë nuk mund të përjashtohet. Shumica presin që çdo njoftim i madh nga SHBA të pritet deri në samitin e liderëve të aleancës në qershor, por janë të pasigurt për natyrën e paparashikueshme të Trump.

Ndërsa presidenca e Trump ka trazuar të gjithë liderët evropianë, Rutte ndoshta ka punën më të vështirë nga të gjithë.

Në pozitat e tij të mëparshme si kryeministër i Holandës, ai ka treguar aftësi për të menaxhuar Trumpin, dhe u zgjodh për postin në NATO pjesërisht për reputacionin e tij si “përkthyes” i Trump. Por sot, Rutte duhet të bëjë të pamundurën për të mbrojtur interesat e 31 vendeve të aleancës..

“Është e vështirë për këdo të shkojë në Uashington dhe të qëndrojë përballë Trump”, tha një zyrtar i lartë perëndimor. “Për Rutte është më e vështira, pasi Trump, në esencë, i paguan gjysmën e pagës”.

Continue Reading

Lajmet

Thaçi arrin në QKUK për ta vizituar babanë e tij

Published

on

By

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur të enjten në Kosovë për ta vizituar babain e tij i cili po përballet me probleme shëndetësore.

Forca të shtuara të EULEX-it e po qëndrojnë para Klinikës Interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Ndërkohë, i ishte refuzuar disa herë kërkesa për ta vizituar babain e tij të sëmurë.

Continue Reading

Lajmet

Hashim Thaçi arrin në Kosovë për ta vizituar babanë e sëmurë

Published

on

By

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.

Kjo vizitë është mundësuar pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.

Në refuzimet e mëhershme, Specialja vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.

Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Continue Reading

Lajmet

​Dyshohet për kultivim të narkotikëve, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Published

on

By

Një person i dyshuar për kultivim të narkotikëve është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, njoftoi Policia e Kosovës.

Personi i cili dyshohet për “Kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” për një rast në Klinë, paraprakisht ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare.

Bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë në një rast të datës 27 shtator të vitit të kaluar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara