Kulturë

Çmimet Nobel 2021 nën vulën e COVID-19

Slogani: T’i jepet përparësi atyre që kanë kontribuar më shumë “në përfitimet e njerëzimit”.

Published

on

Pionierët e vaksinave kundër COVID-19 apo gjenetistët kryesorë, kundërshtarët bjellorusë apo liria e shtypit, një romancier joperëndimor: Çmimet Nobel 2021 do të fillojnë të jepen nga e hëna, padyshim, nën vulën e pakundërshtueshme të pandemisë.

Të dhëna prej 120 vjetësh, shpërblimet në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe, të dëshiruara nga shpikësi suedez Alfred Nobel, si edhe çmimi më i fundit në ekonomi, janë shpallur në Stokholm dhe Oslo.

Slogani: T’i jepet përparësi atyre që kanë kontribuar më shumë “në përfitimet e njerëzimit”, transmeton ATSH.

Hungarezja Katalin Kariko dhe amerikani Drew Weissman konsiderohen nobelistë, pasi kanë hapur rrugën për vaksinat mARN nga Pfizer dhe Moderna, tashmë të injektuara në më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën, për t’i mbrojtur ata nga COVID-19.

“Do të ishte një gabim i komitetit Nobel të mos i jepte çmimin vaksinës mARN këtë vit”, vlerëson Ulrika Björkstén, kreu i shërbimit shkencor të radios publike suedeze.

Akademia e Shkencave, ndonjëherë e kritikuar për tendencën e saj për të kurorëzuar zbulimet shumë të vjetra, gjithashtu mund të kurorëzojë përfundimisht, pas gati 90 vjetësh, ekspertët e limfociteve Max Cooper dhe Jacques Miller.

Kërkimet për kancerin e gjirit (Mary-Claire King dhe Dennis Slamon) ose fusha të tilla si rezistenca ndaj antibiotikëve ose epigjenetika, përmenden gjithashtu në çmimet.

Organizatat, që mbrojnë lirinë e shtypit, siç janë Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork, po kthehen edhe një herë këtë vit si fitues të mundshëm.

Disidentja bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, vetëm ose me bashkatdhetaret e saj, Maria Kolesnikova dhe Veronika Tsepkalo, gjithashtu ka gradën “e preferuar”, vetëm nëse, midis 329 kandidatëve në garë, komiteti Nobel zgjedh kauzën e klimës, me shembullin e ri suedez, Greta Thunberg.

“Ky është problemi më i rëndësishëm për momentin”, tha historiani Nobel, Asle Sveen.

Continue Reading

Kulturë

Koncert solemn për 75-vjetorin e Arkivit të Kosovës në Prishtinë

Published

on

Mbrëmë në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, Kuinteti Harkor i Filharmonisë së Kosovës, së bashku me sopranon Zana Abazi-Ramadani, u prezantuan me një program të veçantë në kuadër të shënimit të 75-vjetorit të Arkivit të Kosovës.

Një institucion kyç që ruan kujtesën kolektive, dokumenton të kaluarën dhe historinë e vendit – Arkivi i Kosovës shënoi 75-vjetorin e themelimit.

Continue Reading

Kulturë

Ushtarët do ta ndiqnin kudo”: Gjenerali i Luftës së Dytë Botërore që mposhti me rrugë inteligjente rivalin e tij të përbetuar

Published

on

By

Në humbje, i pamposhtur; në fitore, i papërmbajtshëm.” Përmes këtij vlerësimi, Winston Churchill zbërtheu gjenialitetin acarues të Marshallit Bernard Montgomery, trurit pas fitores së famshme të nëntorit 1942 në Betejën e Dytë të El Alameinit.

E konsideruar si pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore, kjo betejë në Afrikën e Veriut frymëzoi një tjetër thënie të njohur të Churchillit: “Tani, ky nuk është fundi. Nuk është as fillimi i fundit. Por është, ndoshta, fundi i fillimit.”

Deri në kohën e vdekjes së gjeneralit më 24 mars 1976, në moshën 88-vjeçare, Lordi Montgomery i Alameinit kishte shijuar një pensionim të gjatë dhe herë pas here kontrovers.

Një karakter i vështirë që nuk ngurronte të nxisnin trazira, ai në kujtimet e tij e kishte anashkaluar Gjeneralin Dwight D. Eisenhower, ish-komandantin e tij suprem dhe presidentin e ardhshëm të SHBA-së, me një arrogancë tipike: “Djalë i mirë. Por jo ushtar.” Në një moment vetëdijeje, ai dikur bëri shaka duke thënë se puna e tij ishte luftimi – qoftë kundër gjermanëve apo dikujt tjetër që dëshironte përballje.

Kur Montgomery mbërriti në Egjipt në korrik të vitit 1942 si kreu i ri i Ushtrisë së Tetë Britanike, Aleatët ishin në vështirësi në disa fronte. Në Paqësor, japonezët kishin dobësuar fuqinë britanike dhe amerikane duke marrë Hong Kongun dhe Singaporin, ndërsa në Atlantik, nëndetëset gjermane kërcënonin ta gjunjëzonin Britaninë përmes urisë.

Në Egjipt, ushtria gjermane dukej se do të pushtonte Kajron, ashtu siç kishte bërë me pjesën më të madhe të Evropës. Pasi kishin ardhur në Afrikën e Veriut një vit më parë për të mbrojtur aleatët italianë në Libi, gjermanët synonin një çmim më të madh. Ata kishin dërguar Marshallin Erwin Rommel, një nga gjeneralët e tyre më të mirë, për të shkatërruar ushtrinë britanike dhe për të marrë Egjiptin e Lindjen e Mesme, bashkë me furnizimet me naftë që ishin jetike për luftën e Britanisë. Rommel ishte aq efektiv si komandant i “Afrika Korps”, forcës elitare gjermane, saqë mori nofkën “Dhelpra e Shkretëtirës”.

Në vitin 1968, Montgomery u intervistua nga Cliff Michelmore i BBC-së në të njëjtin mjet lëvizës (karavan) që kishte përdorur në shkretëtirën egjiptiane gjatë planifikimit për të mposhtur rivalin e tij të përbetuar.

Për ta ndihmuar të vizualizonte hapat e tij, Montgomery mbante një fotografi të Rommelit të varur në murin e selisë së tij lëvizëse. Ai tregonte se e shikonte atë foto duke pyetur veten se çfarë njeriu ishte ai dhe si do të reagonte nëse ai do të ndërmerrte një veprim të caktuar. E

dhe pse shumë njerëz e konsideronin të çmendur për këtë metodë, Montgomery e konsideronte këtë si një kompliment. Para mbërritjes së tij, Rommel kishte një reputacion të frikshëm mes britanikëve, të cilët e shihnin si gjeni ushtarak; madje edhe Churchilli e kishte vlerësuar publikisht në Parlament si një kundërshtar guximtar dhe gjeneral të madh.

Sipas historianit Niall Barr, ky imazh i Rommelit i ndihmonte britanikët të arsyetonin dështimet e tyre në shkretëtirë. Megjithatë, Montgomery e shihte Rommelin ndryshe, si një komandant të vijës së parë që e shijonte qëndrimin me trupat, por që sipas tij nuk e kuptonte rëndësinë e administratës dhe logjistikës, elemente që Montgomery i konsideronte vendimtare për fitoren në luftë.

 

Continue Reading

Kulturë

Interes i madh për stendën shqiptare në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Gjatë katër ditëve të Panairit të Librit në Leipzig, stenda ka mirëpritur një numër të madh bashkatdhetarësh nga qytete të ndryshme dhe të largëta të Gjermanisë.

Njëkohësisht, ajo ka tërhequr edhe vëmendjen e publikut gjerman, i cili ka shfaqur interes të veçantë për t’u njohur më nga afër me Bibliotekën Kombëtare dhe autorët përfaqësues.

Continue Reading

Kulturë

Premiera “Bidermani dhe Zjarrvënësit” vjen në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 27 mars

Published

on

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të shfaqet premiera e dramës “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, një nga veprat më të njohura të autorit Max Frisch. Premiera do të mbahet më 27 mars 2026, me fillim nga ora 20:00.

Shfaqja vjen nën regjinë e Agon Myftarit, i cili sjell një interpretim bashkëkohor të kësaj vepre klasike, duke trajtuar tema të rëndësishme sociale dhe njerëzore që mbeten aktuale edhe sot.

Në këtë projekt marrin pjesë aktorët: Kushtrim Qerimi, Arta Selimi, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Albina Krasniqi, Edlir Gashi, Ylber Bardhi, Lum Veseli, Donika Rushiti, Lis Maliqi dhe Erdonis Gashi.

Për realizimin artistik janë angazhuar Memli Kelmendi si kompozitor, Zoga Çeta Çitaku si dramaturge, Nicola Minssen si skenografe dhe Samka Ferri si kostumografe.

Ekipi plotësohet nga asistentja e regjisë Diellza Dedushi, inspicientja Nazmije Krasniqi, si dhe përgjegjësit për ndriçimin dhe tonin, Bujar Bekteshi dhe Arben Aliu.

Continue Reading

Të kërkuara