Lajmet

​Çmimet e banesave pritet të rriten sërish

Kështu vlerëson një agjencion në vend që merret me patundshmëri, i cili thotë se nuk pritet të ketë ulje të çmimit.

Published

on

Çmimet në sektorin e patundshmërisë gjatë vitit 2023 kanë shënuar rritje, e cila pritet të përcillet edhe gjatë këtij viti. Kështu vlerëson një agjencion në vend që merret me patundshmëri, i cili thotë se nuk pritet të ketë ulje të çmimit. Por të njëjtin mendim nuk e ndan edhe Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës. Sipas tyre, deri më tani nuk ka ndonjë indikator që mund të ndikojë në rritjen e çmimeve.

Pronari i një agjencie për patundshmëri në vend, i cili merret me patundshmëri, qiradhënie dhe shitblerje, Dukagjin Avdyli thotë se edhe vitin që shkoi kishte rritje të çmimeve, ndërsa shprehet se rritje do të këtë edhe gjatë këtij viti, për shkak se trendi është në rritje. Avdyli thotë se në rritjen e çmimeve kanë ndikuar faktorë të ndryshëm, ku një ndër to është edhe rritja e pagave të fuqisë punëtore në ndërtim.

“Nëse e marrim historikisht në kohështrirje prej 10-12 që përcjelli unë, gjithmonë çmimet kanë shkuar duke u shtrenjtuar. Mirëpo, prej pandemisë dhe pasluftës në Ukrainë, çmimet janë rrit në mënyrë drastike. Shembull rreth vitit 2013 në Fushë Kosovë ka qenë çmimi rreth 450 euro për metër katror, në 2020 kanë filluar të rriten mbi 500 euro, pastaj lufta në Ukrainë i ka quar çmimet në 600 euro, ndërsa sivjet ka shkuar çmimi në 700 euro deri në 800 euro për metër katror në Fushë Kosovë. Kjo për shkak se çmimet janë rritur në çdo sferë të jetës, por edhe për shkak të punëtorëve. Nëse një punëtor më herët ka marrë 600 euro rrogë, sot e merr 800 deri në 1 mijë në ndërtim, po ashtu edhe materialet ndërtimore të gjitha… Por, sërish Fushë Kosova është prej vendeve më të lira në Kosovë për çmimet e patundshmërive”, thekson ai.

Sipas tij, edhe këtë vit pritet të ketë rritje të çmimeve në patundshmëri.

“Ka pasur punë, është njëfarë pune konstante, normalisht çmimi është rritur. Blerje ka pasur, por mendoj që sërish ka me pas edhe përkundër asaj që është një frikë që do të ikin njerëzit… (Çmimet) janë duke u rritur dhe do të rriten ende. Mendoj se nw vitin 2024 nuk do të ketë nën 800 euro metër katror, ndoshta shkon edhe më shumë, për shkak se trendi është në rritje, edhe në Prishtinë janë rrit shumë”, thotë ai.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha thotë se për fat të mirë në vitin që lamë pas, nuk ka pasur shtrenjtim të çmimeve në patundshmëri, porse shton se ka pasur leje më pak të lëshuara për ndërtim.

“Rritja e madhe ka ndodhë në vitin 2022 për shkak të rrethanave botërore, jo tek ne, vitin 2023 nuk ka ndonjë indikacion të rritjes së mëtutjeshme, aty-aty janë çmimet nëpër lagje të ndryshme. Por, për fat të mirë sivjet nuk pas edhe ndonjë shtrenjtim të dukshëm të materialeve ndërtimore. Përkundër kemi pas një zbritje të çmimit të hekurit, përndryshe materialet tjera janë në nivelin si në vitin 2022. Ndërtimi sivjet, ka pas më pak leje të lëshuara në krahasim me vitet e mëparshme, mirëpo nëse ka pas kërkesë më pak nuk e kam si informacion. Te ne nuk e determinon çmimin e banesës, vetëm çmimi materialeve, mirëpo kostoja e tokës që është në rritje në vazhdimësi dhe normalisht krahu i punës në dy vitet e fundit është rrit dhe po shkon duke u rritur, sidomos me këtë friken tash se do të migrojnë gjithë”, thotë Hoxha.

I pyetur nëse pritet të ketë rritje të çmimeve në këtë drejtim këtë vit, ai thotë se deri më tani nuk ka ndonjë indikacion që mund të ketë rritje.

“Nuk ka ndonjë indikacion që do të rriten, mirëpo duhet me pa qysh lëvizin kur të fillojë sezoni i ndërtimit mes shkurtit, si do të jenë çmimet e materialeve, kostot e tokave e kështu, varet prej rrethanave”, shton Hoxha.

Se çmimet e banesave dhe të qirasë janë shtrenjtë në krahasim me standardin e vendit, e thonë edhe qytetarët. Hasim Ademi thotë se çmimet e banesave janë mjaft të larta, porse askush nuk merret me rregullimin e çmimit të tyre.

“Çdoherë janë të larta çmimet nëse bëjmë krahasim me rrogat, çdo artikull është shtrenjtë për ne… Por, askush nuk shikon për këtë punë, veç kush të ka mundësi merr e shet”, thotë Ademi.

Edhe qytetari Jakup Zogaj vlerëson se çmimet e patundshmërive janë mjaft të larta.

“Kundër të ardhurave janë shumë shtrenjtë, shumë madje…edhe qirasë janë shtrenjtë, i njëjti sistem është”, thotë Zogaj.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për tremujorin e dytë të vitit 2023, sektori i patundshmërisë mbulon 60.0 për qind e përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte apo 110.6 milionë euro për periudhën prill-qershor të vitit 2023.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara