Kulturë

Çka po ndodhë në lidhjen e Leo DiCaprios dhe Gigi Hadid?

Ata thuhet se janë ende bashkë.

Published

on

Aktori Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid thuhet se janë ende bashkë dhe po e shijojnë shoqërimin e njëri-tjetrit.

DiCaproi, 48 vjeç, ishte i lidhur më parë me Hadidin, 27 vjeç, dhe gjithashtu ka mohuar thashethemet e reja këtë javë se ai po takohet me mikpritësen e “Love Island”, Maya Jama, 28 vjeç.

“Gigi dhe Leo ende shoqërohen dhe bisedojnë kur funksionon me kohën e tyre” tha burimi i brendshëm.

“Ata të dy shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe argëtohen së bashku kur oraret e tyre të ngarkuara ua lejojnë këtë. Yolanda dhe Bella e dinë se Gigi është në gjendje të marrë vendime të shëndetshme dhe ato e mbështesin atë, prioriteti kryesor i Gigit është vajza e saj”, shtoi burimi.

Romanca e raportuar e Gigi-t dhe Leos u tha më parë se kishte ‘humbur’. Modelja u nda nga Zayn Malik në vitin 2021 pas gjashtë vjetësh lidhje dhe kanë një vajzë, Khai, dy vjeç.

Modelja dhe aktori u lidhën fillimisht në mënyrë romantike vitin e kaluar në shtator 2022, pasi u panë duke kaluar kohë së bashku gjatë Javës së Modës në Nju Jork./prive.al

Lajmet

Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen me sukses në Marché du Film në Kanë

Published

on

Ka përfunduar edicioni i sivjetmë i Marché du Film në Kanë, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së filmit, ku Shqipëria dhe Kosova janë prezantuar me një stendë të përbashkët përmes Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Gjatë ditëve të panairit, përfaqësuesit e të dy institucioneve kanë zhvilluar një sërë takimesh me institucione të filmit, producentë dhe përfaqësues të rëndësishëm të industrisë globale audiovizuale. Në këto takime është diskutuar edhe ligji i ri shqiptar për kinematografinë dhe audiovizualin, i cili ka ngjallur interes të konsiderueshëm tek partnerët ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit zyrtar, pjesëmarrja e përbashkët në këtë aktivitet synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe rritjen e prezencës së Shqipërisë në hartën globale të filmit, përmes nxitjes së bashkëprodhimeve dhe projekteve të reja.

Në përmbyllje të aktivitetit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka falënderuar të gjithë partnerët dhe kineastët që kanë vizituar stendën shqiptaro-kosovare gjatë zhvillimit të Marché du Film në Kanë.

Continue Reading

Lajmet

Në New York promovohet romani “Një fije shprese, Një fije shkrepëse” i Ag Apollonit

Published

on

Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York do të mbahet promovimi i romanit “Një fije shprese, Një fije shkrepëse” të autorit Ag Apolloni.

Ngjarja organizohet nën kujdesin e ambasadorit Blerim Reka dhe do të ketë si folës profesorin David Damrosch. Promovimi do të zhvillohet sot, më 21 maj 2026, në orën 17:30, në adresën 801 2nd Ave, Suite 301, New York.

Romani “Një fije shprese, Një fije shkrepëse”, i botuar në vitin 2020, është një vepër dokumentare që trajton pasojat e luftës në Kosovë përmes historive të nënave që humbën familjarët e tyre, përfshirë Ferdonije Qerkezin nga Gjakova dhe Pashke Markun nga Zllakuqani.

Vepra sjell një reflektim të thellë mbi dhimbjen, kujtesën dhe qëndresën njerëzore, ndërsa aktiviteti pritet të mbledhë komunitetin shqiptar dhe dashamirësit e letërsisë në SHBA.

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci: “Krenari dhe emocion i jashtëzakonshëm” për suksesin e filmit “Dua” në Kanë

Published

on

Filmi “Dua” i regjisores Blerta Basholli është vlerësuar me çmimin “SACD” në kuadër të “Semaine de la Critique” në Festivalin e Filmit në Kanë, duke shënuar një tjetër sukses për kinemanë kosovare në arenën ndërkombëtare.

Lidhur me këtë arritje, ministrja për Kulturë dhe Turizëm, Saranda Bogujevci, ka uruar ekipin e filmit, duke e cilësuar suksesin si një moment me rëndësi të veçantë për vendin.

“Krenari dhe emocion i jashtëzakonshëm”, ka thënë Bogujevci, duke vlerësuar arritjen e filmit në një nga festivalet më prestigjioze të filmit në botë.

Ajo shtoi se ky sukses dëshmon edhe një herë cilësinë dhe potencialin krijues të kinemasë kosovare, si dhe afirmimin gjithnjë e më të madh të artistëve dhe filmbërësve në skenën ndërkombëtare.

Çmimi “SACD”, i ndarë nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë në Francë, vlerëson veprat me skenar origjinal dhe qasje të fuqishme autoriale, duke e renditur filmin “Dua” ndër prodhimet më të spikatura të këtij viti.

Bogujevci uroi gjithashtu bashkëskenaristen Nicole Borgeat dhe gjithë ekipin realizues për këtë arritje të rëndësishme.

Continue Reading

Lajmet

Kultura si urë bashkimi, shënohet Dita Botërore për Diversitetin Kulturor

Published

on

Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim shënohet çdo vit më 21 maj, me synimin për të promovuar diversitetin kulturor, dialogun dhe bashkëjetesën ndërmjet popujve.

Kjo ditë ndërkombëtare u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në kuadër të UNESCO-s, pas reagimeve globale ndaj shkatërrimit të statujave të Budave të Bamiyanit në Afganistan në vitin 2001.

Përmes kësaj date synohet të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së kulturave të ndryshme, respektit të ndërsjellë dhe jetesës në frymë harmonie e tolerance.

Kjo ditë ka domethënie të veçantë edhe për Kosovën, e cila konsiderohet një vend me diversitet kulturor dhe bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Continue Reading

Të kërkuara