Lajmet
Çka mund të mësojë bota nga Japonia?
Një nga leksionet është se shoqëritë duhet të mësojnë të jetojnë me rrezikun pranë.
Published
4 years agoon
By
UBT news“The Economist”
Mbi Japoninë rrëfehen shpesh 2 histori. E para është ajo e një kombi në rënie, me një popullsi në tkurrje dhe në plakje. E dyta është e një shoqërie tërheqëse, hiper-funksionale, disi ekscentrike, ai i një vendi të këndshëm për të ngrënë sushi, apo për të eksploruar kultura të çuditshme, por me pak peshë në botën e jashtme.
Të dyja këto histori, i nxisin njerëzit të nënvlerësojnë Japoninë. Por ky është një gabim. Japonia nuk është një thjesht një vend i jashtëzakonshëm. Ajo është një pararojë e zhvillimeve të ardhshme. Shumë nga sfidat me të cilat po përballet tashmë ky vend, do të prekin vendet e tjera shumë shpejt, përfshirë plakjen e shpejtë, stanjacionin ekonomik, rrezikun e fatkeqësive natyrore, dhe rrezikun për t’u bllokuar në mesin e një konflikti midis Kinës dhe Amerikës.
Fakti që disa nga këto probleme e goditën Japoninë që herët, e bën këtë vend një laborator të dobishëm për të vëzhguar efektet e tyre dhe për të gjetur mënyrën se si duhet reaguar. Një nga leksionet është se shoqëritë duhet të mësojnë të jetojnë me rrezikun pranë.
Ndërsa ndryshimet klimatike po shtohen dhe bashkë me to edhe rreziqet natyrore, vendet duhet të jenë në gjendje të dalin nga kjo krizë. Përvoja e dhimbshme e ka shtyrë Japoninë të investojë shumë tek qëndrueshmëria. Urat dhe ndërtesat janë të pajisura me mekanizma specifikë, për t’i bërë ato rezistente ndaj tërmeteve.
Pas një tërmeti të madh që goditi Koben në vitin 1995, duke lënë shumë njerëz pa ujë, qyteti ndërtoi një sistem nëntokësor për të ruajtur furnizimin më ujë deri në 12 ditë për banorët.
Shumë japonezë e kuptojnë se reagimi ndaj fatkeqësive natyrore është problem i të gjithëve, dhe jo vetëm i shtetit.
Kjo gjë e ka ndihmuar shumë gjatë pandemisë aktuale: mbajtja e maskave ka qenë praktikisht universale. Ndër vendet e G7-ës, Japonia ka shkallën më të ulët të vdekjeve nga Covid-19, dhe shkallën më të lartë të vaksinimit me 2 doza.
Një leksion tjetër është se demografia ka rëndësinë e saj. Shumica e shoqërive një ditë do të plaken dhe tkurren si Japonia. Deri në vitin 2050, 1 në gjashtë 6 njerëz në botë do të jenë mbi 65 vjeç, nga vetëm 1 në 11 në vitin 2019. Popullsia e 55 vendeve, përfshirë Kinën, parashikohet të bjerë nga tani e deri në vitin 2050.
Të dhënat e fundit sugjerojnë se India do të tkurret më shpejt se sa pritej. Ashtu si ndryshimi i klimës, edhe ndryshimi demografik është i gjerë, gradual dhe duket abstrakt, derisa sa nuk është më i tillë. Dhe si ndryshimi klimatik, ai do të kërkojë një transformim, si të institucioneve, ashtu edhe të sjelljes individuale.
Qeveria japoneze u kërkon kompanive që të mbajnë stafin në punë deri në moshën 70 vjeç. Dhe shumë prej tyre po qëndrojnë në punë: 33 për qind e 70-74 vjeçarëve janë aktualisht në punë, nga 23 për qind një dekadë më parë. Ndryshimi demografik sjell sfida të mëdha ekonomike.
Japonia është rritur ngadalë në aspektin ekonomik dekadat e fundit, kryesisht për shkak të tkurrjes së popullsisë së saj. Megjithatë, nëse shihni mirëqenien e japonezëve, panorama është shumë më e mirë. Në dekadën e viteve 2010-2019, Japonia gëzonte normën e tretë më të lartë mesatare të rritjes së PBB-së për frymë në gjirin e G7-ës, vetëm pas Gjermanisë dhe Amerikës.
Japonia është një kreditore e madhe, dhe ekonomia e tretë më e madhe në botë sipas kursit aktual të këmbimit. Qytetarët e saj jetojnë më gjatë se qytetarët e çdo vendi tjetër. Ajo është shtëpia e investitorit më të madh të teknologjisë në planet, një firme pioniere në teknologjinë 5G dhe një mori markash globale, nga Uniqlo tek Nintendo.
Ekspertiza e saj tek robotët dhe sensorët, do t’i ndihmojë kompanitë e saj të fitojnë para nga një gamë e gjerë teknologjish të reja industriale. Në rrafshin gjeopolitik, Japonia luan një rol kryesor midis Kinës, partneres të saj më të madh tregtare, dhe Amerikës, partneres së saj kryesore në fushën e sigurisë.
Edhe gabimet e Japonisë, ofrojnë një grup tjetër mësimesh për pjesën tjetër të botës. Të jetuarit me shumë rreziqe, e bën më të vështirë përcaktimin e prioriteteve. Përballë kaq shumë rreziqeve të mundshme, Japonia e shkëputi vëmendjen nga ndryshimi i klimës, fatkeqësia më e madhe nga të gjitha.
Në vitin 2020 ajo u zotua më në fund të zerojë emetimet e karbonit deri në vitin 2050, por detajet se si do ta arrijë këtë mbeten të paqarta. Politikanët i lidhin shpresat e tyre me rifillimin e punës së centraleve bërthamore, që u nxorën jashtë funksionit pas incidentit në Fukushima në vitin 2011.
Por ky skenar nuk ka shumë gjasa, për sa kohë që publiku i mbivlerëson rreziqet e energjisë bërthamore. Ndërkohë shumë burokratë, mbeten skeptikë ndaj energjisë së rinovueshme. Prandaj Japonia vazhdon të djegë qymyr për të prodhuar energji, që është karburanti më ndotës.
Një mënyrë për të adresuar problemin e një popullsie në tkurrje, është të përfitoni sa më shumë nga njerëzit. Japonia nuk do ta përmbushë kurrë potencialin e saj, për sa kohë që shumë prej qytetarëve të saj me arsim të lartë, u mohohet shansi për të përmbushur potencialin e tyre.
Promovimi i bazuar tek vjetërsia në kompanitë tradicionale, i kombinuar me respektin e tepruar të moshuarve, i ka mbyllur gojën të rinjve dhe e ndal inovacionin. Kjo është arsyeja pse shumë nga të sapodiplomuarit më të zgjuar preferojnë të punojnë për startup-et (kompanitë e reja novatore).
Japonia ka bërë një punë të mirë duke futur më shumë gra në fuqinë punëtore vitet e fundit, por ato kanë ende shumë pak shanse për t’u ngritur në përgjegjësi. Një sistem pune i dyfishtë i fut në kurth të rinjtë dhe gratë në punë të pasigurta dhe me kohë të pjesshme (gjë që i bën ata më pak të prirur për të pasur fëmijë).
Politikanët i tolerojnë që të gjitha këto, pjesërisht pasi ndjejnë pak presion për të vepruar ndryshe. Partia Liberal Demokratike qëndron thuajse pandërprerë në pushtet që nga viti 1955, falë një opozite shumë të dobët. Figura të larta, zakonisht pleq nga dinastitë politike, janë më konservatorë sesa publiku që supozohet të përfaqësojnë.
Nga ana tjetër për publikun, komoditeti i sotëm e errëson impulsin për të kërkuar një të nesërme më të shndritshme. Leksioni i fundit i Japonisë, ka të bëjë me rrezikun që sjell vetëkënaqësia. /bota.al
Botë
Izraeli vret ministrin e Inteligjencës së Iranit: Urdhër ushtrisë për eliminimin e çdo zyrtari të lartë
Published
6 minutes agoon
March 18, 2026By
UBTNews
Izraeli deklaroi të mërkurën se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit, në sulmin e dytë brenda dy ditëve ndaj një figure të lartë udhëheqëse, dhe ka autorizuar ushtrinë që të shënjestrojë çdo zyrtar të lartë iranian që arrin të lokalizojë. Izraeli goditi gjithashtu Bejrutin qendror, duke shkatërruar ndërtesa banimi në disa prej sulmeve ajrore më intensive në kryeqytetin libanez në dekadat e fundit – ky një front tjetër i Izraelit në luftën e nisur bashkë me Shtetet e Bashkuara kundër Iranit.
Një ditë pas vrasjes së shefit të fuqishëm të sigurisë së Iranit, Ali Larijani – vrasja e nivelit më të lartë që nga ajo e liderit suprem në ditën e parë të luftës – Izraeli njoftoi se ka vrarë ministrin e Inteligjencës, Esmail Khatib.
“Askush në Iran nuk ka imunitet dhe të gjithë janë në shënjestër,” deklaroi ministri i Mbrojtjes, Israel Katz. “Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe unë kemi autorizuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit që të shënjestrojnë çdo zyrtar të lartë iranian për të cilin paraqitet një mundësi inteligjente dhe operacionale, pa pasur nevojë për miratim shtesë.”
Kjo duket të jetë hera e parë që Izraeli deklaron publikisht se do të lejojë ushtrinë të godasë zyrtarët armiq pa kërkuar leje të veçantë nga udhëheqësit politikë për misionet. Katz nuk tregoi se kur ishte dhënë ky urdhër.
Në Teheran, mijëra njerëz dolën në rrugë për funeralin e Larijanit dhe figurave të tjera të vrarë në sulmet amerikano-izraele. Turma valëviti flamuj iranianë dhe mbante portrete të zyrtarëve të vrarë, ndërsa këndoheshin vargje për dëshmorët.
Irani u hakmor për vrasjen e Larijanit duke lëshuar raketa me mbushje të shumëfishta drejt Izraelit, sulme këto që sipas autoriteteve izraelite vranë dy persona afër Tel Avivit. Teherani njoftoi se gjatë natës ka goditur Tel Avivin, Haifën dhe Beershebën në Izrael, si dhe bazat amerikane në Bahrein, Irak, Jordani, Kuvajt, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se SHBA dhe Izraeli dështuan të kuptojnë se Republika Islamike është një sistem politik i fortë që nuk varet nga asnjë individ i vetëm. /Reuters/
Lajmet
Një muaj paraburgim për prindërit nga Lipjani që dyshohen për keqtrajtimin e fëmijës
Published
32 minutes agoon
March 18, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy prindërve me inicialet A.K. dhe V.P., të cilët dyshohen për keqtrajtimin e djalit të tyre pesëvjeçar.
Vendimi u mor nga Departamenti i Përgjithshëm pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, ku gjyqtarja e procedurës paraprake konstatoi se caktimi i kësaj mase është i nevojshëm në këtë fazë të procesit.
Mbi të pandehurit rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e detyrimeve familjare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe në publik për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën është gjetur i mituri.
Sipas raportimeve, fëmija është dërguar me urgjencë në Klinikën e Pediatrisë, ku aktualisht po trajtohet në repartin e Kujdesit Intensiv.
Mjekët kanë konstatuar se 5-vjeçari ka plagë të rënda në të dyja shputat e këmbëve, të cilat kanë pësuar ndryshime të theksuara gangrenoze, ndërsa dyshohet se i vogli ka vuajtur edhe nga kequshqyerja dhe ka vështirësi të theksuara në komunikim.
Pas arrestimit dhe ndalimit fillestar prej 48 orësh, dy prindërit do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë, periudhë gjatë së cilës do të vazhdojnë hetimet e mëtutjeshme mbi rrethanat e këtij rasti të rëndë.
Sipas procedurave ligjore, palët e pakënaqura gëzojnë të drejtën e ankesës ndaj këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit, e cila duhet të dorëzohet përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Vendi
Nis zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, projekt mbi 5.7 milionë euro
Published
1 hour agoon
March 18, 2026By
UBTNews
Nisja e punimeve për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë ka shënuar sot një hap të rëndësishëm për infrastrukturën sportive në Kosovë.
Ky projekt modern, i cili kap vlerën e mbi 5.7 milionë eurove, parashikon ndërtimin e një palestre të re me standarde ndërkombëtare, si dhe një objekti multifunkional që do të ofrojë akomodim, pishinë, sallë fitnesi dhe restorant për sportistët.
Në ceremoninë e vënies së gurthemelit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Sportit, Blerim Gashani dhe krerët e Federatës së Xhudos, e cilësoi këtë investim si një përgjigje ndaj rezultateve të jashtëzakonshme që ky sport i ka sjellë vendit ndër vite.
Hapësirat e reja pritet të shërbejnë edhe për garat e sporteve luftarake gjatë Lojërave Mesdhetare 2030, duke e kthyer Pejën në një qendër rajonale të xhudos.
Përveç rëndësisë infrastrukturore, ky projekt u vlerësua lart edhe nga trajneri Driton Kuka, i cili u kërkoi xhudistëve që këtë mbështetje serioze të shtetit ta shpërblejnë me punë e rezultate të reja në arenën ndërkombëtare.
Aktualisht, në këtë qendër po stërviten edhe sportistë nga Ukraina, gjë që dëshmon ndikimin e saj përtej kufijve të Kosovës.
“Sot, këtu në Pejë, në lagjen e kampionëve të botës, nuk po vendosim vetëm gurthemel. Sot, po vazhdojmë suksesin e xhudos së Kosovës. Xhudoja është suksesi më i madh që kemi ndërtuar si shtet në sport,” deklaroi kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij.
Lajmet
Karrierë në diplomaci: Pse Shkencat Politike në UBT janë zgjedhja e parë e të rinjve?
Published
2 hours agoon
March 18, 2026By
UBTNews
Në një epokë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, nevoja për profesionistë të pajisur me kompetenca të larta në fushën e shkencave politike është bërë jetike për zhvillimin e shoqërisë.
Fakulteti i Shkencave Politike në UBT është pozicionuar si një qendër e ekselencës akademike, ku ndërthuren stafi i kualifikuar, kurrikulat bashkëkohore dhe mundësitë e pashtershme për studentët që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.
Ky program është projektuar mbi standardet më të larta evropiane, duke ofruar një qasje të baraspeshuar mes teorive politike dhe zhvillimeve praktike, gjë që mundëson përgatitjen e kuadrove që zotërojnë aftësi të thella analitike dhe kritike për dukuritë bashkëkohore.
Një prej shtyllave kryesore që e dallon këtë program është bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar, i cili u mundëson studentëve përfitimin e shkëmbimeve studentore dhe përvojave të ndryshme akademike përmes partneritetit me institucione prestigjioze.
Kjo qasje ndërkombëtare siguron që diploma e fituar në UBT të jetë e njohur dhe e konkurrueshme në të gjithë Bashkimin Evropian, duke u dhënë studentëve një avantazh të pakrahasueshëm në tregun e punës.
Përveç ngritjes akademike, UBT ka krijuar një ekosistem mbështetës për studentët, duke përfshirë edhe lehtësime të ndjeshme financiare. Aktualisht, studentët që vendosin të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi në Shkenca Politike përfitojnë një bursë prej 20% gjatë të tri viteve të studimit, duke e bërë arsimin cilësor.
Kjo mbështetje reflektohet edhe në suksesin e të diplomuarve, ku rreth 98% e tyre janë tashmë të punësuar në sektorë kyçë, duke dëshmuar se aftësitë në hartimin e dokumenteve politike, kërkimin shkencor dhe analizën e rrethanave rajonale e ndërkombëtare janë kompetenca që tregu i vlerëson maksimalisht.
Përmes pjesëmarrjes në konferenca e gara ndërkombëtare, studentët e Shkencave Politike në UBT nuk marrin vetëm një diplomë, por transformohen në profesionistë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në politikat publike dhe diplomacinë moderne.
Nëse dëshironi të siguroni vendin tuaj nga tani, mund të aplikoni online përmes linkut: APLIKIMI ONLINE
Izraeli vret ministrin e Inteligjencës së Iranit: Urdhër ushtrisë për eliminimin e çdo zyrtari të lartë
Një muaj paraburgim për prindërit nga Lipjani që dyshohen për keqtrajtimin e fëmijës
Nis zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, projekt mbi 5.7 milionë euro
Tenori shqiptar debuton në Staatsoper Berlin
“Mr. Nobody Against Putin” fiton Oscar për Dokumentarin më të Mirë
Karrierë në diplomaci: Pse Shkencat Politike në UBT janë zgjedhja e parë e të rinjve?
Ndahet nga jeta arkeologu i shquar Luan Koçbashliu
Rifillon eksporti i naftës nga Kirkuku drejt Turqisë pas marrëveshjes mes Bagdadit dhe rajonit të Kurdistanit
Aksion në ARBK: Prokuroria bastis agjencinë mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet nga UBT3 months agoZgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
