Lajmet

Çka i ndodh trupit nëse konsumoni më tepër proteina

Published

on

Proteina është kryefjala e ushqyerjes së shëndetshme ditët e sotme.

Ky ushqyes është i domosdoshëm për shëndetin sepse u bën mirë jo vetëm muskujve por edhe ndihmon për rënien nga pesha.

Nga ana tjetër, nëse njeriu e tepron me proteinën, pasojat për peshën dhe shëndetin në përgjithësi mund të jenë serioze.

Sa është sasia e duhur e proteinës që duhet të marrim çdo ditë?

Rregulli i artë është 0.45 gramë për çdo 500 gramë peshë trupore për meshkujt dhe 0.35 gramë për çdo 500 gramë peshë trupore për femrat.

Pra, nëse një grua peshon 70 kg dhe ka një jetë sedentare, atëherë ajo nuk duhet të marrë më shumë se 52.5 gramë proteinë në ditë.

Çfarë ndodh nëse marrim më shumë proteinë seç duhet?

Ekspertët thonë se një ndër shenjat e para të konsumit të tepruar të proteinës është etja.

Proteina përbëhet nga aminoacide dhe në përmbajtjen e tyre ka edhe nitrogjen.

Sasitë e mëdha të nitrogjenit janë toksike dhe trupi përdor gjithë depozitat ujore për ta nxjerrë atë jashtë trupit dhe kjo është arsyeja përse do ju pihet më shumë ujë.

Përveç erës së keqe të gojës dhe shtimit të paevitueshëm në peshë, nitrogjeni është i dëmshëm edhe për veshkat.

Nëse e teproni me proteinën, atëherë veshkat do të përballen me një barrë shumë të rëndë dhe të punojnë përtej kapacitetit për të eliminuar sa më shumë nitrogjen.

Nëse vazhdoni me ritme të tilla, konsumi i lartë i nitrogjenit do të shkaktojë dëme të rënda në veshka.

Studimet thonë se një regjim ushqimor i pasur me proteinë shtazore katërfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme prej kancerit.

Njerëzit që e teprojnë me proteinën janë 66% më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme se njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm proteinë.

E fundit, por jo për nga rëndësia, është që enzimat e stomakut e kanë të vështirë të përpunojnë proteinën gjë që shkakton probleme me tretjen dhe të përziera./agroweb/

Lajmet

Humb jetën një motoçiklist pas përplasjes me një kamion në Istog

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Istog.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 27 korrik rreth orës 12:17 dhe ka përfshirë një motoçikletë dhe një kamion për bartjen e mbeturinave, të drejtuar nga dy shtetas të Kosovës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kapet me dokumente të personave të tjerë në Dheu i Bardhë, nis hetimi ndaj një të dyshuari

Published

on

Një person është proceduar penalisht në Pikën Kufitare në Dheu i Bardhë, nën dyshimin për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të vendit, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, janë gjetur dokumente të ndryshme që u përkisnin personave të tjerë.

Në mesin e dokumenteve të sekuestruara janë certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë dhe të martesës të lëshuara nga Serbia, kopje të letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave serbe.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore. Rasti mbetet nën hetime./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të dhunës në familje në Obiliq dhe Prizren, arrestohen të dyshuarit

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të dhunës në familje, të regjistruara në Obiliq dhe Prizren.

Në Obiliq, më 27 korrik rreth orës 18:00, është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prizren, po atë ditë rreth orës 21:30, është arrestuar një tjetër burrë, i cili dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, dyshohen për vrasjen e 23 civilëve shqiptarë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar si rezultat i veprimeve policore dhe dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999, në Zubin Potok, kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku u vranë 23 civilë shqiptarë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara