Shëndet

Çka është “ecja japoneze” që po këshillojnë ekspertët e shëndetit?

Published

on

Nëse po kërkon mënyrë të thjeshtë, pa kosto dhe jashtë palestrës për të përmirësuar shëndetin dhe formën fizike, trendi më i fundit që po bën namin në TikTok mund të jetë zgjidhja ideale për ty.

Quhet “Japanese walking” ose ecja japoneze dhe ekspertët janë të njëzëri: është një nga format më efikase dhe të qëndrueshme të ushtrimit.

Çfarë është “Japanese walking”?

Pavarësisht emrit, kjo formë ecjeje nuk është e re. Ajo bazohet në stil të quajtur ecje me intervale, që është përdorur për vite me radhë në Japoni dhe më gjerë.

Metoda është shumë e thjeshtë:

– Ec me intensitet të lartë (shpejt) për 3 minuta,

– Pastaj ec me ritëm më të ngadaltë për 3 minuta,

-Përsërite këtë cikël për të paktën 30 minuta, 4 herë në javë.

-Ky kombinim i ritmeve e bën trupin të punojë më fort dhe sjell përfitime më të mëdha në më pak kohë.

Pse ekspertët e pëlqejnë kaq shumë?

Sipas specialistëve të fushës, “Japanese walking” është kaq popullore sepse është:

-E lehtë për t’u zbatuar, pa pajisje apo ambiente të veçanta,

-E përballueshme nga çdo moshë dhe gjendje fizike,

E shkurtër, por shumë efektive – vetëm 30 minuta disa herë në javë sjellin ndryshime të dukshme.

Laura Richardson, specialiste e fiziologjisë së ushtrimeve në Universitetin e Miçiganit, shprehet:

“Është e qëndrueshme dhe praktike. Nuk ke nevojë për palestër dhe përfitimet janë të shumta.”

Çfarë përfitimesh sjell?

Studimet tregojnë se ky stil ecjeje:

-Forcon muskujt e këmbëve dhe kofshëve,

-Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe funksionin e zemrës,

-Ul tensionin e gjakut dhe yndyrnat e dëmshme në trup,

-Rrit kolesterolin e mirë (HDL) dhe ul nivelin e yndyrës në bark (viscerale),

Përmirëson cilësinë e gjumit, ndihmon në luftimin e depresionit dhe ruan shëndetin mendor – sidomos me kalimin e moshës.

Shëndet

Si ta shmangni depresionin sezonal, sipas ekspertit që e zbuloi këtë gjendje?

Published

on

Ditët e shkurtra dhe të errëta të dimrit shpesh sjellin humor të ulët dhe lodhje për miliona njerëz që vuajnë nga depresioni sezonal (SAD) – një formë depresioni që shfaqet zakonisht në vjeshtë dhe dimër.

Simptomat përfshijnë energji të dobët, gjumë të tepërt dhe dëshirë për ushqime të ëmbla e karbohidrate.

Sipas The Washington Post, rreth 5% e amerikanëve preken nga SAD, ndërsa gratë janë katër herë më të prirura.

Psikiatri Norman Rosenthal nga Georgetown University, i cili e identifikoi për herë të parë këtë gjendje në vitin 1984, tregon se ajo lidhet me mungesën e dritës natyrore, e cila ndikon në ritmet biologjike dhe neurotransmetuesit që rregullojnë humorin.

Trajtimi kryesor është terapia me dritë të fortë – përdorimi i kutive speciale që prodhojnë rreth 10,000 njësi drite, krahasuar me më pak se 1,000 që japin dritat e zakonshme.

Studimet tregojnë se kjo metodë ndihmon rreth 64% të pacientëve.

Rosenthal përdor drita shtesë në shtëpi, mediton dhe bën shëtitje të rregullta jashtë për të përfituar nga drita natyrale.

Ai thekson rëndësinë e vëzhgimit të ndryshimeve të humorit në këtë periudhë dhe kujdesin ndaj trupit e mendjes për të përballuar më lehtë dimrin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Rastet e Covid-19 rriten në Finlandë, 200 të infektuar çdo javë

Published

on

Finlanda po përballet me një rritje të rasteve të Covid-19 këtë vjeshtë. Sipas transmetuesit finlandez “Yle”, në javët e fundit janë konfirmuar rreth 200 raste të reja në laborator çdo javë.

Niina Ikonen, një specialiste nga Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie (THL), tha se këto shifra përfaqësojnë vetëm majën e ajsbergut, pasi shumica e personave të infektuar qëndrojnë në shtëpi dhe nuk testohen. “Infeksionet po përhapen në të gjithë vendin,” theksoi ajo.

Megjithatë, numri i rasteve këtë vit është dukshëm më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur rreth 1.000 raste të konfirmuara laboratorike raportohej çdo javë.

Ikonen gjithashtu vuri në dukje se aktualisht po qarkullojnë shumë lloje të ndryshme virale që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes.

Ekspertët këshillojnë qytetarët të mbajnë masat e kujdesit dhe të vaksinohen sipas udhëzimeve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mos e bëj më! Rreziku i madh që fshihet në shishet plastike të ujit

Published

on

Shishet plastike përdoren shpesh për javë apo edhe muaj të tërë, duke u mbushur e rimbushur vazhdimisht me ujë apo produkte të tjera.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo praktikë është e rrezikshme për shëndetin.

Shishet plastike përmbajnë Bisfenol A (BPA), një substancë kimike që lëshohet në ujë, sidomos kur ekspozohen në diell, dhe krijon terren për baktere të rrezikshme, veçanërisht në grykën e shishes, ku pastrimi i plotë është i pamundur.

Studiuesit theksojnë se ripërdorimi i shisheve plastike ndikon negativisht në sistemin hormonal dhe rrit rrezikun e infeksioneve bakteriale.

Ekspertët rekomandojnë që shishet plastike të përdoren vetëm një herë dhe të zëvendësohen me shishe qelqi për të mbrojtur shëndetin dhe mjedisin. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Si ta vlerësosh shëndetin e zemrës përmes një testi 30-sekondësh?

Published

on

Zemra e njeriut është aq e fortë, sa mund të rrahë edhe kur është e shkëputur nga trupi ynë. Për këtë arsye dhe shumë të tjera, është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin e saj.

E dini se brenda 30 sekondave mund të kuptoni nëse keni ose jo një problem me zemrën? Ndiqni hapat më poshtë për të mësuar si.

Në një pjatë të thellë hidhni ujë të ftohtë dhe sigurohuni që hapësira i nxë të dyja duart.

Brenda në ujë, hidhni disa copa akulli.

Fusni duart brenda në pjatën bashkë me akujt dhe mbajini 30 sekonda.

Kjo do t’ju bëjë të kuptoni si përgjigjet gjaku juaj në kontakt me të ftohtin.

Rezultatet e mundshme janë këto:

1. Gishtat tuaj mund të jenë skuqur dhe ky është lajm i mirë. Skuqja e duarve tregon se nuk ka asnjë problem me oksigjenin në gjak.

Nuk ka asgjë që s’shkon me qarkullimin tuaj të gjakut.

2. Nëse gishtat dalin të zbehtë prej aty (madje marrin ngjyrë mavi), duhet të shqetësoheni. Mund të keni probleme me qarkullimin e gjakut.

Niveli i oksigjenit në qelizat e gjakut s’është i mjaftueshëm, ose mund të keni probleme me furnizimin e oksigjenit në gjak.

Nëse përballeni me rastin e dytë, përpiquni t’i ngrohni duart dhe t’i masazhoni derisa t’i kthehen gjendjes normale. Në rast se kjo nuk ndodh, e mira është të lini takim me një mjek. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara