Vitamina F nuk është një vitaminë në kuptimin tradicional të fjalës. Përkundrazi, vitamina F është një term për dy yndyrna – acidi alfa-linolenik (ALA) dhe acidi linoleik (LA). Ato janë thelbësore për funksionet e rregullta të trupit, përfshirë aspektet e shëndetit të trurit dhe zemrës.
ALA është anëtare e familjes së yndyrnave omega-3, ndërsa LA i përket familjes omega-6. Burimet e zakonshme të të dyjave këtyre yndyrnave përfshijnë vajrat vegjetale, arrat dhe farat.
Ato u zbuluan në vitet 1920 kur shkencëtarët zbuluan se dietat pa yndyrë kishin efekte të dëmshme te minjtë. Fillimisht, shkencëtarët dyshuan se minjtë kishin mungesë tek një vitaminë e re që ata e quajtën vitamina F-dhe më vonë u zbulua se bëhej fjalë për ALA dhe LA.
Funksionet kryesore të vitaminës F në trupin tuaj
Të dy llojet e yndyrnave që përmban vitamina F – ALA dhe LA – klasifikohen si acide yndyrore thelbësore, domethënë ato janë të nevojshme për shëndetin. Meqenëse trupi juaj nuk është në gjendje t’i prodhojë këto yndyrna, ju duhet t’i merrni ato përmes dietës ushqimore.
ALA dhe LA luajnë rolet e mëposhtme thelbësore në trup:
Shërbejnë si burim kalorish. Si yndyrna, edhe Ala edhe La sigurojnë 9 kalori për gram.
Mbrojnë strukturën e qelizave. Jo vetëm këto dy yndyrna por edhe yndyrnat e tjera ofrojnë strukturë dhe fleksibilitet për të gjitha qelizat në trupin tuaj duke qenë një përbërës kryesor i shtresës së tyre të jashtme.
Ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e trupit. ALA luan një rol të rëndësishëm në rritjen normale, shikimin dhe zhvillimin e trurit.
Konvertohen në yndyrna të tjera. Trupi juaj e konverton edhe acidin alfa-linolenik edhe acidin linoleik në yndyrna të tjera të nevojshme për shëndetin.
Ndihmon për komponimet sinjalizuese. ALA dhe LA përdoren për të bërë komponime sinjalizuese që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, mpiksjen e gjakut, përgjigjet e sistemit imunitar dhe funksionet e tjera kryesore të trupit.
Mungesa e vitaminës F është e rrallë. Mungesa e dy yndyrnave ALA dhe LA mund të çojë në simptoma të ndryshme, të tilla si tharje të lëkurës, rënie të flokëve, shërim i ngadaltë i plagëve, rritje e dobët e fëmijëve, problemet e trurit dhe shikimit etj.
Përfitimet e mundshme shëndetësore
Sipas studimit, yndyrnat që përbëjnë vitaminën F (ALA dhe LA) mund të ofrojnë disa përfitime unike shëndetësore.
Përfitimet shëndetësore të acidit alfa-linolenik
ALA është yndyra kryesore në familjen omega-3, një grup yndyrash që mendohet se kanë shumë përfitime shëndetësore. Në trupin e njeriut, ALA shndërrohet në acide yndyrore të dobishme omega-3, duke përfshirë acidin eikosapentaenoik (EPA) dhe acidin dokosheksaenoik (DHA).
Ulja e inflamacionit. Një rritje e konsumit të yndyrave omega-3 si ALA është shoqëruar me ulje të inflamacionit në nyje, traktin tretës, mushkëri dhe tru.
Përmirëson shëndetin e zemrës. Rritja e konsumimit te ALA në dietën tuaj mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.
Ndihmon në rritje dhe zhvillim. Gratë shtatzëna kanë nevojë për 1.4 gram ALA në ditë për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e fetusit.
Mbron shëndetin mendor. Nevojiten më shumë hulumtime, por disa studime sugjerojnë që konsumimi i rregullt i yndyrave omega-3 mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të depresionit dhe ankthit
Përfitimet shëndetësore të acidit linoleik
Acidi linoleik (LA) është një yndyrë parësore në familjen omega-6. Si ALA, edhe LA shndërrohet në yndyrna të tjera në trupin tuaj.
Ajo ofron shumë përfitime të mundshme shëndetësore kur konsumohet në moderim, veçanërisht kur përdoret në vend të yndyrnave të ngopura më pak të shëndetshme:Mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në një studim në mbi 300,000 të rritur, konsumimi i LA në vend të yndyrnave të ngopura u shoqërua me një ulje të rrezikut prej 21% të vdekjes në lidhje me sëmundjet e zemrës.
Mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit tip 2. Një studim në më shumë se 200,000 njerëz zbuloi se LA ishte e lidhur me një rrezik të zvogëluar 14% të diabetit të tipit 2 kur konsumohet në vend të yndyrës së ngopur. Mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak. Disa studime sugjerojnë që LA mund të ndihmojë kontrollin e sheqerit në gjak kur konsumohet në vend të yndyrnave të ngopura.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet N.A., i dyshuar për disa vepra të rënda penale.
Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i ndaluari dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka zbuluar informacione zyrtare për prona të caktuara te persona të paautorizuar në këmbim të ryshfetit, me qëllim tjetërsimin e tyre.
Nga organet e ndjekjes bëjnë të ditur se pronat e përfshira në këtë skemë dyshohet se kapin vlera mjaft të mëdha financiare.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikaten e Prokuroris Speciale
Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në një protestë të njoftuar prej ditësh për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin arsimin dhe të rinjtë.
Protesta e nisur rreth orës 14:00 ka përshkallëzuar me shpejtësi në tensione. Protestuesit kanë gjuajtur godinën e ministrisë me vezë, bojë të kuqe, gurë, sende të forta dhe kapsolla. Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë shkulur kangjellat mbrojtëse të rrugës dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të institucionit.
Për të shpërndarë turmën, forcat e policisë kanë ndërhyrë me ujë dhe gaz lotësjellës, ndërsa gjatë përplasjeve fizike disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat. Në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë shtesë për të marrë nën kontroll situatën.
Tubimi i organizuar përmes rrjeteve sociale vjen me kërkesën për plotësimin e gjashtë pikave që lidhen me ngritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve për studentët. Përveç kërkesave arsimore, protestuesit kanë bërë thirrje politike duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe të kryeministrit Edi Rama.
Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.
Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.
Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.
Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.
“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/