Kuriozitete

Çka do të bënte njeriu nëse truri i tij do të ishte kompjuter?

Published

on

Këtë artikull e fillojmë me informacionin bazik se çka quajmë Kompjuter.

Ajo është një makinë që e komandon njeriu dhe ka dy gjëra më shumë se ne: është i shpejtë dhe ka memorie për të kujtuar gjërat.

E keni menduar ndonjëherë se cka do të vepronte njeriu nëse trurin do ta kishte PC.

Epo, nëse truri i njeriut do të ishte një kompjuter, ai mund të kryente hiç më pak se 38 mijë trilionë operacione në sekondë.

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë, BlueGene, mund të menaxhojë vetëm 0,002% të kësaj. /UBTNews/

Kuriozitete

Kush jeton në këtë vend, i thotë lamtumirë ‘Vapes’

Published

on

Continue Reading

Kuriozitete

I bëjmë çdo ditë, por këto veprime po e ‘vrasin’ makinën tuaj

Published

on

Makina në ditët e sotme po na shpëton, sepse është bërë nevojë për secilin individ.

Kur, ajo prishet na merr kohë dhe kosto për ta riparuar e madje me raste edhe tejkalon vlerën sa është blerë.

UBT News ju sjell disa hapa se si duhet të kujdeseni për makinën që keni, dhe cilat janë ato veprime që po e ‘vrasin’ atë.

  • Vozitja e makinës teksa në tabelë është e ndezur drita paralajmëruese e vajit;
  • Lejimi i përhapjes së ndryshkut;
  • Futja e benzinës në një makinë me naftë dhe anasjelltas;
  • Injorimi i afateve të mirëmbajtjes, si dhe injorimi i rrjedhjeve.

Jo më pak të rëndësishme janë edhe:

Lënia e një makine të papërdorur për një kohë të gjatë;

Ngarkimi i tepërt;

Përdorimi i vajit të gabuar;

Vendosja vetëm e ujit në sistemin e ftohjes (duhet mbushur edhe me anti-friz).

Dëmtim të madh në veturën tuaj mund ta bëjnë edhe lënia e dritareve të hapura gjatë një stuhie shiu, vozitja kur motori është i mbinxehur, vozitja nëpër ujëra të thella, modifikimet e tepërta, si dhe montimi i pjesëve të lira. /UBTNews/

Continue Reading

Bota

Vendet ku është e ndaluar që të festohet Halloween-i!

Published

on

Halloween, një festë që vjen nga shprehja angleze “All Hallows’ Eve”, ka evoluar për t’u bërë një ngjarje kulturore globale që shënon fundin e sezonit të korrjes dhe fillimin e dimrit. Megjithatë, disa vende e kanë ndaluar këtë festë për arsye të ndryshme.

Uzbekistan: Që nga viti 2011, festimi i Halloween-it është ndaluar plotësisht me një dekret presidencial, pasi autoritetet besojnë se tradita e Halloween-it lartëson djallin dhe është ideologjikisht e pasaktë.

Francë: Në Vendargues, ka një ndalim të pjesshëm të Halloween-it; konkretisht, veshja e kostumeve të kllounëve është e ndaluar për shkak të një vale krimesh që kanë përfshirë persona të maskuar si kllounë.

Kinë: Në Pekin, ndalohet që të veshin kostume në metronë e qytetit. Ky ndalim është vendosur për të shmangur panikun që mund të shkaktojë grimi ose veshja e frikshme.

Japoni dhe Kore e Jugut: Edhe pse Halloween-i ka fituar popullaritet në qytetet e mëdha, nuk është një festë tradicionale dhe nuk festohet gjerësisht. Situata është e ngjashme në vende si Izrael, Letoni, Kroaci, Rusi dhe Egjipt, ku festa nuk ka një traditë të fortë.

Vende të tjera: Në shumë vende të Lindjes së Mesme, si Maroku, Arabia Saudite, Irani, Papua Guineja e Re dhe Samoa, festimi i Halloween-it është i ndaluar për arsye fetare.

Kështu, ndërsa Halloween vazhdon të përhapet në shumë vende, disa kultura e kanë refuzuar atë për arsye të ndryshme, duke përfshirë besime fetare dhe shqetësime për sigurinë publike./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Kuriozitete

Ja arsyet banale pse gjithmonë jeni me vonesë

Published

on

Disa njerëz janë thjesht gjithmonë me vonesë.

Kjo nuk është një dukuri që tregon aftësi, por tani po ju rendisim arsyet se pse ju ndodhë një gjë e tillë.

Llogaritja e gabuar e kohës

Shumë njerëz që vonohen kanë tendencën të jenë optimistë lidhur me kohën që u duhet për të përfunduar një detyrë apo për të mbërritur në një destinacion.

Ata mendojnë se një udhëtim i caktuar zgjat 10 minuta, kur në fakt mund të zgjasë 20. Ky optimizëm i gabuar i bën të nënvlerësojnë sa kohë u duhet vërtet.

Adrenalina e minutave të fundit

Disa lulëzojnë nën presione, i bëjnë detyrat më mirë kur ndihen nën trysni. Ata presin deri në minutën e fundit për të nisur përgatitjet dhe veprojnë me intensitet kur ndihen se janë në limite të kohës. Ky zakon u krijon ndjesi të rreme se po funksionojnë në mënyrë efikase, edhe pse përfundojnë duke qenë me vonesë.

Humbja e perceptimit kohor

Njerëzit që bëhen vonë mund të kenë një perceptim të ndryshëm të kohës. Një studim sugjeron se disa individë e perceptojnë kohën ndryshe nga të tjerët. Për ta, 5 minuta mund të ndihen si 2 ose 3, duke shkaktuar humbje të saktë të kontrollit mbi kohën që u duhet për aktivitetet e përditshme.

Bërja e shumë detyrave në të njëjtën kohë

Në përpjekje për të arritur më shumë gjëra brenda kohës së kufizuar, njerëzit duan të kryejnë shumë detyra në të njëjtën kohë. Në vend që t’i ndihmojë të kursejnë kohë, multitasking çon në shpërqendrim e vonesa. Përpjekja për të përfunduar disa gjëra, humbasin kontrollin mbi prioritetet dhe arrijnë me vonesë.

 Sjellje e ndërtuar me kohën

Në disa raste, të qenit vonë është sjellje e ndërtuar me kalimin e kohës. Individët që janë rritur me prirjen për të nënvlerësuar rëndësinë e orareve, mund të kenë ndërtuar këtë zakon si pjesë të rutinës së përditshme. Ata shohin vonesën si diçka që nuk ka pasoja të rënda, kështu që nuk ndiejnë nevojën të ndryshojnë.

Ankthi dhe shmangia e situatave të vështira

Vonesa është formë e shmangies. Ata që ndjejnë ankth ose janë të frikësuar nga detyra a takimi që kanë, kanë prirjen të vonojnë mbërritjen për të shmangur situatën. Kjo u jep një ndjenjë të përkohshme lehtësimi, por përfundon duke e shtuar stresin kur më në fund përballen me pasojat e vonesës. /UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara