Lajmet

Çitaku: Pushtetit aktual nuk i shkon as një muaj pa bërë skandale të mëdha

Published

on

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka quajtur korruptiv pushtetin aktual, derisa përmendi skandalet me rezervat shtetërore, kontratat njëburimore, mos deklarimin e pasurisë e keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Çitaku potencoi se në këtë mandat, qeveria aktuale më shumë ka pasur aktakuza ndaj zyrtarëve të saj sesa punë të kryera siç thotë ajo për të mirën e qytetarëve.

Ndërkaq, arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, e ka quajtur “maja e Ajsbergut”, që sipas saj i ka rrënjët thellë tek eksponentë të rëndësishëm të këtij pushteti, i cili sot po i ngjason një mafie energjetike.

“Dje Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur edhe zyrtarisht aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Krasniqi tashmë mbi dyshimin e bazuar dhe hetuar mirë, akuzohet se nga data 15 tetor 2021, vetëm 10 ditë pasi u emërua kryeshef nga Lëvizja Vetëvendosje, e deri me datën 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare ka kryer hiç më pak se tri vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit…Arrestimi i Krasniqit është maja e një Ajsbergu, i cili ia ka rrënjët thellë tek eksponentë të rëndësishëm të këtij pushteti, i cili sot po i ngjason një mafie energjetike”tha Çitaku.

Ajo tha se PDK-ja kërkon llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj skandaleve të cilat kërkojnë përgjigje duke përfshirë atë me energjinë elektrike, rezervat shtetërore, mos deklarimet e pasurisë dhe kontratat njëburimore.

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ka kërkuar llogaridhënie nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë skandal.

Çitaku, në një konferencë për media, tha se PDK i jep mbështetjen e plotë organeve të drejtësisë, të cilat kanë marrë përsipër zbulimin e keqpërdorimeve milionëshe në këto tri vitet e fundit në fushën e energjisë.

“Megjithatë, ndaj këtij pushteti i cili ka pasur më shumë aktakuza ndaj zyrtarëve të vet, sesa punë mund të numërohen në të mirën e qytetarëve, keqpërdorimet nuk përfundojnë këtu. Gjykata Themelore në Prishtinë, dje ka konfirmuar aktakuzën për mos raportim të pasurisë ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Si mund ta quajmë ndryshe një pushtet përveçse korruptiv, për të cilin nuk kalon as edhe një muaj panjë skandal të madh të keqpërdorimit të detyrës zyrtare…Partia Demokratike e Kosovës kërkon llogaridhënie dhe përgjegjësi të plotë nga të gjithë akterët e përfshirë jo vetëm në këto skandale, por në të gjitha skandalet të cilat ende kërkojnë përgjigje. Energjia, rezervat shtetërore, mos deklarimi i pasurisë, skandalet diplomatike, kontratat një burimore e kështu me radhë. PDK i jep mbështetje të plotë organeve të hetuesisë dhe drejtësisë të cilat kanë marrë përsipër një mision të rëndësishëm të zbulimit të keqpërdorimeve milionëshe në këto vitet e fundit”theksoi Çitaku.

Përveç këtyre, në konferencë, Çitaku u pyet rreth qëndrimeve të PDK-së lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Ajo deklaroi se hapja e Urës mbi lumin Ibër duhet të bëhet në koordinim me aleatët, ngase sipas saj vetëm kështu mund të korrim suksese dhe fitore.

Çitaku tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet treguar i matur dhe të ketë koordinim me aleatët për hapjen e urës së Ibrit, pasi sipas saj kjo është një betejë e vogël krahasuar me ato që ka kaluar Kosova.

“Në vitin 1999, Kosova në koordinim me aleatët ka larguar çdo ushtar, polic, formë paramilitare e administrative nga territori i Kosovës. Në vitin 2008 përkundër rezistencës së madhe të dy vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, Kosova në koordinim me aleatët ka shpallur pavarësinë…Kosova kur është koordinuar me aleatët ka korrur fitore e suksese shumë më të mëdha sesa hapja e një ure e cila edhe ashtu është e hapur për njerëz, mund të lëvizin, qarkullimi është i mbyllur vetëm për automjetet dhe kjo është një betejë shumë e vogël dhe simbolike të cilën unë jam e bindur, që nëse kryeministri tregohet i matur dhe koordinohet me aleatët do të mund të arrihet shpejtë”,potencoi Çitaku. 

Lajmet

OVL e UÇK-së kundërshton kërkesat për dënime ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka shprehur shqetësim lidhur me kërkesat e fundit të Prokurorisë së Specializuar për dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt, në rastin e pretenduar të pengimit të drejtësisë.

OVL e UÇK-së ka thënë se këto kërkesa nuk përbëjnë befasi, duke kritikuar qasjen e Prokurorisë së Specializuar ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ato vijnë nga e njëjta Prokurori e Specializuar, e cila gjatë gjithë këtij procesi ka ndërtuar një qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka ngritur akuza mbi një material të kontestueshëm, përfshirë edhe materiale të ardhura nga Serbia”, thuhet në reagimin e OVL-së.

Sipas tyre, kërkesat për dënime të rënda ngrejnë pikëpyetje nëse Prokuroria po përpiqet të arsyetojë punën e saj pas proceseve të zhvilluara në Hagë.

“Vendimi duhet të mbështetet në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë, e jo në narrativat e Prokurorisë. Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së ka theksuar se, pavarësisht kritikave ndaj Prokurorisë, pret që gjykatësit të vendosin në bazë të ligjit dhe standardeve të drejtësisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3 për qind në gusht, rritja më e madhe te transporti

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin gusht 2026, sipas të cilave çmimet e konsumit janë rritur me 7.3 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, inflacioni mujor në gusht ishte 1.3 për qind, krahasuar me korrikun e këtij viti.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga transporti, ku çmimet janë rritur me 21.1 për qind. Pas tij renditet grupi i strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse, me rritje prej 11.8 për qind.

Rritje të çmimeve janë regjistruar edhe në restorante dhe shërbime akomodimi, me 5.4 për qind, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 5.1 për qind, shëndetësia me 4.2 për qind, si dhe kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme me 3.8 për qind.

Çmimet e mobiljeve, pajisjeve shtëpiake dhe mirëmbajtjes rutinore të shtëpisë janë rritur me 3.4 për qind, po aq sa edhe çmimet në grupin e rekreacionit, sportit dhe kulturës.

Ndërkohë, veshjet dhe këpucët janë shtrenjtuar me 3 për qind, ushqimet dhe pijet joalkoolike me 2.6 për qind, ndërsa informacioni dhe komunikimi me 0.6 për qind.

E vetmja kategori ku ASK ka regjistruar rënie vjetore të çmimeve janë shërbimet arsimore, me 0.5 për qind.

Në krahasim me korrikun, rritjen më të madhe mujore e ka shënuar transporti, me 4.6 për qind. Pas tij vjen grupi i strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse, me 0.8 për qind.

Rritje prej 0.5 për qind janë regjistruar te mobiljet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore e shtëpisë, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me 0.4 për qind.

Po me 0.4 për qind janë rritur edhe çmimet në shëndetësi, informacion dhe komunikim, si dhe në rekreacion, sport dhe kulturë.

Rritje më të vogla mujore janë regjistruar në restorante dhe shërbime akomodimi (0.3 për qind), pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0.1 për qind), veshje dhe këpucë (0.1 për qind), si dhe kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0.1 për qind)./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë

Published

on

Pas paraqitjes së të gjitha fakteve për të cilat Prokuroria pretendon se i ka, ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, 9  muaj për Hajredin Kuçin dhe nga tre vjet për të tjerët.

“Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh në dënimin e zbatueshëm në këtë rast. Prokuroria kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar; për Kuçin 9 muaj burgim, për Fazliun 3 vjet burg, Kilajn 3 vjet burgim, Smakajn 3 vjet burgim dhe Thaçi 6 vjet burgim, që do vuhet në vijim të ndonjë denimi që mund të jepet në çështjen 6 nëse do të jepet”, ka thënë Prokuroria.  

Sipas Prokurorisë, akuzat që ZPS-ja ka ngritur dhe akuzat që ZPS-ja ka vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm, janë krime. 

“Janë krime për një arsye të qartë; Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor përpara kësaj gjykate që ekziston këtu në Hagë pikërisht për shkak të kaluarës së gjerë të frikësimit dhe ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë paraqet një kërcënim  për administrimin e drejtë dhe të lirë të drejtësisë”, ka thënë Prokuroria./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të rinj të armatosur me kallashnikov dhe pistoletë hyjnë në një lokal në Shkodër

Published

on

Një konflikt i nisur pas dhunimit të një të mituri ka përshkallëzuar situatën në një lokal në fshatin Gomsiqe e Re të Shkodrës, ku dy të rinj janë shfaqur të armatosur me kallashnikov dhe pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator. Në pamjet e publikuara nga avokati Arben Llangozi, shihet një automjet që ndalon pranë lokalit, ndërsa prej tij zbresin dy persona dhe hyjnë në ambientet e lokalit.

Njëri prej tyre mban një kallashnikov, ndërsa tjetri është i armatosur me pistoletë. Në pamje, personi me kallashnikov shihet duke biseduar me një person brenda lokalit, ndërsa i riu me pistoletë afrohet te një klient jashtë dhe e dhunon.

Pas përplasjes, klienti tenton të largohet, por në një moment i riu me pistoletë ia drejton armën. Fatmirësisht, arma nuk është përdorur.

Pamjet kanë nxitur reagime lidhur me përshkallëzimin e konfliktit dhe përdorimin e armëve në ambientet publike./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara