Sport

Cillessen preket nga koronavirusi, De Boer e zëvendëson me portierin e Alkmaarit

Published

on

Jasper Cillessen nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Europian 2020. Portieri holandez i Valencias është prekur nga koronavirusi dhe është vënë menjëherë në izolim, ndërsa trajneri De Boer ka menduar menjëherë për zëvendësimin e tij.

Kështu në përfaqësuesen e “tulipanëve” është thirrur me urgjencë mbrojtësi ekstrem i AZ Alkmaarit, Marco Bizot, që do të jetë pjesë e listës finale prej 26 futbollistësh që do të përfaqësojnë Holandën në Euro 2020.

Jasper Cillessen pritej të ishte edhe titullari i “portokallinjve” në këtë kompeticion, por fati nuk ishte në anën e tij, teksa tani do t’i duhet portierit të Newcastle, Tim Krul, të mbajë peshën e mbrojtjes së kuadratit.

E vetmja mënyrë që Cillessen të marrë pjesë në Europian, është nëse ia del të mposhtë koronavirusin brenda datës 10 qershor, që është edhe afati i fundit që UEFA ka lënë për të korrigjuar listën vetëm për futbollistët e dëmtuar.

Continue Reading

Lajmet

​Interi pret përgjigje nga Atalanta për Lookman

Published

on

E ardhmja e Ademola Lookman mbetet pezull në aksin Inter–Atalanta. Atalanta vazhdon të kërkojë 50 milionë euro, kurse Interi mbetet destinacioni i preferuar i lojtarit, që ka refuzuar oferta të tjera dhe pret që premtimi i bërë nga Atalanta për transferimin të mbahet.

Aktualisht i dëmtuar lehtë, Lookman nuk do të udhëtojë në Gjermani me skuadrën, por mund të bashkohet më vonë për miqësoren ndaj Këlnit më 9 gusht. Pavarësisht dëshirës për transferim, ai po tregohet profesional dhe nuk ka bërë presion publik për largim  një qëndrim që vlerësohet nga klubi bergamask.

Interi nuk ka ndërmend të ngrejë ofertën prej 42 milionë euro plus 3 milionë në formë të bonuseve në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa Atalanta po shqyrton alternativat e zëvendësimit, si Federico Chiesa apo Roëe i Marsejës.

 

Continue Reading

Lajmet

Cóccaro që u përplas me Messin: Para tij unë vetëm hesht

Published

on

Një nga skenat më të ndjera të Kupës së Ligës u regjistrua gjatë fitores dramatike të Inter Miami ndaj Atlas FC, ku Lionel Messi dhe sulmuesi uruguaian Matías Cóccaro u përfshinë në një shkëmbim emocional në fushë, që përfundoi me një përqafim dhe shkëmbim fanellash.

Në një intervistë pas ndeshjes, Cóccaro sqaroi se tensioni që u pa në fushë ishte rezultat i intensitetit të lojës.

“Kur shënuam golin e barazimit, entuziazmi im nuk i pëlqeu Messit. Kur ata shënuan, ai festoi para meje. Por më pas u përqafuam dhe ai madje më kërkoi falje. Më tha që do të më dërgojë fanellën e tij, një gjest që tregon madhështinë e tij,” tha ai.

Cóccaro nuk kurseu fjalët e mira për yllin argjentinas:

“Ai është më i madhi në histori. Me të, unë thjesht hesht… me askënd tjetër. Dhe Suárez? Ai është idhulli im,” u shpreh ai.

Sulmuesi i Atlas shtoi se Messi kuptoi se gjithçka ishte pjesë e përkushtimit për skuadrën dhe nuk kishte asgjë personale.

Messi pati një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke dhuruar dy asistime, krijuar tri raste të mëdha dhe kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në golin vendimtar në minutën e fundit.

Për Atlasin, humbja e vendos skuadrën në një pozitë të vështirë për kualifikim, megjithëse ata kanë ende dy ndeshje për të ndryshuar situatën – ndaj Orlando City dhe Atlanta United.

 

Continue Reading

Lajmet

​Ballkani në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, reagon Agim Ademi

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar FC Ballkanin për kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, pas suksesit kundër FC Floriana-s nga Malta. Pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë dhe barazimit 1:1 në takimin e kthimit në udhëtim, portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë rrugëtimin e tyre në arenën ndërkombëtare.

“Urime FC Ballkani kualifikimi në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës! Portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë me suksese në arenën evropiane,” ka shkruar Ademi në reagimin e tij.

Ai ka theksuar se skuadra ka dëshmuar stabilitet dhe ambicie në garat evropiane, duke e cilësuar fazën e grupeve jo më si një ëndërr, por si një objektiv real.

“Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh, që tashmë nuk është më utopi, por një objektiv real për këtë skuadër me karakter, cilësi dhe përvojë,” ka shtuar Ademi.

Presidenti i FFK-së ka uruar lojtarët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët e zjarrtë të Ballkanit, ndërsa ka shprehur besimin se suksesi do të vazhdojë edhe në përballjen e radhës ndaj Shamrock Rovers nga Irlanda.

“Ju priftë e mbara, Kosova është krenare me ju,” përfundon urimi i kreut të futbollit kosovar.

 

Continue Reading

Lajmet

Prishtina eliminohet nga kupat evropiane

Published

on

Skuadra nga kryeqyteti nuk e ka siguruar raundin e tretë të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta kundër Larne nga Irlanda Veriore përfundoi me rezultatin 1:1.

Golin e epërsisë për Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” e shënoi Gjelbrim Taipi në minutën e dhjetë të pjesës së parë.

Leotrim Kryeziu kishte një rast të mirë për të thelluar epërsinë në minutën e 42-të, por portieri mysafir Rohan Ferguson nuk lejoi të befasohej.

Ekipi mysafir erdhi deri te barazimi me golin e Dan Bent në minutën e 56-të, pas një reagimi të vonuar të mbrojtjes vendëse.

Në ekzekutimin e penalltive ekipi nga Irlanda Veriore ishte më e saktë duke fituar me rezultatin 5:4. Ndeshja e parë para një jave në Ballymena Showgrounds të Irlandës Veriore kishte përfunduar pa gola – 0:0.

Kujtojmë, Prishtina u eliminua nga Liga Evropa pas humbjes nga Sheriff Tiraspol me rezultat të përgjithshëm 2:5 (0:4-2:1).

Continue Reading

Të kërkuara