Lajmet

Cili është “Syri që Sheh Gjithçka”?

Iluminati, të gjitha pyetjet dhe përgjigjet rreth shoqërisë së vjetër sekrete.

Published

on

“History Extra”

Çfarë është Iluminati?

Është një emër që i është dhënë një shoqërie sa reale aq edhe fiktive. Kjo organizatë ka nxitur prej dekadash shumë teori konspirative. Jo pak njerëz që pretendojnë se ajo është një organizatë sekrete dhe misterioze që synon dominimin e botës, dhe që qëndron pas disa prej revolucioneve dhe vrasjeve më me rëndësi në historinë e botës.

Cili ishte Iluminati origjinal?

Iluminati ishte në fillim një shoqëri sekrete e formuar në Bavari të Gjermanisë së sotme, dhe që ekzistoi në vitet 1776-1785. Grupi u frymëzua nga idealet e Iluminizmit, dhe u themelua nga profesori i jurisprudencës Adam Veishop.

Ai synonte të promovonte edukimin racional, filantropinë dhe të kundërshtonte bestytnitë dhe ndikimin fetar në shoqëri. Po ashtu ai u përpoq të ndryshonte mënyrën e drejtimit të shteteve në Evropë, duke zhdukur ndikimin e fesë tek qeveria, dhe duke u dhënë njerëzve një burim të ri “ndriçimi”.

Besohet se takimi i parë i Iluminatit bavarez u mbajt në një pyll afër Ingolshtadit më 1 maj 1776. Atje 5 burra hartuan rregullat që do të drejtonin shoqërinë sekrete. Synimet kryesore të grupit ishin ndikimi në vendimet politike dhe përçarja e institucioneve si monarkia dhe Kisha.

Çfarë lidhje kishte Iluminati me Frimasonët?

Frimasonët janë një organizatë e përbërë fillimisht nga gurgdhendësit dhe ndërtuesit e katedraleve të Mesjetës. Në disa vende, sidomos në SHBA, ka pasur historikisht shumë paranoja në lidhje me Frimasonët. Madje, në vitin 1828 u krijua një lëvizje politike me një kauzë të vetme, e njohur si Partia Anti-Masonike. Për shkak të rekrutimit origjinal në Iluminatin e Frimasonëve, dy grupimet janë ngatërruar shpesh me njëri-tjetrin.

Si mund t’i bashkoheni Iluminatit?

Së pari duhet të kishit pëlqimin e plotë nga anëtarët e tjerë, të keni pasuri dhe një reputacion të mirë brenda një familjeje me norma. Anëtarësimi kishte edhe një sistem hierarkik. Pas hyrjes si ‘fillestar’, anëtari diplomohej në një ‘minerval’ dhe më pas një ‘minerval të ndriçuar’. Për t’u bërë një anëtar me të drejta të plotë duheshin kapërcyer 13 shkallë.

A përdorin rituale anëtarët e Iluminati?

Ata përdorin rituale, shumica e të cilave mbeten të panjohura, dhe pseudonime për të mbajtur të fshehtë identitetin e anëtarëve. Për aq sa duhet, ritualet, i shpjegojnë një fillestari sesi mund të lëvizë në një nivel më të lartë brenda hierarkisë së shoqërisë.

Ata duhej të përpilonin një raport me të gjithë librat që kishin, të shkruanin një listë mbi dobësitë e tyre, dhe të zbulonin emrat e armiqve që kishin. Më pas, rishtari do të premtonte të sakrifikonte interesat personale për të mirën e shoqërisë.

Cili është “Syri që Sheh Gjithçka”?

“Syri i Zotit” një simbol që i ngjan një syri brenda një trekëndëshi – shfaqet në kishat anembanë botës, në ndërtesat masonike por edhe në kartëmonedhën amerikane 1 dollarëshe. Përveç Masonerisë, ai lidhet gjithashtu me Iluminatin si një simbol i kontrollit dhe mbikëqyrjes që grupi ka mbi botën.

A arriti Iluminati të dominojë botën?

Disa njerëz besojnë se Iluminati e kontrollon botën edhe sot, duke sugjeruar se ata janë aq

të fshehtë sa pak njerëz janë të vetëdijshëm për këtë. Ndërsa shumë anëtarë të Iluminati u infiltruan tek Frimasonët dhe anasjelltas, është e vështirë të gjykosh suksesin e Iluminatit. Por shumica e historianëve besojnë se grupi origjinal pati vetëm një ndikim të moderuar.

A kishte ndonjë anëtar të famshëm Iluminati?

Deri në vitin 1782, Iluminati ishte rritur në rreth 600 anëtarë, dhe këta përbëheshin kryesisht nga fisnikët e njohur gjermanë si Baroni Adolf von Knige që si një ish-Frimason, ndihmoi në formimin e organizimit dhe zgjerimit të grupit. Më vonë me të u bashkuan mjekë, avokatë dhe intelektualë. Disa pretendojnë se pjesë e shoqërisë ishte edhe shkrimtari i njohur Johan Volfgang Gëte, por mbi këtë pretendim ka ende diskutime.

Pse u zhduk Iluminati?

Në vitin 1784, Duka i Bavarisë Karl Teodor,ndaloi krijimin e çdo lloj shoqërie jo të autorizuar më parë me ligj. Vitin që pasoi miratoi një dekret të dytë, që ndalonte Iluminatin. Gjatë arrestimit të anëtarëve të dyshuar të Iluminatit, u gjetën dokumente komprometuese (ide që mbronin ateizmin dhe vetëvrasjen), si dhe udhëzime për kryerjen e aborteve. Ai zbulim e çimentoi besimin se grupimi përbënte një kërcënim për shtetin dhe Kishën. Në atë moment u duk sikur Iluminati u zhduk, por disa njerëz besojnë se ai vazhdon të ekzistojë në fshehtësi.

Çfarë ndodhi me Adam Veishopin?

Ai u shkarkua nga funksioni që mbante në Universitetin e Ingolshtadit. Pasi u internua nga Bavaria, e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij në Gota të Turingisë, ku edhe vdiq në vitin 1830.

Pse ka rezistuar prej kaq shumë kohësh miti i Iluminatit?

Që nga momenti i shpërndarjes së tyre, rreth këtij grupimi nisën të qarkullojnë teori konspiracioni. Në vitin 1797, publicisti francez dhe prifti jezuit Augustin Barruel, pretendoi se shoqëritë sekrete si Iluminati kishin udhëhequr Revolucionin Francez.

Presidenti i parë i SHBA-së, Xhorxh Uashington, u shpreh në një letër 1 vit më vonë se kërcënimi i Iluminatit nuk ekzistonte. Më vonë pati pretendimet se presidenti i tretë i SHBA-së, Tomas Xheferson, ishte pjesë e këtij grupimi, edhe pse kjo mbetet e diskutueshme.

Pse njerëzit besojnë se Iluminati ekziston ende sot?

Në vitin 1963, u botua një tekst me titull ‘Principia Discordia’, që promovoi një sistem besimi alternativ të njohur si ‘Discordianism’. Duke bërë thirrje për anarkizëm dhe mosbindje civile, ndër ndjekësit e kësaj lëvizje ishte edhe shkrimtari Robert Wilson.

Disa ndjekës të ‘Discordianism’-it dërguan letra të rreme në revista dhe gazeta, duke pretenduar se ngjarje të tilla si vrasja e presidentit të SHBA-së, Xhon Kenedi, ishin të gjitha vepër e Iluminatit. Iluminati është lidhur gjithashtu me Satanizmin dhe ideale të tjera,të cilat ishin shumë larg atyre që promovoi grupimi origjinal bavarez në shekullin XVIII-të.

Çfarë është Rendi i Ri Botëror, dhe si lidhet ai me Iluminatin?

Ata që besojnë në teorinë e një Rendi të Ri Botëror, mendojnë se një grup elitar njerëzish po përpiqen të sundojnë globin. Presidentët e SHBA-së, dhe disa muzikantë të njohur, si Bijons dhe Xhej-Z, janë cilësuar si anëtarë të këtij grupimi. Por ata i kanë hedhur poshtë këto pretendime. / bota.al

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Lajmet

Super fundjavë futbolli në Evropë

Published

on

By

Të shtunën në Premier League zhvillohen disa përballje interesante ku Arsenal FC pret AFC Bournemouth në ora 13:30, ndërsa në ora 16:00 luajnë Brentford FC kundër Everton FC dhe Burnley FC ndaj Brighton & Hove Albion, ndërsa në mbrëmje Liverpool FC përballet me Fulham FC në ora 18:30.

Në La Liga, Real Sociedad luan ndaj Deportivo Alavés në ora 14:00, Elche CF pret Valencia CF në ora 16:15, ndërsa derbi i madh mes FC Barcelona dhe RCD Espanyol luhet në ora 18:30, dhe në mbrëmje Sevilla FC përballet me Atlético Madrid.

Në Bundesliga, në orën 15:30 zhvillohen disa duele të forta ku Borussia Dortmund luan ndaj Bayer 04 Leverkusen, RB Leipzig pret Borussia Mönchengladbach, FC Heidenheim përballet me 1. FC Union Berlin dhe VfL Wolfsburg luan ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ora 18:30 FC St. Pauli pret Bayern Munich.

Të dielën në Premier League në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje ku Crystal Palace FC pret Newcastle United FC, Nottingham Forest FC luan ndaj Aston Villa FC dhe Sunderland AFC përballet me Tottenham Hotspur FC, ndërsa në ora 17:30 luhet superndeshja mes Chelsea FC dhe Manchester City FC.

Në La Liga, në ora 14:00 CA Osasuna pret Real Betis, në ora 16:15 RCD Mallorca luan ndaj Rayo Vallecano, në ora 18:30 RC Celta de Vigo përballet me Real Oviedo dhe në ora 21:00 Athletic Club luan ndaj Villarreal CF.

Në Bundesliga, në ora 15:30 1. FC Köln përballet me SV Werder Bremen dhe VfB Stuttgart luan ndaj Hamburger SV, ndërsa në ora 19:30 1. FSV Mainz 05 pret SC Freiburg.

Continue Reading

Lajmet

Gjobitja e investitorit për shembjen e rrugës në kryeqytet: Përparim Rama kërkon edhe heqjen e licencave

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj përgjegjësve për shkatërrimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti”.

Sipas të parit të komunës, investitori ka shpërfillur urdhrin paraprak për mbylljen e gropës në sektorët 4 dhe 5, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave të majme.

Për këtë shkelje, kompania investuese është ndëshkuar me 30 mijë euro, ndërsa personi përgjegjës ligjor me 3 mijë euro të tjera. Përveç sanksioneve financiare, Rama ka kërkuar masa edhe ndaj stafit teknik që ka mbikëqyrur punimet.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës”, ka deklaruar Rama.

Kryetari theksoi se mungesa e raporteve dhe vendimeve nga inxhinierët mbikëqyrës është e papranueshme, duke insistuar që Oda e Inxhinierëve të reagojë menjëherë për të sanksionuar profesionalisht ata që lejuan këtë dëmtim të infrastrukturës publike.

 

Continue Reading

Të kërkuara